Policia e Shtetit është rikthyer sërish në aksion në zonën e Ishmit të qarkut Durrës, ku rreth 2 javë më parë u rrëzua një avion tip “Piper” i cili dyshohet se do të trasnportonte kanabis drejt Italisë.
Këtë herë aksioni i bluve është përqendruar në asgjësimin e disa parcelave me drogë.
Këto parcela u konstatuan nga forcat e rendit teksa kryenin kontrolle pas rrëzimit të avionit të pilotuar nga shtetasi italian Guido Guidi. /a.m.