• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ishat me ishat

by Frrok Çupi
15/05/2024 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

-Dje në mbrëmje, zoti Elmar Brok, një ish politikan gjerman, u shfaq përsëri në Tiranë, por jo si më parë haptazi, serbes, si politikan europian. Mbrëmë u shfaq në katin e tetë të Sali Berishës ku ky po kalon arrestin. Ish politikani i erdhi në shtëpi ish-it shqiptar. Asnjëri nuk desh t’ia dinte se shkelin ligjin duke hyrë në shtëpi të të arrestuarit, por  dëshmuan si ‘Isha’ se një gjë i lidh edhe në kohë kundër ligjit.

E njëjta gjë kishte ndodhur në vitn 2020, kur sapo Elmar Brok u kthye në një ‘Ish’ për politikën.

Atëherë në shënimet e mija kisha vënë re lidhjen e ‘Ishave’

18 Mars, 2022:

Gjithçka si Mouzeleumin e Moskës, vjetërsira

Dje, më duket dje, u largua ish politikani Brok; erdhi dhe iku si ‘Ish’. Më shumë se ‘politikë’ ky qe akti i fundit e një teatri të vjetër. Na e çuan jetën nëpër skena të grisura dhe vjetërsira. Më duket se do të kthehet prapë, fenomeni, jo Broku. Atëherë do të ndodhë përsëri e njëjta:

Hapet sipari i Teatrit; të gjithë tentojnë të dalin. Skena, e mbushur me fytyrat që ishin: Ish armiq, ish miq, ish të dashur, ish të tradhtuar, ish politikanë… Askush nuk e duron skenën…Vetë mouzeleu i Leninit në Moskë, ka kohë që ka ndaluar vizitat mbi mumien e Leninit, jo për gjë, por për shkak të shëmtimit…

Teatër përbindësh i vjetërsirave…

Në këtë skenë po tentojnë ta fusin publikun tonë politikanët e falimentuar e të pacipë. Ishat ndodhen në botën e tyre të përtejme, por prapë na shfaqen si gjallesa në stinët e të keqes.

Ja, si kësaj here:

Ish kryeministër dhe ish- president, para 10 vjetësh, i paska thënë një gjë Gazpromit të Rusisë që po i ofronte miliarda dollarë…, i paska thënë ‘Joooo!’. Ky tani është shpallur si zyrtari më i lartë i botës i zhytur në korrupsion ‘të madh’. Domethënë se ky ka dy jetë: Atë të përtejme- ku është i ndershëm, dhe këtë jetën këtu- ku minon shtetin me korrupsionin e kryer. Vetëm një regjisor komedie ose këngëtar i psalmeve do ta kishte për zemër këtë skenë. Por ish kryeministri zgjoi një ish marrëdhënie. Fejzbukasit po i sulen e i thonë: ‘Ok, ore, na shet dëngla, ti që i dhe naftë vëllait tënd Millosheviçit’.

Edhe këta merren me ‘ish- Millosheviçin’

Shfaqen Ishat edhe ngrihet revolta alias-sovjetskaja e disa militantëve të pamend. U çuan më këmbë këta të PD dhe i thanë Lul Bashës se ‘Broku  tha të ikësh ti’. U ngrit Jozi, ish anëtare e PD, dhe tha se ‘Amerika ka gabuar me marshallin tonë. Këta mbajnë shpresë te ish- presidenti Amerikan Trump, te ish presidenti Bush i madh dhe ‘i biri’, te ish- sekretarja Hillary… (Ej, o regjisorë të teatrit, ku jeni! Më duket se kjo skenë ka plot plastikë; mos e humbni!).

E gjithë skena mbushet me ‘Isha’. Berisha- ish anëtar tenton të bëhet kryetar; ish- deputetët duan të bëhen deputetë; ish- hajdutët duan të bëhen kryesorë; ish- admirues të Lulit bëhen admirues të tjetrit…

Gjithçka tjetër ndryshon, si në Mouzeleumin e Moskës, por Lenini aty e pranoi shëmtimin e mumjes. Vetëm kjo specie nuk ndryshon kurrë, specia ‘Ish’.

Për shembull marrëdhënia Krok, Sali, Jozi, Hence dhe Tritan…

I katërti në radhë qenka Hence; një burrë i gjatë me syze- e keni parë, edhe ky gjerman, që thotë se është ‘ndihmës i Merkel’. Merkel as e ka parë me sy ndonjëherë. Merkel ka ikur e nuk duket më, por ky është prapë ‘ish këshilltar i Merkel’. Ka qenë një polic i Mbretit Zog në fshatin Shulbatër në Mat, roje te Ura. Iku Zogu, erdhi komunizmi, erdhën kooperativat…, ai prapë te ura në Shulbatëer.

“Po çfarë bën më këtu, mbreti ka ikur me kohë?- i thonin.

‘Mbreti e di se jam polic i tij’, përgjigjej ky dhe bënte detyrën e rojës së urës…

Njerëzit nëpër botë nuk kanë duruar ish- burrin, ish- gruan, ish të dashurën, ish- beun, ish- përdhunuesin, ish- dallaveren…, e si u duruakan mumiet e reja të Leninit?!

Krimi hyn mes vetë ‘mumjeve’. Madje po zhvillohet edhe ‘genocidi’ mes tyre; këta e çojnë njëri tjetrin në tundime dhe në vrasje. I fundit që u tundua dhe u ‘vra’ në Tiranë ishte Elmar Brok. Ky ka qenë europarlamentar për shumë kohë, por edhe marifetçi i madh. Në vitin 2010, Kristian Demokratët Gjerman  i kërkuan PE-së që t’i heqë mandatin e deputetit europianist për ‘abuzime financiare’. PE e hetoi dhe nuk mundi ta kundërshtojë akuzën; madje tha ‘po, është e vërtetë’; por shuma e vjedhur është e vogël’’.  Bëhej fjalë për 18 mijë euro që Brok i kishte marrë nga zgjedhësit e tij. Ardhja e ‘ish’ Brok në Tiranë, i nxiti njerëzit që të kërkonin edhe tundimet mëkatare të Ishit.

Njësoj si me Berishën që kujtoi ish- ryshfetin Rus; dhe tani duhet të përgjigjet para Hetimit..

Ja kështu vdesin të vdekurit. Këta nuk kanë mësuar as postulatin e shkurtër e të përjetshëm se ‘i vdekuri me të vdekurin/ i gjalli me të gjallin’.

Next Post
Avioni i Donald Trump përfshihet në një aksident

Avioni i Donald Trump përfshihet në një aksident

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

December 10, 2025
Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

December 10, 2025
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Turp, PD tregoi që është pa kokë”/ Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula: Opozita nuk është serioze

December 10, 2025
Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

December 10, 2025
VIDEO- Qindra mijëra euro, armë, jelek antiplumb dhe dylbi, pamjet e momentit të arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal “Rraja”

Goditet fisi Rraja nga SPAK, gazetarja jep detajet e forta të aksionit që sekuestroi 415 mijë euro

December 10, 2025
Murrizi: Tani ra në usta Rama, le të bëjë më dëngla se e rregullon i “dërguari special” i SHBA

“Të bëfsha… deputetë palaço”/ Murrizi kritika të ashpra PD për AP: Ata që hedhin firmat e kryetarit janë ushtarë

December 10, 2025
35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

December 10, 2025
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj: PD kishte program, statut, vizion demokratik, por u shkelën

December 10, 2025
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Lapaj: Edi Rama ka kërkuar në Qershor të bëhemi pjesë e një qeverie me bazë të gjerë

December 10, 2025
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

35 vite nga Dhjetori ’90, Vangjeli: Ndryshimi i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, por duhej të ishte më mirë

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In