• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Isha në një ambient i rrethuar nga kamerat”, Çfarë dëshmoi Dokle për masakrën e Fushë-Krujës, Murati mbetet në qeli

by A R
09/10/2022 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Indrit Dokle, Fatjon Murataj dhe Gentian Reçi janë shoqëruar ditën e djeshme nga policia dhe më pas Dokle dhe Reçi janë lënë të lirë, ndërsa Murataj është ndaluar për shkak të një akuze për të cilën ishte shpallur në kërkim, atë të armëmbajtjes pa leje.

Por përse u lidhën emrat e tyre me masakrën e Fushë-Krujës, ku u vranë Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha, të cilët u qëlluan me breshëri plumbash te mbikalimi i Fushë-Krujës teksa lëviznin me një makinë “Volkswagen Passat”, drejt Laçit?

Policia bëri njoftim për ndalim në kufi dhe kërkonte pyetjen e Murataj, të Indrit Dokles dhe kunatit të këtij të fundit, Gentian Reçi, nën dyshimet se mund të kishin dijeni për ngjarjen, përderisa ishin në konflikt të ashpër me Ervis Martinaj.

Dokle dha shpjegime në lidhje me ngjarjen afro 3 javë më parë në policinë e Durrësit, ndërsa Murataj me gjasë do të pyetet tashmë që është vënë në pranga.

Dokle u pyet nga policia dhe në dëshminë e tij, të zbardhur nga “BalkanWeb” mohoi lidhjen me ngjarjen duke ofruar dhe një alibi. Ai tha se mund të vinte në dispozicion dhe kamerat e vendit ku kishte qenë në kohën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë.

“S’kam lidhje me ngjarjen, nuk kam asnjë konflikt me ta. Jam ndodhur më një ambient me kamera sigurie kur ka ndodhur ngjarja dhe mund tua vë në dispozicion”, mësohet të ketë thënë Dokle.

Ditën e djeshme ai u shoqërua pas ishte në makinë me Fatjon Muratajn, i cili ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje.

Krahas faktit që ishte në kërkim për armët, emri i Fatjon Muratit gjithashtu u lakua pas vrasjes së 17 korrikut të Brilant Martinajt, Dikler Vatës dhe Besmir Hoxhës.

Ai pritet të dalë brenda afatit ligjor për masë sigurie në gjykatë, ndërsa hetimet për Doklen e Reçin vijojnë.

Indrit Dokle rifitoi lirinë me kusht nga gjykata e Krujës afro 2 vite me parë, ndonëse ishte dënuar më burg përjetë. Emri i tij doli sërish në skenë, pas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani, i cili tha Ervis Martinaj i kishte premtuar shumën prej gjysmë milioni euro për ta eliminuar ish-të dënuarin. Në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, Martinaj 40 vjeç u shpall në kërkim dhe prej 2 muajsh fati i tij mbetet mister, pasi familja pretendon se ai mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët gjatë kohës që ishte në arrati.

/a.r

Next Post
Wanda Nara dhe flirti i ri me reperin 22-vjeçar, mbërrin konfirmimi i bujshëm

Wanda Nara dhe flirti i ri me reperin 22-vjeçar, mbërrin konfirmimi i bujshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In