• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-zyrtari i PD: Të pakënaqurit po çojnë ujë te mulliri i kundërshtarit, Basha përgjigjet në 26 Qershor për listën

by A R
29/05/2017 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish sekretari i marrëdhënieve me publikun në PD, njëherësh dhe ish-ambasador në qeverisjen e PD Vili Minarolli është shprehur në lidhje me listën e kandidatëve për deputetë të opozitës.

Për të Lulzim Basha nuk ka vepruar as më pak dhe as më shumë por si Sali Berisha. Për të, duhet të pritet 26 qershori për të parë rezultatin, pasi statuti e ka përcaktuar qartë se çfarë thuhet për humbësin. Për të është një bast i Bashës kjo listë.

“PDSH është pasuri shpirtërore dhe ideal i çmuar i Demokratëve të Shqipërisë.
Ka dy ditë që pas publikimit të listës të kandidatëve për deputetë të PD, që po ndodh një precedent. Disa nga ata që nuk u përfshinë në listën janë të pakënaqur.

Deri këtu gjithçka është normale dhe njerëzore. E pa mendueshmja është t’i kundërvihesh partisë për të cilin ke qënë përfaqësues i lartë, pikërisht në atë moment kur çdo demokrat është angazhuar për ta kurorëzuar fushatën elektorale me fitoren e partisë.

Pas kësaj asnjë nga ata që sot çojnë ujë në mullirin e kundërshtarit politik, nuk mund të pretendojë ta quajë veten qoftë edhe antar të thjeshtë.

PDSH nuk është kryetari saj , që në këtë moment është L.Basha, i zgjedhur me shumicë. nga antarësia e saj. Ata që nuk e donin si kryetar e shprehën vullnetin e tyre me votë.

Këtu mbarojnë kënaqësitë dhe pakënaqësitë. Kryetari i partisë, me listën e prezantuar ka vënë një bast me demokratët. Po nuk e fitoi bastin, ai e ka të përcaktuar rrugën e tij. Vetëm pas datës 25 qershor. Kujt nuk i pritet, le të kërkojë privilegje tek kundërshtarët politikë i PDSH dhe i siguroj se asnjë demokrat nuk do i pranoj. Përvoja e kaluar ëshë një mësim me vlerë.

PDSH nuk është pronë as e kryetarit dhe as e atyre që zgjidhen në drejtim të strukturave dhe si përfaaqësues politikë të saj. PDSH është pasuri shpirtërore dhe ideal i çmuar i qindra e mijrave antarë e simpatizantë të saj që i japin frymë nga fryma e tyre, pa pretenduar për poste dhe privilegje.

Të zgjedhurit në poste drejtuese të strukturave, apo pozicionet politike, para se të jetë meritë e tyre, është vlerësim dhe përgjegjësi ndaj zgjedhësve.

Kryetari L.Basha nuk veproi ndryshe nga ç’ka vepruar paraardhësi i tij apo homologët në partitë e tjera të skenës politike shqiptare.Por nga ajo që kujtoj është se disa nga këta të pakënaqurit janë mësuar me poste dhe privilegje të dhuruara dhe tani u është krijuar bindja se janë të pazëvëndësueshëm.

Mos u habisni kur ju them se morën poste drejtuese në PDSH, u bënë deputetë e ministra pa milituar asnjë ditë as si antarë të thjeshtë e madje pa qënë as antarë.Modelin nuk e krijoi L.Basha.

Por modeli nuk u kundërshtua aq më shumë nga këta që sot po bëjnë lojën e kundërshtarit. Por tani u mërzitën se u erdhi rradha e tyre.

Dhe po e godasin pas shpine atë që i dha emër dhe vlerë shoqërore PDSH.Ju e shikoni vetë. Me ç’farë po merret kundërshtari në këtë fushatë, pasi i konsumoi mashtrimet në fushatën e kaluar dhe nuk bëri asgjë gjatë katër viteve?

Sot bëri një deklatarë një ish drejtues i PDSH, nesër lideri i PS do merret pikërisht me këtë deklaratë.

Sot është koha e provës.Kush e do PDSH e ka vendin në fushatë, të bëjë atë që mund ta bëjë më mirë në fushatë. Ka kohë për t’u marrë me veten tonë, janë vetëm pas disa ditë”, shkruan Minarolli në rrjetin social facebook.

Next Post
Padia e PAP për rrëzimin e listave të kandidatëve, sot vendimi i Kolegjit Zgjedhor

Ankimim në Kolegj kundër PD dhe PR: Regjistrimi i tyre në zgjedhje antiligjor, shkelën afatin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

April 4, 2026
Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

Bardhi akuza Ramës: Sa më shumë që mohon një problem, aq më thellë është i zhytur!

April 4, 2026
Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqipëria, përfituesja më e madhe në Ballkan?!

April 4, 2026
Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

Sulm kibernetik mbi Muzeun e Firenzes/ Kërcënojnë hakerat: 300 mijë euro ose nxjerrim të dhënat

April 4, 2026
FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

FIFA arrin të ardhura rekord, 1.8 mld dollarë vetëm nga sponsorët këtë vit

April 4, 2026
Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

Kjo fundjavë e mbushur me turistë të huaj, Vlora përgatitet për sezonin turistik

April 4, 2026
E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

E rëndë në Korçë, dy emigrantë të paligjshëm gjenden pa shenja jete në mal

April 4, 2026
Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

Investitorë nga 37 shtete në Tiranë, rritet interesi për Shqipërinë

April 4, 2026
Ngërçi për presidentin në Kosovë, Osmani: Kryetari i shtetit të zgjidhet nga populli

Vjosa Osmani: Kam pasur gjithmonë dëshirë, që pasi ta lë detyrën, Presidencën ta marrë sërish një grua

April 4, 2026
Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

Të rinjtë shkaktojnë më shumë aksidente sipas INSTAT/ Ekspertët: Shkak, edukimi i dobët. Duhen rritur gjobat

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In