• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ish-zyrtari i UÇK që mbante lidhjet me SHBA gjatë luftës: Kreu i CIA-s erdhi për ta detyruar Kurtin që…

by A R
26/08/2024 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më pas nënkryetar i Kuvendit, sot deputet i opozitës në parlament, ka deklaruar se ardhja e kreut të CIA në Prishtinë, ka pasur një axhendë detyruese për Albin Kurtin.

Njeriu që gjatë luftës ka kontaktuar me inteligjencën amerikane, ka shpjeguar se si lëvizin punët e këtyre institucioneve.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka folur për vizitën e drejtorit të CIA-s në Kosovë, William Burns, ku ky i fundit pati takim edhe me kryeministrin Kurtin.

Vizita e shefit të CIA-s ishte kryetemë e javës, por edhe takimi i tij me kryeministrin Kurti. Lidhur me këtë çështje, Haliti tha se një takim i tillë mes dyshes, për të ka qenë i pritshëm.

Haliti për GazetaBlic thekson se, takimi mes tyre ka qenë i rëndësishëm edhe për kthjellimin e Qeverisë

“Për mua , ka qenë e pritshme që të takohet me Kryeministrin. Drejtori i CIA ka ardhur për t’i takuar tri vendet problematike të Ballkanit, Bosnje Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën. Ka takuar udhëheqësit politik, ekzekutiv dhe ligjzbatues. Mendoj që takimet duhet të kenë qenë të frytëshme dhe mesazhi qortues për të gjithë duhet të ketë qenë: në Bosnje Hercegovinë, duhet ta zbatoni “Marrëveshjen e Dejtonit, Serbisë e Kosovës: Zbatoni marrëveshjet e nënshkruara, dhe normalisht edhe çështje tjera që kanë të bëjnë në raportet mes SHBA-ve dhe vendeve përkatëse. Sa i përket takimit me Kurtin, mendoj që ka qenë tepër i rëndësishëm, veçanërisht sa i përket kthjellimit politik të qeverisë”, tha ai.

Sipas Halitit, në takimin e para pak dite që ndodhi, shefi i CIA-s i ka bërë me dije kryeministrit Kurti, detyrat që ai duhet t’i kryejë.

“Drejtori i CIA s, nuk është ardhë me e pytë Kurtin, a është i majtë apo i djathtë, por besoj që në tavolinë ia ka qitë përpara detyrat që duhet t’i kryej. Uroj që Kurti ta kuptoj drejtë mesazhin që e ka marrë dhe të filloj t’i zbatoj porositë pa hezitim. Ndoshta jam subjektiv në ato që po i them, por përvoja e kaluar, e jona dhe e vendeve që kanë kaluar kriza të ngjashme, ka qenë e suksesshme atëherë kur kanë kryer detyrat e shtëpisë, sipas receptures së politikës perëndimore. Shpresoj që Kurti s’ia ka shpjeguar historinë e SHBA”, tha Haliti.

Tutje, ai shton se rezultati i kësaj vizite do të shihet në vijim.

“Rezultati i vizites do shihet ditëve në vijim. Sepse këto takime e mesazhet zakonisht mbesin të mbuluara me velon e sekretit e spekulimeve, por s’duhet me vra mendjen shumë për këtë çështje, sepse fjalëve të Ambasadorit të para dy ditëve që ishin karrota, ky e ka nxerrë dhe ia ka treguar edhe shkopin. Por, kryesorja është që SHBA është e interesuar që në Ballkan të vendoset paqja dhe të eleminohen politikat konfliktuoze, me qëllim që të gjithë të bëhemi pjesë e BE. Besoj që edhe beteja kundër shërbimeve sekrete të Rusisë së ka qenë në tavolinë”, përfundoi Xhavit Haliti.

/a.r

Next Post
“Lamtumirë Genciana Egro”, ndahet nga jeta studiuesja dhe pedagogia e njohur

"Lamtumirë Genciana Egro", ndahet nga jeta studiuesja dhe pedagogia e njohur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Faza finale e garës, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve për Drejtor të Policisë së Shtetit. Ja emri që pason

Faza finale e garës, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve për Drejtor të Policisë së Shtetit. Ja emri që pason

March 27, 2026
Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona

March 27, 2026
Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

March 27, 2026
30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

March 27, 2026
Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

March 27, 2026
Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

March 27, 2026
“Luftë” edhe në futboll, SHBA mund të përplaset me Iranin në Botëror menjëherë pas grupeve

“Luftë” edhe në futboll, SHBA mund të përplaset me Iranin në Botëror menjëherë pas grupeve

March 27, 2026
Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

March 27, 2026
Berisha hodhi mbi Ramën “përgjegjësinë” për kërcënimin ndaj Kalasë, Evi Kokalari publikon meszhin: Këta të PD janë kllouna, jam pa fjalë

Berisha hodhi mbi Ramën “përgjegjësinë” për kërcënimin ndaj Kalasë, Evi Kokalari publikon meszhin: Këta të PD janë kllouna, jam pa fjalë

March 27, 2026
A do përdorë SHBA trupa tokësore në Iran dhe kur pritet të përfundojë lufta? Rubio jep informacionet e rëndësishme

A do përdorë SHBA trupa tokësore në Iran dhe kur pritet të përfundojë lufta? Rubio jep informacionet e rëndësishme

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In