• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-zyrtarët e akuzuar për keqpërdorime, ende në liri

by Java News
26/06/2021 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Proceset gjyqësore kundër dhjetëra ish-zyrtarëve të Qeverisë së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, të akuzuar nga organet e ndjekjes për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe vepra të tjera penale, ende nuk kanë marrë epilog, edhe pesë vjet nga nisja e hetimeve dhe e proceseve gjyqësore.

Gjykimet deri më tani kanë përfunduar për ish-Ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila është dënuar me gjashtë vjet burgim, ish-drejtori i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov është dënuar për tre vepra penale, me nga 12, 8 dhe 3 vjet burgim dhe disa ish-punonjës tjerë policorë.

Ata janë funksionarët e vetëm nga Qeveria e kaluar, që janë dënuar për keqpërdorim detyre e vepra të tjera penale.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, është dënuar me dy vjet burgim për blerjen e një makine luksoze në vlerë prej mbi 600 mijë eurove, por ai nuk ka vuajtur dënimin për shkak të arratisjes në Hungari.

Kundër tij po zhvillohen edhe disa procese të tjera, sikur edhe një tjetër gjykim ndaj ish-shefit të Policisë Sekrete, Sasho Miajllkov, por që u shty për shkak të siç u tha “qartësimit të dëshmive”.

Procese gjyqësore kanë nisur, por ende pa epilog edhe kundër disa ministrave tjerë të ish-Qeverisë së Gruevskit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, ndërsa hetime kishin nisur edhe për shumë të tjerë.

Epilog nuk ka as për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, më 27 prill 2017, për çka janë akuzuar Nikolla Gruevski, ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski dhe shumë ish-zyrtarë të tjerë.

Drejtuesit e institucioneve gjyqësore, vonesat i kanë arsyetuar me “çështje komplekse”, siç kanë thënë, por edhe pengesa të natyrave të ndryshme, që nuk i kanë sqaruar “për të mos ndikuar në hetimin dhe gjykimin e rasteve”.

Nga Qeveria, që tani drejtohet nga socialdemokrati Zoran Zaev, gjithashtu nuk kanë komentuar, siç kanë thënë “për të mos ndikuar në punën e gjyqësorit”, por që në fillim të mandatit, Zaev kishte premtuar “se të gjithë ata që e kanë shkelur ligjin nuk do të mund t’i ikin drejtësisë”.

Temelko Ristevski, njohës i çështjeve kushtetuese, thotë për Radion Evropa e Lirë, se e gjithë kjo është pasojë e gjyqësorit joefikas dhe të politizuar.

“Nuk po shkon ashtu siç ishte planifikuar. Kemi gjyqësi joefikase, kemi arsye objektive e subjektive. Ato objektive kanë të bëjnë me keqpërdorimin e ligjit, mosdorëzimin apo mospranimin e ftesave, organizim jo të mirë të procedurës gjyqësore. Për shkak të punës jo të mirë, mund të ndodhë që lëndët edhe të vjetërsohen. Kjo është e pafalshme.

Unë kam qenë gjyqtar ushtarak dhe nëse një gjykatës do të dështonte në procesin gjyqësor, kjo do të ishte e papranueshme dhe gjykatësi nuk mund të llogariste në vazhdimin e mandatit. Kemi gjyqësi joefikase, mosnjohuri të lëndëve e arsye të tjera, siç është edhe pandemia, por kjo nuk duhet të jetë arsye për dështimin e gjyqësorit”, thotë Ristevski, duke shtuar se mospërfundimi i lëndëve gjyqësore ndikon negativisht në proceset në vend, evropianizimin e vendit, kthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësor e pasoja të tjera.

“Gjyqësia duhet të jetë më efikase, nëse duam të anëtarësohemi në BE duhet të jemi më efikas, gjyqësori duhet të jetë në krye të detyrës, duhet të garantojë sundimin e ligjit, të jetë efikas dhe i pavarur, të respektojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve”, thotë Temelko Ristevski, njohës i çështjeve kushtetuese.

Bashkim Selmani, profesor i së drejtës penale në Universitetin e Tetovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pushteti aktual ka dështuar në sigurimin e një gjyqësori të pavarur, ndryshe nga ai që ishte në qeverisjen e Nikolla Gruevskit.

Sipas Selmanit, problemi kryesor qëndron në siç thotë ai, shpikjen e nocionit të pajtimit nga ana e kryeministrit Zoran Zaev. Ai vlerëson se kjo lë dyshime sikur ka një marrëveshje mes pushtetit të tij dhe atij të kaluar për të mos u konfrontuar për qëllime të ndërsjella, që janë të dëmshme për demokracinë dhe pritjet e qytetarëve për vendosjen e sundimit të ligjit në vend.

“Ai shpiku nocionin e pajtimit që ka pasur për qëllim që pushtetet të mos ngacmohen, në kuptimin e zbardhjes së krimit dhe kriminalitetit. Ky është zemërimi më i madh, pasi nënkupton se gjyqësori ende është i varur politikisht, pasi po të zbardhen përgjegjësitë penale, atëherë do të zbardhet edhe dëmi material që i është shkaktuar qytetarëve, qoftë me borxhet publike, kthimin e parave dhe konfiskimin e pronës. Qytetarët i shohin pasuritë e paligjshme që i kanë përfituar këta njerëz dhe shumë të tjerë. Por, e keqja këtu është se kjo qeveri, nuk pati qëndrim dhe vullnet për t’u përballur me krimin”, thotë Selmani.

Ngecjet në reformimin e sistemit të drejtësisë, janë theksuar në të gjitha raportet e Bashkimit Evropian, ndërsa në rast të nisjes së bisedimeve të anëtarësimit në bllokun evropian, sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit, pritet të jenë të parat në agjendën e bisedimeve./REL

/m.j

Next Post
Zbulimi i mediave serbe: Vuçiç përplasje fizike me Jeremiç, shkak mbështetja për Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit

‘Të 5 personat më fyen e bërtitën, unë isha vetëm’/ Vuçiç reagon pas incidentit që pati në presidencë me Jeremiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

Kalojnë anijet e para në Ngushticën e Hormuzit, pas vendosjes së armëpushimit SHBA-Iran

April 8, 2026
Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

Vrasja e gjyqtarit Kalaja / Xhaxhai i autorit tërhiqet nga kërkesa për të ndryshuar masën në Apel

April 8, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In