• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-zv.ministrja e Berishës: Problemi i PD është kryetari, jo statuti!

by Java News
23/04/2018 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një javë para se të mblidhet kongresi i radhës i PD-së, figura të njohura në forumet e opozitës ngritën edhe një herë shqetësimin për mungesën e demokracisë së brendshme në radhët e saj.

Anëtarja e këshillit kombëtar të PD-së, Edit Harxhi paraqiti, në të vetmen mbledhje të këtij këshilli në periudhën midis dy kongreseve, së bashku me politikanin opozitar Edvin Kulluri, një projekt statut me 70 nene mbi demokratizimin e jetës së brendshme të Partisë më të madhe opozitare.

“Kriza e Partisë Demokratike nuk është krizë statutore, por është krizë politike dhe krizë lidershipi. Madje unë jam një ndër ato anëtarë të këshillit kombëtar të Partisë Demokratike që kam vënë dyshim edhe legjitimitetin e kryetarit të partisë për arsye të ngjarjeve që ndodhën në 22 korrik, pasi zoti basha bëri një ngrirje të pozicionit të tij dhe më pas rikandidoi për kryetar, por pa hapur një garë të plotë e të barabartë për kryetar brenda PD-së” – tha zonja Harxhi për Zërin e Amerikës.

Ideja e saj është që me një statut të ri, pd të hapë një garë të barabartë dhe ndarje pushtetesh dhe detyrash brenda PD-së, dhe jo si zgjedhjet e fundit për kryetar në PD, që të kujtonin tha, ajo zgjedhjet false që Shqipëria bënte para vitit 1990.

“Partia Demokratike, për fat të keq, ka mbetur në funksionet e saj, për fat të keq, një parti e cunguar, ku grupet dhe individët me mendime të ndryshme i largojnë nga partia apo u mbyllet goja, gjë që nuk i përshtatet fare asnjë partie demokratike, aq më pak PD-së së Shqipërisë e cila lindi nga një lëvizje antikomuniste, dhe që duhet të përfaqësojë vlerat e ish të persektuarve politikë, ish-pronarëve, intelektualëve. Sot ajo nuk arrin do t’i mbledhë këto vlera” – tha zonja Harxhi.

Midis 70 propozimeve të reja mbi statutin, të përshtatura me modele amerikane, angleze dhe gjermane, krahas strukturave të decentralizuara të partisë, spikati edhe kërkesa për të ngritur një bord i pavarur mbi transparencën financiare të PD-së, por të gjitha propozimet u rrëzuan, tha zonja Harxhi.

Zonja Harxhi thotë se demokratët e vërtetë kërkojnë që pd të zhvillojë si në vitin 1992 dhe në vitin 2005 një opozitë të vërtetë përkundër kësaj qeverie të korruptuar, plot abuzime me pushtetin dhe e lidhur me prodhimin dhe shpërndarjen e drogës, e lidhur ngushtë me krimin e organizuar dhe me grupet kriminale, dhe t’u dalë përkrah qytetarëve që kanë humbur perspektivën me këtë qeveri, të ndihmojë të varfërit dhe të respektojë të burgosurit politikë. Por së pari zoti Basha, thotë ajo, duhet të sqarojë publikun mbi marrëveshjen e 18 majit me kryeministrin Rama.

“Partia Demokratike është aktualisht një parti e kapur. Marrëveshja e 17-18 majit nuk ka përfunduar, por ajo vazhdon dhe tentakulat e saj janë të shtrira tashmë në të gjithë shoqërinë, e veçanërisht në opozitën shqiptare. Rizgjimi i të gjitha burimeve antiqeveritare dhe opozitare duhet patjetër të drejtohet nga Partia Demokratike” – tha ajo.

Zonja Harxhi mendon se kryetari Basha nuk është lideri i duhur për PD-në, po aq sa nuk është zgjidhje e duhur as një parti e re, që të shkëputet nga radhët e saj. Zgjidhja është brenda PD-së, këmbëngul ajo.

“Në kongresin e fundjavës do të duartrokitet lideri “suprem”, i cili mendon që mund të jetë i përhershëm, ndonëse në politikë nuk ka njeri të përhershëm. Mendoj që politika, e sidomos ky lloj sistemi di t’i shkartisë politikanët, që nuk mund të bëhen lider. PD ka nevojë për një lider historik. Kongresi do të jetë një hap tjetër për konfirmimin e zotit Basha për atë që ai dëshiron të rikonfirmohet me forcë, në njëfarë mënyre, por ky nuk do të jetë fundi, sepse do të ketë zhvillime të tjera, të cilat do të shkaktohen nga sistemi dhe nga vetëpastrimi i tij, duke futur këtu edhe vettingun në politikë” – tha zonja Harxhi.

Megjithë pamjen e zbehtë brenda PD-së dhe plot kritika ndaj drejtuesve, zonja Harxhi mendon se zgjidhja e demokratëve është brenda shtëpisë së tyre, në radhë të parë.

Pd, sipas saj, duhet të lirohet nga hijet dhe njollat e dyshimta, dhe duhet të mbledhë gjithë figurat dhe energjitë e saj djathtiste në 3 dekada, qysh nga themelimi i saj, duke rikthyer shpresën tek antikomunistët e vërtetë, tek pronarët e hershëm, tek të burgosurit dhe përndjekurit politikë nga diktatura komuniste, që vuajnë edhe sot një lojj si atëherë.

Sipas saj, Partia Demokratike duhet të ngjallë shpresën tek inteligjenca e re dhe e vjetër e Shqipërisë, tek ata që kanë ikur të kthehen dhe tek ata që kanë mbetur, për të risjellë një qeverisje dinjitoze në Shqipëri, në përputhje me parimet demokratike dhe të drejtat njerëzore.

Next Post
Shqipëria në borxhe, ish-drejtori i Albtrans tregon si e zhvilloi Enveri kontrabandën e cigareve

LETRA/ Enver Hoxha pas arrestimit të Liri Belishovës: Le të plaket atje në vetmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kushtetuesja i jep të drejtë Ramës për Ballukun! Irena Gjoka? Lojë e Belerit, manovër greke”

“Kushtetuesja i jep të drejtë Ramës për Ballukun! Irena Gjoka? Lojë e Belerit, manovër greke”

January 21, 2026
“Nuk besoj se Trumpi do nisë një aksion në Groenlandë”, kryeministria italiane Meloni: Nuk do e mbështesja!

Italia refuzon ftesën e Trump, Wittkof: Rreth 25 vende kanë pranuar, mes tyre Shqipëria e Kosova

January 21, 2026
Protesta kishte mbaruar, edhe policia ishte tërhequr. A e kishte Garda e Republikës motivin për të qëlluar mbi shqiptarët?

Protesta kishte mbaruar, edhe policia ishte tërhequr. A e kishte Garda e Republikës motivin për të qëlluar mbi shqiptarët?

January 21, 2026
Euro prek minimumin historik

Euro prek minimumin historik

January 21, 2026
“Po mundohej të dukej si i fortë me syzet e diellit”, Trump flet për negociatat me Macron: I thashë Emmanuel..

“Po mundohej të dukej si i fortë me syzet e diellit”, Trump flet për negociatat me Macron: I thashë Emmanuel..

January 21, 2026
VIDEO-Pas Armenisë me Shqipërinë/ Fjalimi në Davos – Trump bëhet sërish ‘lëmsh’, ngatërron 14 herë Groenlandën me Islandën

VIDEO-Pas Armenisë me Shqipërinë/ Fjalimi në Davos – Trump bëhet sërish ‘lëmsh’, ngatërron 14 herë Groenlandën me Islandën

January 21, 2026
Kërcënimet e Trump për Groenlandën/ BE pezullon marrëveshjen me SHBA, Unioni: Sovraniteti ynë është në rrezik

Kërcënimet e Trump për Groenlandën/ BE pezullon marrëveshjen me SHBA, Unioni: Sovraniteti ynë është në rrezik

January 21, 2026
Nga mbrojtja e të miturve deri tek parkimi i dyfishtë/ Ministri i Drejtësisë prezanton ndryshimet në Kodin Penal

Nga mbrojtja e të miturve deri tek parkimi i dyfishtë/ Ministri i Drejtësisë prezanton ndryshimet në Kodin Penal

January 21, 2026
Trump kritikon kryeministrin kanadez: Keni mungesë mirënjohje ndaj nesh…Kanadaja jeton sepse ekziston SHBA!

Trump kritikon kryeministrin kanadez: Keni mungesë mirënjohje ndaj nesh…Kanadaja jeton sepse ekziston SHBA!

January 21, 2026
Zëdhënësi: Kina do të mbrojë me vendosmëri sistemin ndërkombëtar me OKB-në në thelb

Zëdhënësi: Kina do të mbrojë me vendosmëri sistemin ndërkombëtar me OKB-në në thelb

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In