• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ish-ushtari i ISIS-it që abuzoi me fëmijët, mik me të arrestuarin për sulmin ndaj Izraelit në Shkodër

by Java News
27/11/2016 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ushtari i ISIS-it në Siri, Denis Shmilli, i arresuar për dhunë në familje dhe vepra të turpshme ndaj fëmijëve të tij, rezulton se është mik i të arrestuarit për “terrorizëm” Medat Hasani.

Ky i fundit, u prangos tre ditë para ndeshjes kualifikuese Shqipëri-Izrael bashkë me 3 persona të tjerë, me dyshimin se po përgatisnin një sulmit terrorist gjatë ndeshjes së futbollit në “Loro Boriçi”.

ABC News ka siguruar një kopje të listës së personave që kanë luftuar në Siri për disa muaj, ku me numrin rëndor 81 është identifikuar shtetasi Denis Shmilli. Sipas kësaj liste, thuhet se Shmilli bashkë me Dritan Kosturin, i lindur në Cërrik dhe banues në Elbasan dhe ish-efektivin e forcave komando Medat Hasani kanë qëndruar për rreth 137 ditë në frontet e ndryshme në Siri. Në dosje thuhet se tre shtetasit shqiptarë, Shmilli, Kosturi dhe Hasani i arrestuar pak ditë më parë për terrorizëm, kanë udhëtuar së bashku nga Shqipëria në drejt të Turqisë me makinë të vogël. Ata kanë dal nga terroritori shqiptar më 28 Korrik 2013 drejt Greqisë, ku më pas mendohet se kanë udhëtuar në drejtim të Turqisë për të përfunduar në krah të organizatës terroristë Al-Nusra në Siri. Sipas verifikimit të sistemit TIMS rezulton se ata kanë hyrë në territorin Shqiptar më 17 Dhjetor 2013, rreth 4 muaj e gjysëm pas daljes nga Shqipëria. Referuar këtij materiali, të përpiluar nga agjentët e antiterrorit, thuhet se ata kanë qëndruar në kampet e Sirisë për stërvitje dhe kanë marrë pjesë edhe në luftime kundër forcave të Bashar-Al-Asadit.

Sa i përket njohjes mes tyre, në dosje thuhet se ata frekuentonin të njejtën xhami, atë të Unazës së Re ku predikonte imami i vetshpallur Genc Balla, tashmë i dënuar me 17 vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Pavarësisht këtyre detajeve të dosjes së anti-terrorit, Denis Shmilli tashmë po hetohet për akuzën e dhunës në familje dhe veprave të turpshme, ndërkohë rezulton i dënuar për mbajtje pa leje të eksplozivëve. Ndërsa shoku i tij me të cilin ka qenë në Siri, ish-oficer i forcave komando Medat Hasani po hetohet për terrorizëm së bashku me tre të arrestuarit e tjerë, Bekim Protopapa, Xhezair Fishti dhe Ergys Faslija. Në mesin e personave të kthyer nga lufta në Siri, është edhe Ervin Duka, edhe ky tashmë i arrestuar një ditë para ndeshjes në banesën e tij për mbajtje pa leje të eksplozivëve dhe armës.

Next Post
FOTOT që po ngjallin debat… Krishti në Siri, mes bombave dhe aty ku qindra fëmijë vdesin

FOTOT që po ngjallin debat... Krishti në Siri, mes bombave dhe aty ku qindra fëmijë vdesin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In