Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës, ka qenë sot mes të pranishmëve në protestën e dhunshme para parlamentit.
Ndërkohë edhe protestat para Bashkisë së Tiranës pak ditë më parë, janë organizuar nga ish-efektivët e Gardës në 21 janar që qëlluan në drejtim të qytetarëve.
Të njohur si “Grupi i zjarrit” në 21 janar, ata janë thirrur nga deputetët demokratë për organizimin e protestave.
Një ndër emrat është edhe ai i Alfred Ahmetcenajt, ish-komandant në grupin e zjarrit 21 janar.
/b.d