• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish trajneri i kombëtares Demollari: Ja çfarë më thanë miqtë rumunë pas ndeshjes

by Java News
24/06/2016 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për legjendën e gjallë të futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, kuqezinjtë kanë bërë një debutim super në Europianin e Francës.

Ish-trajneri i Kombëtares, gjatë një interviste për “Panorama Sport”, theksoi ndër të tjera se skuadra fitoi një mbrojtës si Arlind Ajeti në këtë Europian. Demollari tregoi edhe për bisedat e tij me miqtë nga Rumania pas ndeshjes historike, ku Shqipëria fitoi 1-0.

Demollari, çfarë përshtypje ju la Europiani i Shqipërisë?

Ishte një debutim shumë pozitiv. Dua ta cilësoj të suksesshëm, për vetë faktin se merrnim pjesë për herë të parë në Europian. U treguam më shumë se dinjitozë ndaj rivalëve tanë, duke fituar një eksperiencë të re në këto nivele të larta. Mendoj se skuadra ka treguar nivel të mirë loje në të tria ndeshjet, ndërsa mbi të gjitha atmosfera spektakolare që kanë krijuar tifozët, ishte si qershia mbi tortë në këtë Europian.

Nuk kishe besim te kualifikimi?

Shikoni, ishte diçka që varej nga të tjerët, por ky është futbolli. Nuk duhet të kemi peng tashmë pse Gjermania nuk shënoi më shumë gola ndaj Irlandës së Veriut apo nuk fitoi Hungaria. Personalisht nuk kisha pritshmëri që do të na bëhej një “nder” nga skuadrat e tjera. Nuk besoj se ndonjë ekip kishte interes të ndihmonte Shqipërinë. Secila Kombëtare shikon interesat e veta dhe kështu ndodhi.

Kush mendon se ishte ndeshja që na penalizoi më shumë për ëndrrën kualifikim?

Të dyja ndeshjet e para na penalizuan, për vetë mënyrën se si kemi humbur. Ajo që personalisht më ka mbetur në mendje ishte rasti që humbi Gashi në fundin e lojës nga Zvicra. Ishte një moment fatal, sepse luheshin minutat e fundit dhe do të merrnim pikë. Me atë gol ishte mbyllur ndeshja dhe do të kishim shpresa për kualifikim.

Si një prej lojtarëve legjendarë të Dinamos së Bukureshtit, a keni pasur kontakte me miqtë tuaj rumunë pas ndeshjes që fitoi Shqipëria?

Po, patjetër jam gjithmonë në kontakt, jo vetëm kur luajnë Kombëtaret, por edhe derbi i Bukureshtit mes Dinamos dhe Steauas. Në këtë Europian kam pasur telefonata të shpeshta, si para ndeshjes, ashtu edhe pas saj. Më kanë uruar, duke e pranuar sportivisht humbjen. Unë i pyeta miqtë e mi, duke u thënë: “Besoj se edhe ju jeni dakord se Shqipëria e meritoi fitoren?”. Edhe rumunët më konfirmuan se skuadra jonë ishte më mirë në fushë.  Megjithatë, unë e kisha deklaruar edhe para ndeshjes, që si kjo Rumani kaq të dobët nuk kishim për të gjetur ndonjëherë. Rumunët më vendosën në dukje se ne kemi një ekip që lufton me zemër.

Kush ishte lojtari që të bindi më shumë me paraqitjen e tij në këtë Europian?

Ky Europian për Shqipërinë tregoi së pari një punë fantastike të të gjithë skuadrës dhe stafit teknik, pa harruar këtu edhe administratën e FSHF-së. Ndërsa sa u përket lojtarëve ai që më pëlqeu më shumë ishte mbrojtësi Arlind Ajeti, që tregoi një nivel shumë të kënaqshëm. Kemi fituar një mbrojtës, që do ta kemi për shumë vite në ekipin Kombëtar.

Së fundmi, si e shikoni të ardhmen e trajnerit? A do të vazhdojë ky bashkëpunim i nisur që pesë vite më parë?

Me aq sa e kam dëgjuar trajnerin në deklaratat publike, ka thënë shpesh se ka një projekt me Shqipërinë. Pra, më duket i vendosur për të qëndruar. Për mua De Biazi është një trajner shumë profesionist dhe e ka treguar se po bën një punë të mirë për futbollin shqiptar./Panorama sport/a.k

Next Post

Poloni/ Pas Brexit, Kaczynski kërkon një Traktat të ri Evropian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

Kriza e emigracionit, Gjermania: Jemi dakord për qendrat e deportimit jashtë BE

September 4, 2026
Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

September 4, 2026
VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

September 4, 2026
Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

September 4, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Tiranë, nuk ka të lënduar

Dy banesa të djegura në Himarë, rrezikohen edhe 40 të tjera

September 4, 2026
Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

September 4, 2026
“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

Meloni: Ne ekstremistë? Evropa po na kopjon modelin e kampeve me Shqipërinë

September 4, 2026
Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

September 4, 2026
Kali i Kaligulës

Kali i Kaligulës

September 4, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Berisha gjysh dhe Berisha politikan

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com