• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-të përndjekurit, ndahen pagesat për 770 përfitues

by Aalison Pearse Stevens
05/09/2016 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Edhe pse kanë kaluar 8 muaj, vetëm 1/3-a e fondit vjetor që është vënë në dispozicion për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve është ndarë. Ritmet e pagesave kanë qenë të ngadalta. Këtë shqetësim e ngre edhe kreu i Institutit për Integrimin e ishtë Përndjekurve, Bilal Kola. Në intervistën dhënë për “Panorama”, Kola thotë se nga 2 miliardë lekë janë ndarë vetëm 800 milionë lekë.

Prej tyre kanë përfituar 770 të dënuar këstin e 6- të. Ndërkohë që për këtë vit ende nuk kanë nisur pagesat për trashëgimtarët. “Nuk ka fond për çeljen e këstit të 7-të. Për kategorinë parësore, fondi i vënë në dispozicion ka qenë 1.4 miliardë lekë, janë shpërndarë vetëm 800 milionë lekë, kanë mbetur edhe 600 milionë lekë. Ndërkohë, për trashëgimtarët fondi është 600 milionë lekë dhe janë shpërndarë 0 lekë”, shprehet Kola.

Ndarja e pagesave për ishtë përndjekurit ka ecur me ritme të ngadalta në 6-mujorin e parë dhe të gjitha gjasat janë që brenda këtij viti të mos përmbushen pritshmëritë. Ku ka mbetur procesi?
E ndaj edhe unë këtë konstatim që ritmet e pagesave nga Ministria e Financave janë tejet të ngadalta. Fondi për këtë vit është 2 miliardë lekë të rinj, ose thënë ndryshe rreh 20 milionë dollarë. Por vetëm 1/3-ta e kësaj shume është disbursuar deri më tani, pra rreth 800 milionë lekë. Pra kanë kaluar 8 muaj dhe është shpërndarë vetëm 1/3-ta e fondit vjetor. Ndërkohë që kanë mbetur 4 muaj për të ndarë pjesën tjetër të parave. Ka një handikap të madh sa u takon pagesave.Prirja për t’i lënë gjërat në momentin e fundit. Ky fenomen është i përvitshëm. Nuk ka asnjë arsye konkrete për këtë më shumë sesa moseficiencë e stafit. Deri ditën që flasim, është shpërndarë kësti i pestë pothuajse për të gjithë të dënuarit që janë gjallë dhe ka filluar kësti i 6-të. Janë rreth 770 ishtë përndjekur që e kanë përfituar. Në listë pritjeje janë edhe rreth 1400 persona të tjerë.Ajo që vlen për t’u theksuar është se nga data 1 janar 2016 dhe deri në fund të gushtit, askush nga trashëgimtarët nuk ka përfituar asnjë qindarkë. Kjo është e papranueshme, pasi mund të punohej në dy fronte. Pra, paralelisht me pagesat e kategorisë parësore të vijohej edhe me trashëgimtarët. Këtu ka një ngërç që duhet të marrë zgjidhje.
Nga ana juaj është ngritur si shqetësim kjo gjë? 
Pa diskutim. E kam përcjellë si shqetësim pranë ministrive përkatëse. Por, për të qenë të qartë, Ministria e Mirëqenies Sociale e ka si fond të alokuar nga buxheti i shtetit, ndërkohë rolin e agjentit kur vjen puna te shpërndarja e bën Ministria e Financës. Pavarësisht se listat rakordohen mes dy dikastereve, kur bëhet fjalë për çeljen e kësteve, për hartimin e listave, vendimmarrja i takon Ministrisë së Financave. Shqetësimet janë përcjellë në të gjithë format edhe nëpërmjet shkresave zyrtare, gjatë takimeve, apo edhe komunikimeve të drejtpërdrejta me ministrat përkatës. Nuk kemi gjetur ende një zgjidhje.
Ka pasur një plan Ministria e Financës për ngritjen e një sistemi elektronik dhe shpalljen e listave të përfituesve tri herë në vit? Çfarë ka ndodhur me këtë? 
Nuk kam dijeni për këtë. Ajo që mund të them është se Ministria e Financës në lidhje me pagesat e dëmshpërblimit është në një amulli të paimagjinueshme. Kësti i 7-të do të nisë këtë vit për të dënuarit që jetojnë? Nuk ka fond për çeljen e këstit të 7-të. Për kategorinë parësore fondi i venë në dispozicion ka qenë 1.4 miliardë lekë, janë shpërndarë vetëm 800 milionë lekë, kanë mbetur edhe 600 milionë lekë. Ndërkohë, për trashëgimtarët fondi është 600 milionë lekë dhe janë shpërndarë 0 lekë.
Ka muaj që flitet për ndryshime ligjore. A është gati drafti i ri dhe çfarë ndryshimesh janë përfshirë? 
Ne si institucion kemi marrë pjesë në draftimin e një ligji të ri për të adresuar të gjitha ato çështje që kanë mbetur të pazgjidhura. Por jo të gjitha ato që ne kemi ngritur si shqetësime janë aprovuar. Çfarë është e padiskutueshme është rihapja e afatit për ata që jetojnë. Ne kemi kërkuar që të bëhet hapja e afatit për të gjithë, pra për rreth 3 mijë dosje që janë prej vitesh të arkivuara në Ministrinë e Drejtësisë, por e drejta e dëmshpërblimit do t’u lindë vetëm atyre që janë gjallë. Pra bëhet fjalë vetëm për 600 dosje, të cilat do të kalojnë në skemën e dëmshpërblimit. Tjetër ndryshim i përfshirë është edhe heqja e nenit të terrorit, prej të cilit përfitojnë rreth 100 persona.
Kur pritet zyrtarizimi i draftit? 
Në dijeninë time, drafti është dërguar për mendim në ministritë e linjës, përkatësisht Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financës. Nuk e kam një përgjigje se kur pritet të miratohet në qeveri.
Në datën 30 gusht ka qenë dita ndërkombëtare e të zhdukurve. Çfarë ka ndodhur me planin për gjetjen e 6 mijë të zhdukurve në vendin tonë gjatë diktaturës?
Institucioni me të cilin ne do të bashkëpunojmë, ka siguruar fondet e mjaftueshme nga Bashkimi Europian. Aktualisht, gjendemi në fazën përfundimtare të rakordimit të planit të punës për fillimin e projektit. Në datën 7 nëntor vjen drejtori rajonal i ICMP-së në Tiranë. Do të ketë një seri takimesh dhe do të nënshkruhet marrëveshja për t’i hapur më pas rrugë nisjes së procesit për gjetjen e të zhdukurve.ADA HAZIZOLLI
ma.me
Next Post
Erdogan bën thirrje për “zonë të sigurt” në Siri

Erdogan bën thirrje për “zonë të sigurt” në Siri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“E vërteta për ndërhyrjen e Albin Kurtit në protestat e Tiranës!”

June 22, 2026
Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

Taulant Balla ndan videon nga protesta: Kërkesat u bënë nga “zëdhënësi i Iranit”…

June 22, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Gjin Gjoni: Unë dhe Doktori jemi ‘Shqipëria e re’! Ata që thonë “Berisha n’burg” janë të paguar

June 22, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Rama ka marrëdhënie të mira me Trump”, Nazarko: Qëndrimi për Zvërnecin e ndihmoi Berishën t’i hiqej non grata

June 22, 2026
“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

“Me Neomalsoren kam patur afrimitet”, Klosi: Hapja e partisë me kaq shumë të rinj ka pasoja

June 22, 2026
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

June 22, 2026
Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

June 22, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbi tre javë protesta, Rama: Në fund do të ketë dy fitimtarë; PS-ja më e fortë dhe Qeveria e përmirësuar shumë ndjeshëm

June 22, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Thirrja ‘Berisha në burg’ po shuhet”, Braçe: Njerëzit e tij po presin urdhrin, ai do kontrollin e protestës

June 22, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

“Dorëheqja nuk është pjesë e lojës”, Gogu: Populli vendosi në 11 maj! Rama ka detyrë të qeverisë vendin

June 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In