• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ISH- SIGURIMI/ Nevila Nika: Nga viti 1989 deri në 1992 janë zhdukur pjesa më e madhe e dosjeve

by Java News
28/01/2017 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Proçes i vonuar. Kështu e vlerëson hapjen e dosjeve të sigurimit, ish-Drejtorja e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika, e cila përveç se flet për vështirësitë e Autoritetit i cili duhet të merret me mijëra faqe shkrime, thekson se shumë dosje janë zhdukur në periudhën nga rënia e murit të Berlinit deri në vitet 1992.

Zonja Nika jep një fakt tmerrues lidhur me volumin e dosjeve. Në atë kohë, 1 në 3 banorë kishte një dosje të përgatitur nga Sigurimi. Vetëm pak ditë pas nisjes së punës për hapjen e dosjeve të sigurimit, ish-Drejtorja e Arkivit të Shtetit, Nevila Nika, hedh akuza se një numër i madh i dosjeve janë zhdukur, dhe e gjitha kjo në pjesën më të madhe ka ndodhur në periudhën nga rënia e murit të Berlinit deri në vitet 1992.

Përveç kësaj periudhe, siç e konsideron ajo të artë për të fshirë dhe spastruar dosjet e ish-komunizmit, ish-Drejtorja e Arkivit të Shtetit Nevila Nika në një intervistë për Ora News thekson se tashmë kanë mbetur vetëm pak dosje të periudhës së kominizmit krahasuar me volumin total të atyre viteve.

“Regjimi i kaluar pati kohë që nga rënia e murit të Berlinit deri në 1992 të pastronte, të hiqte, të digjte, të fuste në brumë dhe ti bënte kartonë, por dikush dhe të merrte. Shpresoj të mos ketë marrë për ti kërcënuar më vonë X, Y. Shpresoj që jo, por nuk përjashtohet as ky rast”, tha ajo për “Ora News”.

Nisja e punës për hapjen e dosjeve sipas Nikës do ti sjellë një sërë vështirësish Autoritetit, pasi do ti duhet të merret me mijëra faqe shkrime ndërsa ky është një proçes i vonuar për vendin tonë.

Nevila Nika: Në rradhë të parë më vjen mirë që më në fund filloi, u arrit të çelej apo ngrihej një institucion i tillë i cili do të mbushë diçka që është kërkuar herë me zë të lartë dhe herë me tone më të ulëta për një pastrim të shoqërisë.

Nga ana tjetër Nika tregon se në atë kohë 1 në 3 banorë kishte një dosje të përgatitur nga ish-sigurimi.

Nevila Nika: Varfëria bëri që ne të mos e kishim mendjen më tek dokumenti, arkivi i cili sot duket se është një gjë kot dhe nuk i duhet njeriut, por vjen një moment që të duhet më shumë sepse ti pa atë nuk bën, është themeli i shtetit, është kujtesa e kombit.Por jemi përsëri në afat, një sasi jo e vogël ka shpëtuar, ruhet, sa vlerë do të kenë?Të paktën ta shikojnë, si ishin ndërtuar.

Autoriteti i Hapjes së Dosjeve ka nisur punën më 25 janar me dosjen e Musine Kokalarit, e cila do të publikohet në 10 shkurt.

ma.me

Next Post
Shqiptarët e Serbisë: Çështja e Luginës të jetë prioritet në bisedimet me Serbinë

Shqiptarët e Serbisë: Çështja e Luginës të jetë prioritet në bisedimet me Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

January 15, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Dosjet në duart e të pandehurve? Si u hakeruan materialet e SPAK-ut

January 15, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

21 Janari, një krim shtetëror pa autorë: 15 vite hetime mes shkeljesh kushtetuese dhe drejtësie të vonuar

January 15, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Arratisja e Altin Ndocit shkakton debate tek procesi i “Plumbit të artë”, shtyhet seanca

January 15, 2026
Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

Pezullimi i vizave amerikane, konsulentja: Aplikantët mos të ndërmarrin asnjë veprim!

January 15, 2026
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, analisti tregon prapaskenat: Berisha po përpiqet të…

Të paktën dikush u paqtua me rrëzimin e qeverisë

January 15, 2026
“Durana, një nga evazionet më të mëdha”, Bozdo akuzon: Qeveria përzgjedh kompanitë, vjedh paratë dhe…

“Durana, një nga evazionet më të mëdha”, Bozdo akuzon: Qeveria përzgjedh kompanitë, vjedh paratë dhe…

January 15, 2026
Franca, Gjermania dhe Suedia dërgojnë trupa në Groenlandë

Franca, Gjermania dhe Suedia dërgojnë trupa në Groenlandë

January 15, 2026
Vendi vakant në Kushtetuese, Gjykata e Lartë zgjedh më 30 shtator zëvendësuesin e Holta Zaçajt

E PLOTË / Kufizime për SPAK-un: Kushtetuesja ndalon përdorimin pa kriter të të dhënave personale!

January 15, 2026
SHBA, Shqipëria dhe 12 shtete dënojnë kërcënimet e Inteligjencës iraniane, Ambasada Amerikane: Shkelin sovranitetin

Pezullimi i vizave, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Nuk preken ato turistike, por vetëm…

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In