• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-shefi i kabinetit të Haxhinastos drejtor i Aviacionit Civil?!

by Java News
09/11/2017 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U akuzua për trafikndarësen ku humbën jetën dy fëmijë.

Edi Rama emëron drejtor ish-shefin e kabinetit të Haxhinastos.

Ish-drejtori i kabinetit të Edmond Haxhinastos, i shumëpërfoluri Krislen Keri nëpërmjet një konkursi thuajse fiktiv dhe të pabesueshëm pritet të marrë detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Aviacionit Civil.

Sipas një njoftimi zyrtar të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës është zhvilluar faza e dytë e proçedurës së vlerësimit të kandidatëve për vlerësimin e kandidatëve për postin e drejtorit ekzekutiv të Autoritetit të Aviacionit Civil.

Një konkurs i stisur që ka nxjerrë fitues deri tani të paktën ish-shefin e kabinetit të Edmond Haxhinastos, Krislen Keri.

Për ata që nuk e njohin le tju kthejmë pak kujtesën: Në 7 maj të vitit 2016 dy fëmijë të moshës 3 dhe 5 vjeç humbën jetën nga një aksident tragjik në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë.

Një mjet u përplas në mënyrë tragjike me trafikndarësen e cila ishte ndërprerë në vendhyrjen e një karburanti. Në atë kohë mediat raportuan se kjo pikë ishte me emrin e shoqërisë PIENVIS me pronarë Pilo Kërin, ish-deputet socialist dhe më pas mbështetës i LSI-së.

Trafikndarësja ishte hequr, u tha në atë kohë pas ndikimit të djalit të Pilos, Krislenit i cili ishte edhe shefi i kabinetit të Haxhinastos, por edhe ky pozicion kishte debate në atë kohë pasi mediat raportonin se ai mbante dy detyra, atë të shefit të projekteve dhe të shefit të kabinetit.

Detyrën e fundit Krislen Keri e mbajti për tre vite gjatë kohës kur ministria drejtohej nga Edmond Haxhinasto.

Mediat thanë se ka qënë ndërhyrja e Krislenit te Autoriteti Rrugor që ka bërë të mundur heqjen e trafikndarëses në një segment për të mundësuar hyrjen e automjeteve në një karburant të babait të tij. Heqja e kësaj trafikndarëses rezultoi fatale, ku për pasojë humbën jetën dy fëmijë.

Pilo Keri vazhdoi i qetë detyrën e tij, KrisLeli do vazhdojë i qetë detyrën e tij tani në krye të Aviacionit Civil, dy fëmijë humbën jetën dhe gjithçka u mbyll me arrestimin dhe gjykimin e dy drejtuesve të nivelit të ulët në ARRSH.

Mediat folën dhe raportuan fort, Krisleni në atë kohë ishte i shumë akuzuar, por në Shqipëri çudia më e madhe zgjat tre ditë edhe kur merr dy jetë fëmijësh. Përgjegjësia ngeli te drejtorët, ndërhyrja e Krislenit dhe karburanti i Pilo Kerit ngelen të pafajshëm.

Sot jetët e dy fëmijëve ulërasin dhe bërtasin nga qielli. Ata kërkojnë drejtësi, por kush ta japë? Edi Rama që emëron Krislenin në krye të Aviacionit Civil?

Më poshtë po sjellim disa nga raportet e publikuar në atë kohë në media dhe akuzat e hedhura për Krislenin./citynews

Next Post
Drejtësia “një po, të tjerët jo”!

Drejtësia “një po, të tjerët jo”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

Çmimi i naftës, qeveria takim me kompanitë e karburanteve, ende pa vendimmarrje

March 6, 2026
Burgim ose dënim me vdekje, përjashtohet azili politik për futbollistet iraniane

Burgim ose dënim me vdekje, përjashtohet azili politik për futbollistet iraniane

March 6, 2026
Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të makinave

Rihapja e segmentit Librazhd-Prrenjas rikthen fluksin e madh të makinave

March 6, 2026
Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

Qeveria miraton kompensimin e kontributeve për bizneset pas rritjes së pagës minimale

March 6, 2026
Zbulohen prapaskenat për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë, Kurti i ofroi Osmanit 30 firma. Presidentja në detyrë i refuzoi

Kurti ‘përplaset’ me Osmanin: Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje për vendin

March 6, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për lirimin nga qelia: Avokatët hoqën dorë nga procesi

March 6, 2026
Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

Në 4 vjet u vranë 37 gra dhe vajza, ekspertët: femicidi të klasifikohet vepër penale e veçantë

March 6, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Mars 2026

March 6, 2026
Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Euro bie në nivel historik ndaj lekut, dollari forcohet mes tensioneve në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Gjeti çantën me 17 mijë dollarë, qytetari e dorëzon në Policinë e Sarandës

Gjeti çantën me 17 mijë dollarë, qytetari e dorëzon në Policinë e Sarandës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In