Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim ish-shefin e sektorit të shërbimeve kufitare, Stiljan Pasho, dhe bashkëpunëtorin e tij, Elton Grabocka, të akuzuar për trafik droge në bashkëpunim.
Sipas hetimeve, Stiljan Pasho ka ndihmuar kalimin e 26 kg Cannabis Sativa drejt Greqisë përmes pikës kufitare të Kapshticës, duke favorizuar një trafikant, i cili u arrestua më pas në shtetin fqinj.
Droga, e ndarë në 27 pako, do të sillte përfitime deri në 117 mijë euro.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin e të tjerëve të përfshirë, ndërsa dy të pandehurit do të dalin para Gjykatës së Korçës.