• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ish-shefi i krimit ekonomik nga arratia: Nuk kam lidhje me vrasjen e Çollakut

by Lorenc Vangjeli
30/01/2016 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa policia është vënë në kërkim të tij, si një ndër personat e përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, ish-shefi i krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj hedh poshtë të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij, duke theksuar se ka prova që vërtetojnë se nuk ka qenë në Durrës, në momentin e rrëmbimit të Çollakut.

Në një intervistë për “News24”, Ervin Dalipaj thekson se nuk kishte asnjë njohje me Gazmend Çollakun dhe vrasjen e tij e kishte mësuar nga mediat.

“Kam mësuar nga mediat rrëmbimin dhe vrasjen isha në një lokal i ish-oficerit, ish- koleg. Gjatë gjithë ditës kam qenë në Tiranë me të afërmit e mi, me familjen, është e verifikueshme me telefonin tim. E vërtetoj me pamjet filmike të lokalit ku kam pirë kafe dhe me qelizat e telefonit.”- shprehet Dalipaj.

Sipas Dalipajt, akuzat janë fabrikuar nga oficerë të caktuar të policisë. Ish-funksionari i policisë sqaron se me Denis Shtrazën, i cili u arrestua si i dyshuar për vrasjen, ka marrëdhënie shoqërore. Ervin Dalipaj konfirmon se nuk është larguar nga Shqipëria, por thotë se nuk do të dorëzohet në polici, pasi nuk ka besim.

“Shpallja ime në kërkim është tendencioze. Po kërkohem sikur jam terrorist i Parisit. Nuk dorëzohem se nuk kam besim te policia. Kam besim vetëm te prokuroria dhe gjykata”- u shpreh Dalipaj.

ARRESTIMI I DENIS SHTRAZËS
Tri javë pas rrëmbimit në qendër të Durrësit dhe më pas ekzekutimit mafioz të Gazmir Çollakut, një ditë më parë, ka përfunduar në pranga i dyshuari i parë i kësaj ngjarjeje të rëndë, Denis Shtraza. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit dje bënë me dije, se 33-vjeçari, person me precedentë penalë, u arrestua mbrëmjen e së enjtes në aeroportin e Rinasit teksa po tentonte të largohej jashtë vendit.

Referuar të dhënave nga policia, por edhe burimeve zyrtare nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë, mësohet se ka prova të forta që implikojnë Shtrazën (pohohet të jetë anëtar i një bande kriminale) në rrëmbimin dhe më pas vrasjen e 34-vjeçarit Çollaku.

Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 6 janar të këtij viti, është shpallur në kërkim dhe ish-shefi i Krimit Ekonomik në Tiranë, Ervin Dalipaj. Dje Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj 37-vjeçarit, i cili akuzohet për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve”. Konkretisht, Dalipaj dyshohet të jetë përfshirë në rrëmbimin e Gazmend Çollakut.

Next Post

Kërkohej prej 14-vitesh, policia turke sekuestron një pikturë të vjedhur të Pikasos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In