• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ish-sekretarja e Ministrisë së Mbrojtjes rrëfen implikimin e djalit të Berishës në masakrën e Gërdecit (DOKUMENTI)

by E S
15/03/2025 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dëshminë para oficerit të policisë gjyqësore në SPAK, Anjola Agolli tregon dokumentin që ajo ka dërguar nga zyra e ministrit Aldo Bumçi, me porosinë e tij në drejtim të ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ajo thotë në dëshmi se shkresa për hapjen e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, mban shënimin e Shkëlzen Berishës, të birit të kryeministrit të kohës.

“Fjala që i kam dhënë Erit kur e kam përcjellë në banesën e fundit: që nuk do resht së kërkuari drejtësi. Ai ka qenë një fëmijë 7 vjeç e gjysmë. Ai nuk i njihte municionet, ka qenë në lirinë e vet, ka qenë duke festuar kohën e bukur duke luajtur me biçikletë dhe papritur i marrin jetën”, tha Zamira Durdaj, nëna e Edisonit, fëmija 7-vjeçar, një prej 26 viktimave të krimit shtetëror në Gërdec. Prej 17 vitesh, Zamira Durdaj nuk ka reshtur së kërkuari drejtësi për vrasjen e djalit të saj prej krimit shtetëror të shpërthimit në Gërdec. Ajo nuk u ndal asnjëherë përballë zhgënjimeve të drejtësisë së manipuluar nga pushteti. Zamira dhe familjarët e viktimave të tjera të krimit në Gërdec janë në pritje të procesit të Gërdecit që po hetohet në SPAK, ku gjenden dokumente dhe prova që implikojnë në mënyrë të pakundërshtueshme ish-pushtetarë dhe familjarë të tyre, nga kryeministri deri tek ministrat e njerëzit e afërt me kryeministrin.

Një dyzinë me dokumente që mbajnë nënshkrimin e Anjola Agolli, sekretare e ministrit të drejtësisë në vitin 2007, tregojnë detaje të rënda të përfshirjes së familjes së kryeministrit të kohës, Sali Berisha, në krimin shtetëror të shpërthimit të fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec në vitin 2008.

Në dëshminë e saj para oficerit të policisë gjyqësore, sekretarja e ministrit të drejtësisë së kohës, Aldo Bumçi, rrëfen dokumentin që ajo ka dërguar nga zyra e ministrit, me porosinë e tij në drejtim të ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Ajo thotë në dëshmi se shkresa që lejon hapjen e fabrikës së demontimit të armëve, mban shënimin e Shkëlzen Berishës, të birit të kryeministrit të kohës.

Ndërkohë që pas shpërthimit në Gërdec, Berisha kishte deklaruar vazhdimisht se nuk kishte asnjë dijeni për ekzistencën e kësaj fabrike të rrezikshme që ndodhej pak kilometra nga kryeqyteti dhe që do të shpërthente duke lënë të vrarë 26 njerëz.

Por dosja e Gërdecit, e cila ndodhet aktualisht në hetim në SPAK, rrëfen një tjetër histori nga ajo që është përpjekur të deklarojë vazhdimisht Berisha dhe ministrat e tij. Dokumentet që publikohen sot nga Tema vërtetojnë përfshirjen e familjes së kryeministrit dhe ministrave të qeverisë së tij në krimin shtetëror të Gërdecit.

Vetëm një prej detajeve të kësaj dosje, dëshmia e sekretares së ministrit Bumçi, e rrëzon plotësisht pretendimin e Berishës, Mediut, Bumçit dhe të tjerë zyrtarë e familjarë të përfshirë në këtë krim shtetëror. Një ndër pyetjet e oficerit të policisë gjyqësore drejtuar sekretares Anjola Agolli, është nëse e njihte një shtetas me emrin Shkëlzen Berisha. Agolli përgjigjet se e njihte këtë shtetas pasi kishte ardhur për të takuar dy herë ministrin Bumçi./TemA

Next Post
Denaj: 1909 teste të akredituara në laboratorët e sigurisë ushqimore, nga 6 në 2013-n

Denaj: 1909 teste të akredituara në laboratorët e sigurisë ushqimore, nga 6 në 2013-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In