• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish sekretarja e Berishës 1.5 milionë USD të ardhura në 4 vite, bashkëshorti i saj gjyqtar Agron Zhukri i dorëzoi PD-në ‘Rithemelimit’

by
26/05/2022 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doci

Rezarta Zhukri ka qenë sekretare personale e Sali Berishës gjatë pushtetit të tij të parë. Emri i saj doli në pah gjatë javëve të fundit, pasi bashkëshorti i saj gjyqtar, Agron Zhukri, i dorëzoi Partinë Demokratike bashkë me vulën Sali Berishës, duke i njohur Kuvendin Kombëtar të dhjetorit 2021, statutin paralel të partisë, strukturuarat paralele dhe si rrjedhojë edhe shkarkimin Lulzim Bashës.

Nga viti 2017 deri në vitin 2020, Rezarta Zhukri deklaron rreth 1.5 milionë USD të ardhura nga agjenci udhëtimesh dhe sigurimesh. Në 2017, që përkon me përpjekje për zbatimin e ligjit të Vetingut, bashkëshortja e gjyqtarit Agron Zhukri, ish sekretare e Berishës, deklaron rreth 500 mijë USD të ardhura dhe rreth 435 mijë USD në vitin 2018. Në 2019 deklaron rreth 230 mijë USD të ardhura dhe në vitin 2020 rreth 350 mijë USD.

Në vitet 2003, 2004 dhe 2005, të ardhurat e bashkëshortes Rezarta Zhukri janë të papërfillshme. Befas në vitin 2006 deklaron 135 mijë euro të ardhura nga biznesi, agjenci udhëtimi dhe sigurime. Në vitin 2007 deklaron 65 mijë euro, në vitin 2008 rreth 75 mijë euro, në 2009 rreth 32 mijë euro, në 2010 deklaron rreth 60 mijë euro, 7.1 milionë lekë në 2011, 8.5 milionë lekë në 2012 dhe 8 milionë në 2013.

Në vitin 2014, Rezarta Zhukri deklaron 19.8 milionë lekë ose rreth 200 mijë USD të ardhura, 10 milionë lekë në 2015 dhe 11 milionë lekë në 2016. Pas vitit 2016, vihet re një dyfishim deri në trefishim të ardhurave vjetore të zonjës Zhukri.

Pasuria qindra mijëra euro 

Kur ka deklaruar për herë të parë pasurinë në vitin 2003, Zhukri deklaronte se ishte pronar me 50 % i një shtëpie banimi dhe një zyre 50 m2 (agjenci udhëtimesh), me vlerë 5 milionë lekë ose rreth 50 mijë USD. Në vitin 2006, gjyqtari Agron Zhukri deklaron blerjen e dy apartamente me vlerë 280 mijë euro si dhe një makinë Volsvagen Classic me vlerë 43 mijë euro, makinë kjo për bashkëshorten. Në vitin 2006, deklarohet edhe shitja një apartamenti ndërtuar mbi truallin e familjes, me vlerë 30 mijë euro, si dhe 30 mijë euro të ardhura nga investimi në ndërtim.

Ndërkaq, dy apartamentet i jep me qira, ku deklaron deri në 21 mijë euro të ardhura në vit. Por, nga ana tjetër, deri në 13 mijë euro në vit i shpenzojnë për shkollimin e djalit.

Në vitin 2017 gjyqtari Agron Zhukri deklaron një kontratë si përfitues i një sipërfaqeje ndërtimi si pronar i truallit ku po ndërtohet një pallat. Në vitin 2018, deklaron rreth 48 mijë USD nga qiratë, rreth 15 mijë USD pagën e bashkëshortes përveç 420 mijë USD të ardhura nga biznesi, rreth 16 mijë USD të ardhura nga aktiviteti privat i djalit, si dhe pagën e tij si gjyqtar 1.3 milionë lekë ose rreth 13 mijë USD.

Në vitin 2019, ka shtuar një kat tek një banesë në Qerret, me vlerë investimi 2.3 milionë lekë, ndërsa vetëm nga qeratë deklaron 4.4 milionë lekë ose rreth 44 mijë USD. Ndërsa në vitin 2020, deklaron një shtesë në pasuritë të e paluajtshme, konkretisht një truall me vlerë 16 mijë euro në Tiranë, ndërsa të ardhurat familjare janë mbi 400 mijë USD. /e.d

Next Post
Matura Shtetërore, MAS rihap aplikimet në fund të muajit maj

Mbledhja e qeverisë/ Ministrja Kushi komunikon vendimin e rëndësishëm për maturantët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Protesta te Kuvendit, policia rrethon të gjitha rrugët që të çojnë në Parlament, arrestohen disa persona!

VIDEO/ Protesta te Kuvendit, policia rrethon të gjitha rrugët që të çojnë në Parlament, arrestohen disa persona!

September 24, 2026
Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me 3 makina në Durrës, plagoset një këmbësor!

Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me 3 makina në Durrës, plagoset një këmbësor!

September 24, 2026
Alarm në SHBA, avion luftarak intercepton një avion mbi Camp David, aty ku po qëndronte Trump -

Qeveria italiane mohon raportet për sulme me dronë rusë: Nuk morëm asnjë paralajmërim

September 24, 2026
Vlora Hyseni “mbyt” Kuvendin, tri orë debate mes kampeve politike! Nga akuzat te mbyllja mes tensioneve e seancës parlamentare pas votimit

Vlora Hyseni “mbyt” Kuvendin, tri orë debate mes kampeve politike! Nga akuzat te mbyllja mes tensioneve e seancës parlamentare pas votimit

September 24, 2026
Në kërkim nga Italia për organizatë kriminale e trafik droge, arrestohet 45-vjeçari

EMRAT/ Italia dhe Zvicra sjellin në pranga 2 të kërkuar të drejtësisë, një prej tyre Nderjaku! Interpol ekstradon në Spanjë një tjetër

September 24, 2026
“Si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotel ‘Rogner’?”- Deklarata e Vlora Hysenit drejtuar gazetares, reagojnë AGSH dhe Lala: Shantazh!

“Si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotel ‘Rogner’?”- Deklarata e Vlora Hysenit drejtuar gazetares, reagojnë AGSH dhe Lala: Shantazh!

September 24, 2026
Pas takimit me diasporën, Kryeministri Rama nesër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së!

Pas takimit me diasporën, Kryeministri Rama nesër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së!

September 24, 2026
Opozita mban ‘peng’ foltoren në Kuvend, mazhoranca kalon direkt në votim dhe miraton 2 projektligjet! Mes tyre dërgimi i trupave në Gaza

Opozita mban ‘peng’ foltoren në Kuvend, mazhoranca kalon direkt në votim dhe miraton 2 projektligjet! Mes tyre dërgimi i trupave në Gaza

September 24, 2026
Një person shkon i plagosur në spitalin e Lezhës, transportohet me urgjencë drejt Traumës në Tiranë!

Një person shkon i plagosur në spitalin e Lezhës, transportohet me urgjencë drejt Traumës në Tiranë!

September 24, 2026
U arrestua i fshehur në Rusi, si u zbulua rrjeti i Salvatore Aliut: Të paktën 50 tonë kokainë e trafikuar dhe 491 pasuri nën sekuestro

U arrestua i fshehur në Rusi, si u zbulua rrjeti i Salvatore Aliut: Të paktën 50 tonë kokainë e trafikuar dhe 491 pasuri nën sekuestro

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com