• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD: Arresti me burg ndaj Veliajt është i tepruar

by A R
17/02/2025 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arben Ristani si jursit gjykon se masa e sigurisë “arrest në burg” po keqpërdoret nga institucionet e drejtësisë në Shqipëri.

Ristani, i pyetur në “Off the Record” nga moderatori Andrea Danglli nëse ishte e drejtë burgosja e Erion Veliajt, shpjegoi se në rastin e kryebashkiakut të Tiranës mund të ishte vendosur edhe një masë më e lehtë sigurie.

“Ajo që mund ta them dhe që dua ta them është fakti se këtu është krijuar një precedent jo i mirë, jo vetëm me politikanët, por edhe me qytetarët e këtij vendi, ku masa e arrestit me burg për mua është keqpërdorur duke tejkaluar ligjin. Po ti referohemi ligjit dhe Kodit Penal, arresti në burg thotë ligji, përdoret vetëm kur në çdo rast tjetër është e paarsyeshme për t’u përdorur”, tha Ristani në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

Sipas ish-Sekretarit të Përgjithshëm të PD, SPAK dhe GJKKO duhet të argumentojnë shumë fort vendimin për dërgimin pas hekurave të Veliajt, por edhe të çdo qytetari të thjeshtë shqiptar ndaj të cilit vendoset masa “arrest në burg”.

“Unë nuk e njoh dosjen nga brenda dhe nuk mund ta gjykoj. Mund të them se ajo që opinioni publik ka përcjellë janë probleme shumë të mëdha e të rënda që kanë të bëjnë me inceneratorët. Pra miliona euro që ikin dhe inceneratori  nuk ekziston. Është fakt publik që disa drejtorë të kësaj bashkie janë arrestuar sepse vidhnin në masën 100% tenderat. Mua si publik dhe politikan më bën përshtypje që një kryetar bashkie të jetë i përfshirë në këto afera dhe duhet të japë llogari për këto skandale. Por, unë gjykoj se personazhe të tillë, jo vetëm në rastin e zotit Veliaj, se nuk e di çfarë ka dosja, por ligji thotë që arresti në burg përdoret kur çdo masë tjetër nuk mund të përdoret. Pra ka elementë të tillë që nuk mund ta lëmë të lirë, se prish provat, rrezikshmëria është shumë e madhe dhe të tjera… Por duhen argumentuar të gjitha këto. Këtu bie dakord se po tejkalohen masat me arrestin me burg”, nënvizoi Ristani në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

Next Post
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Dita e sotme do të jetë e vranët dhe me reshje shiu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com