• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ish-roja dëshmon në polici: Si gënjeja shefat dhe grabisja bankat

by A R
15/02/2017 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fation Xhyliu ish-punonjësi i kompanisë siguruese “Ro-Gat Security” është çelësi i zbardhjes së identitetit të 5 anëtarëve të tjerë të këtij grupi kriminal.

Ditën kur janë grabitur 3.2 milionë dollarë nga dy furgonët e kompanisë “Jaguar Security” dhe 3 milion euro në dhjetor të 2015, Fation Xhyliu ka pasur rolin e vëzhguesit të automjeteve ku ndodheshin paratë. Ai ka qënë në Vorë, duke sinjalizuar anëtarët e tjerë, se makinat po afroheshin në zonën e Laknasit.

Ai qëndronte në Vorë në një apartament me qira, ku ditën e shoqërimit të tij nga policia, ka qenë nën shoqërinë e të vëllait, Gentjanit nga Lushnja.

Prezenca e tyre në këtë zonë ka ngjallur dyshim nga policia, e cila ka vendosur ti shoqërojë fillimisht. Ata janë pyetur se për çfarë ishin ndodhur në atë zonë, por nuk kanë dhënë shumë detaje.

Pas verifikimeve, është lejuar të dalë nga qelia Gentjan Xhyliu, ndërkohë Fationi është mbajtur i izoluar, me argumentin e verifikimit të tij. Policia gjeti në telefonin e Xhyliut disa sms të dyshimta, mesazhe këto që ai nuk ka qenë në gjendje ti japë përgjigje dhe të bindë policët.

Menjëherë ndaj tij janë ngritur dyshime si ai kishte shërbyer si informator i grabitësve dhe i është komunikuar urdhëri i ndalimit, i lëshuar nga prokurori Ervin Karanxha.

Pas këtij momenti, Fation Xhyliu ka vendosur të bashkëpunojë me policinë e Tiranës duke treguar me imtësi të gjitha detajet e dy grabitjeve dhe emrat e personave që kishin marë pjesë.

Dëshmia e ish-policit privat

Përpara prokurorëve dhe policëve, Fation Xhyliu, ka treguar se prej disa kohësh kishte qënë pjesë e kompanisë siguruese “Ro-Gat Security”.

Ai ka rëfyer se një ditë para se të grabitej furgoni i kësaj kompanie në zonën e quajtur “Qafë-Kashar”, ai ka pasur dijeni për transportimin nga Tirana në drejtim të Rinasit, të një sasie prej 3.2 milionë euro.

Gazeta “Shqiptarja.com” mëson një pjesë të dëshmisë së ish-policit privat i cili ka treguar se: …kam qënë pjesë e kompanisë Ro-Gat Security. Gjatë kohës kur shërbejë pranë kësaj kompanie kisha detyrën e shoqëruesit të makinës, që transportoheshin sasitë e lekëve nga banka në bankë dhe nga banka drejt Rinasit. Një ditë para se të ndodhte grabitja, unë kam pasur dijeni për këtë transportim.

Ndërkohë që kisha njoftuar dhe anëtarët e tjerë që kisha vendosur të bashkëpunoja. Pikërisht një ditë para sulmit, kam gënjyer shefat e mi, duke kërkuar që të mos paraqitesha në punë, duke u justifikuar se kisha një punë time personale dhe më nevojitej dita e pushimit.

Kjo kërkesë është bërë tek eprori, ai më ka miratuar pushimin, duke më zëvendësuar me një koleg tjetër. Ndërkohë në 3 dhjetor të 2015, jemi organizuar me detyra të përcaktuara, për të sulmuar makinën që do transportonte lekët nga banka në drejtim të Rinasit.Unë kam qënë në rolin e vëzguesit duke i dhënë informacion anëtarëve të tjerë, për vendodhjen e makinës etj…”.

Më tej ish-polici ka rëfyer në polici, se një ditë pasi kishin grabitur 3.2 milionn euro ai është paraqitur në punë, ku kishte dëgjuar kolegët e tij të eskortës së shoqërimit të parave se si ishin sulmuar në mënyrë të befasishme dhe skishin mundur të bënin asnjë lëvizje.

Vetë kompania private ka bërë një hetim për këtë grabitje, ku disa prej kolegëve të tij betoheshin se nuk kishin gisht në këtë ngjarje dhe s’kishin dekonspiruar operacionin e transportimit të thasëve me euro në drejtim të Rinasit. Më tej Fation Xhyliu u ka treguar policëve se kishte braktisur punën, duke dhënë dorëhqjen pasi ka hapur fjalë se kishte gjetur një tjetër punë më të mirë.

Ndërsa disa kolegëve të tjerë u ka pohuar se do largohej jashtë shtetit. Xhyliu ka treguar fakte të dobishme edhe për grabitjen e dytë që ata kanë bërë, i cili ka pohuar se sërisht ka qënë në rolin e vëzhguesit. Dëshmia e tij ka qënë çelësi i identifikimit, lokalizimit dhe më pas arrestimin e anëtarëve të këtij grupi kriminal që grabiste lekët e bankave në vendin e quajtur qafa e Kasharit./b.d

Next Post
Banesat sociale / Skema e re nis nga muaji tetor

Kreditë e buta të Bashkisë Tiranë, dokumentacioni që duhet të dorëzoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com