• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-punonjësja e BSH kërkon lirinë: Nuk kam mashtruar askënd!

by A R
02/06/2023 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Milena Deraj, ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë, e akuzuar për “mashtrim” ankimon masën e sigurisë. Deraj pretendon se e ka njohur borxhin financiar dhe se e kishte kthyer një pjesë të parave. Sipas saj, ajo nuk ka mashtruar askënd.

Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës la në masën e sigurisë “arrest në burg” Milena Derajn, 30-vjeçaren e akuzuar për “mashtrim me pasoja të rënda”. Në seancë, Deraj ka pretenduar se është kërcënuar nga 4 banda për mosmbajtjen e premtimit për të hequr 2 burgime të përjetshme.

Ajo kishte marrë përsipër të gjente 2 avokatë të suksesshëm për zgjidhjen e çështjes. Deraj dyshohet se ka marrë përmes mashtrimit një shumë prej 340 mijë euro. Ajo ka mashtruar 3 shtetas (babai dhe dy djemtë), duke iu marrë 340.000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.

Gjithashtu, kjo shtetase ka mashtruar edhe një shtetase tjetër, duke i marrë 230.000 euro, me premtimin për t’i investuar në bono thesari. Ndërkohë, u shpallën në kërkim shtetasit A. V., Sh. V. dhe H. V. (babai dhe dy djemtë), të tre banues në Shkodër. Këta persona janë në kërkim pasi me vetëgjyqësi kanë kanosur Milena Derajn për kthimin e parave.

Detajet e dosjes për mashtrim, 340 mijë eurot i kërkoi ish-prokurori Arjan Ndoji

Milena Deraj, ish-punonjësja e Bankës së Shqipërisë që akuzohet se mashtroi 3 shtetas, duke u marrë 340 mijë euro, për ndihmë në një proces gjyqësor për vrasje, ishte mike me ish-prokurorin Arjan Ndoji, i mbijetuar i një atentati me armë disa vite më parë.

Sipas asaj që thuhet në dosjen hetimore, një pjesë të së cilës A2 CNN ka lexuar, ishte pikërisht ish-prokurori Ndoji, i cili sot punon si avokat, që i ka kërkuar këtë shumë për të përfaqësuar në gjyq Hasan Ferracakun, Abedin Ferracakun dhe Shyqyri Ferracakun, të cilët akuzohen për vrasjen e 3 personave në qershor të vitit 2021, për shezlongët në plazhin e Velipojës.

Në dosje thuhet se një shoqe e saj, duke ditur se ajo kishte miqësi me Ndojin, e ka prezantuar me një të afërme të familjes Ferracaku, e më pas edhe me Abedin Ferracakun, i cili është në arrati.

Arjani i kishte thënë se e ka studiuar dosjen dhe ishte e pamundur që të akuzuarit të mos dënoheshin. Por me këto prova do të kërkonte gjykim të shkurtuar, me qëllim për t’i lehtësuar dënimin dhe shmangur dënimin me burgim të përjetshëm, gjithmonë nëse gjykata e pranonte. Për të mbrojtur këta shtetas, Hasan Ferracaku, Abedin Ferracaku, Shyqyri Ferracaku si nipin e tyre, i duheshin 340 000. Ajo i ka thënë Arjanit që këtë do t’ia thoshte Abedin Ferrecakut e më pas do t’i kthente përgjigje.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE

Për çfarë ngjarje bëhet fjalë?

Tragjedia në plazhin e Velipojës ka ndodhur më 26 qershor 2021, ku nga një përplasje e ashpër me armë zjarri kanë mbetur të vrarë Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç.

Shkak i përleshjes së përgjakshme u bë sherri mes dy familjeve Ferracaku dhe Gocaj për shfrytëzimin e shezlongëve në. Në dëshminë e dhënë atëherë, babai i vëllezërve Gocaj tha se prisnin që hapësira ranore të ndahej nga shteti, ashtu sikundër funksiononte çdo vit, por një debat i çastit i kushtoi atij jetën e dy djemve. Ndërkohë i riu Myzerim Zeneli kishte vetëm një ditë që kishte nisur punën si kamarier në lokalin e vëllezërve Gocaj. i plagosur mbeti edhe 17-vjeçari Elmilind Dyli, i cili ishte nip i Kujtim Ferracakut.

Kush është Arjan Ndoji?

Arjan Ndoji i shpëtoi një atentati me armë teksa ishte në lëvizje me makinën e tij në vitin 2019. Në ngjarjen e ndodhur pranë mbikalimit të Shkozetit, në aksin Durrës-Tiranë, u plagos prokurori, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në spital.

Për ngjarjen, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Bashkim Haxhinë, Genti Ndrejakun, Marsel Deçkën, Endrit Sinanin dhe Julian Pjetrin. Për ngjarjen, SPAK identifikoi 9 persona të tjerë të përfshirë. Sipas SPAK, të dyshuarit në role të ndryshme, si porositës, ekzekutorë, apo ndihmës, kanë bashkëpunuar para dhe pas ngjarjes së 1 nëntorit 2019 tek mbikalimi i Shkozetit.

/a.r

Next Post
Abdixhiku: Reagimet e ndërkombëtarëve, pasojë e keqveprimeve diplomatike të Kurtit

Abdixhiku: Reagimet e ndërkombëtarëve, pasojë e keqveprimeve diplomatike të Kurtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Investimet e huaja në rajon po krijojnë më pak vende pune për kapitalin e investuar

Investimet e huaja në rajon po krijojnë më pak vende pune për kapitalin e investuar

July 14, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

Rreziku “Antifa”, eksperti: Trump kërkon të krijojë kauza populiste para zgjedhjeve

July 14, 2026
Faturat e padukshme, gabimet që bëjmë me kondicionerin gjatë verës

Faturat e padukshme, gabimet që bëjmë me kondicionerin gjatë verës

July 14, 2026
Rama publikon pamje nga Shkodra e mbushur me turistë: Mëngjes i zakonshëm për qytetin

Rama publikon pamje nga Shkodra e mbushur me turistë: Mëngjes i zakonshëm për qytetin

July 14, 2026
Kapen 216 kilogramë khat në aeroport, droga ishte fshehur në shtatë valixhe të një pasagjeri izraelit

Kapen 216 kilogramë khat në aeroport, droga ishte fshehur në shtatë valixhe të një pasagjeri izraelit

July 14, 2026
Marta Kos mesazh Kosovës pas fitores së Kurtit: Stabiliteti institucional kyç për rrugën drejt BE

Konferenca Ndërqeveritare me BE-në, Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur, sot mbyllen kapitujt e parë

July 14, 2026
Anticikloni afrikan mbi Mesdhe, Italia përfshihet nga vala e të nxehtit, temperaturat pritet të arrijnë 40°C

Anticikloni afrikan mbi Mesdhe, Italia përfshihet nga vala e të nxehtit, temperaturat pritet të arrijnë 40°C

July 14, 2026
VIDEO / Mimoza Ahmeti ironizon protestën: Me radhë lëpihen viçat, ndaj kërkoni gjëra që ju takojnë

VIDEO / Mimoza Ahmeti ironizon protestën: Me radhë lëpihen viçat, ndaj kërkoni gjëra që ju takojnë

July 14, 2026
Mot i kthjellët në të gjithë vendin, erë e fortë në bregdet

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, erë e fortë në bregdet

July 14, 2026
Irani sulmon anijet në Ngushticën e Hormuzit, reagojnë Emiratet , SHBA nis sulme të reja

Irani sulmon anijet në Ngushticën e Hormuzit, reagojnë Emiratet , SHBA nis sulme të reja

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In