Ish-prokurori, Hajdari: “Mjerë zyrtarët e korruptuar! Sapo ka nisur, do të kemi çdo javë e çdo muaj rezultate!”

Hajdari43

Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari komentoi në emisionin “Frontline” të gazetares Marsela Karapanço, në News24, operacionin e SPAK dhe Antimafias Italiane “Shpirti”, i finalizuar me 38 urdhër-arreste, mes të cilëve edhe prokurorë e zyrtarë të lartë policie.

Për ish-prokurorin Hajdari ky operacion tregon se goditja për korrupsionin në vend ka filluar dhe, sipas tij, në muajt në vijim do të kemi të tjera operacione të tilla, që do të godasin zyrtarë të lartë të përfshirë në korrupsion.

“Operacion i suksesshëm parë në këndvështrimin që autoritetet italiane besojnë te SPAK. Kjo është arsyeja që ato kanë sjellë materiale të plota, që tregon se kjo prokurori ruan sekretin, pasi ne kemi vuajtur nga ruajtja e sekretit. Do të kemi edhe bashkëpunime të tjera, pasi drogërat e forta kalojnë nga Shqipëria. Duke bashkëpunuar prokuroria jonë me ato evropiane, edhe prokuroria jonë do të jetë më e përgjegjshme, por edhe rezultatet do t’i kemi më pozitive. Prokuroria italiane ka dhe dosje të tjera, pasi e dimë që vitet 2015, 2015 dhe fillimi i 2017 kanë qenë vite kur nga Shqipëria janë trafikuar sasi të mëdha droge. Në përgjimet e këtyre dosjeve dalin shtetas e zyrtarë shqiptarë.

Kjo sapo ka filluar, në muajt në vijim do të kemi më shumë bashkëpunim. Mjerë ata zyrtarë të lartë, që kanë njollosur figurën e policisë apo të prokurorisë shqiptare, sepse shumë shpejt do të përballen me drejtësinë. Prokuroria vepron me prova. Aty ku do të ketë prova, ata do të goditen. Deri më tani është një ogur i mirë, se nuk është parë të ndiqen prokurorë, zyrtarë policie. Për mendimin tim më të rëndësishëm janë zyrtarët e shtetit, sesa politikanët, pasi shtetin e mbajnë zyrtarët. Shpresoj shumë që prokuroria të ketë prova të plota, sepse do jetë zhgënjim i madh, nëse në vijim një pjesë do të lirohen për mungesë provash.

 

Ambasadorja Kim, ambasadori i BE dhe ONM nuk kanë konflikt interesi në Shqipëri. Kur ato mbështesin rezultatet, duhet të kuptojmë se kanë informacione përtej këtyre ngjarjeve, sepse janë në Shqipëri me fokus të qartë. SHBA janë investitorët më të mëdhenj të reformës në drejtësi. Shumë shpejt do të shohim edhe ato zyrtarë, që nëse kanë çuar pasuri atje për të pastruar korrupsionin, do t’i shohim shumë shpejt. Jo vetëm të personave të shpallur ‘non grata’, por edhe të tjerë. Nëse pasuritë e tyre vijnë nga paligjshmëria dhe janë regjistruar nën emra të tjerë në SHBA, do të sekuestrohen dhe do të ndiqen penalisht. Rezultatet kanë vonuar pak, por tani janë në fazën kur rezultatet sapo kanë filluar të dalin. Rezultate për zyrtarët e lartë dhe për ata që kanë bërë krim të organizuar në Shqipëri, do të kemi gati çdo javë e çdo muaj ngjarje si kjo që po shohim tani.

Ka një grup, zyrtarë e politikanë të korruptuar, që duan ta zbehin reformën në drejtësi, por shumë shpejt shqiptarët kanë filluar të kuptojnë e besojnë se SPAK me ndëshkueshmëri do të jetë shumë prezent. Në momentin që SPAK grumbullon provat, nuk ka asnjë pengesë për t’i çuar njerëzit para drejtësisë. Korrupsioni në Shqipëri është masiv. Jam i bindur që ne kemi një ko0rrupsion nga nivelet më të larta te nivelet më të ulëta. Barra më e madhe i bie kryeministrit Rama, që të bëjë një reformë siç e ka premtuar, që drejtorë të administratës publike, që kanë bërë korrupsion, të mos jenë më pjesë e qeverisjes, si dhe mbështetja absolute e SPAK për të vënë para drejtësisë çdo zyrtarë të shtetit shqiptar”, tha ish-prokurori Hajdari. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com