• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ish presidenti Trump shpallet fajtor, mbështetësit bëjnë thirrje për luftë civile në SHBA: Të vrasim gjykatësin!

by Java News
31/05/2024 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbështetësit e Donald Trump, të inatosur nga vendimi i Gjykatës Federale në Manhatan për të shpallur fajtor ish-Presidentin për shkak se “bleu heshtjen” e yllit të pornografisë, Stormy Daniels, kanë vërshuar me komente në mbështetje të tij.

Në faqet e rrjeteve sociale pro-Trump madje është bërë thirrje për trazira dhe hakmarrje. Sipas një analize të Reuters mbështetësit e tij kanë postuar dhjetëra mesazhe të dhunshme, në tre faqet e internetit të lidhura me ish-presidentin.

Disa madje kërkojnë që të sulmohet anëtarët e jurisë që e shpallën fajtor, apo edhe ekzekutimin e gjyqtarit Juan Merchan. Nuk mungojnë thirrjet as për një luftë të drejtpërdrejtë civile dhe kryengritje të armatosur.

Për këtë çështje ndërhyri edhe Rusia. Sipas Kremlinit, gjyqi tregon se Shtëpia e Bardhë po “eliminon rivalët e saj politikë” me çdo mjet. “Fakti që një eliminim de facto i rivalëve politikë me të gjitha mjetet e mundshme legale dhe të paligjshme po ndodh atje është i qartë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ndërkohë, pas vendimit organizatorët e fushatës së Trump mblodhën një rekord prej 34.8 milionë dollarësh në donacione. Shuma e mbledhur në më pak se 24 orë tregon se si financuesit e Trump nuk duket aspak të frikësuar dhe të dekurajuar nga vendimi i jurisë së Nju Jorkut, por po e kthejnë vendimin në favor të tyre./m.j

Next Post
Vata: Në FSHF ka njerëz që s’e duan djalin tim. Prezenca ime afër ekipit përfaqësues destabilizon klanet brenda Federatës

Vata: Në FSHF ka njerëz që s’e duan djalin tim. Prezenca ime afër ekipit përfaqësues destabilizon klanet brenda Federatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

November 5, 2026
“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

November 5, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Ditari nuk është procesverbal!

November 5, 2026
Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

November 5, 2026
Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

November 5, 2026
Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

November 5, 2026
Zvicra vendi numër 1 në botë për gjobat ndaj makinave

Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë, detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

November 5, 2026
Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

November 5, 2026
Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

Protesta në Tiranë, gjobiten për bllokimin e rrugës 31 persona

November 5, 2026
Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

Tragjedia në Elbasan me dy viktima, zbardhen dyshimet e para për shkakun e shpërthimit në pallat

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In