• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vata: Në FSHF ka njerëz që s’e duan djalin tim. Prezenca ime afër ekipit përfaqësues destabilizon klanet brenda Federatës

by Java News
31/05/2024 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata në një intervistë për “News24”, iu përgjigj edhe deklaratës së bërë nga Alban Bushi për djalin e tij, Roko Vata, duke theksuar se asnjë përfaqësues i FSHF-së nuk ka kontaktuar me të.

–Pak ditë më parë, Alban Bushi, trajneri i Shpresave, u shpreh se Federata ka kontaktuar me Rokon dhe disa talente të tjerë, a ka pasur realisht një ftesë konkrete për Rokon?

Unë Albanin e kam patur shok dhome kur Medin Zhega ishte trajner i Kombëtares. Shpesh herë Albani binte për të fjetur me një plan dhe zgjohej me ëndrra. Vetëm në ëndërr mund ta ketë parë. Nëse zyrtarisht një përfaqësues i FSHF-së ka kontaktuar me mua ose me agjentët e Rokos, sepse me djalin personalisht jam i sigurt që nuk i kanë kontaktuar. Nuk është e ndershme të gënjesh sepse bëhet fjalë për një situatë tepër delikate. Njerëzit që e kuptojnë se si është marrëdhënia ime me persona që kanë investuar në futbollin shqiptar që përpara 20 vitesh, duhet të kuptojnë që nuk ka mundësi që të kenë dëshirë që prezenca e Rudi Vatës të jetë afër ekipit kombëtar. Është e pamundur. Këta gënjejnë njerëzit dhe i mbushin me iluzione sikur është kontaktuar Rudi Vata. Në jetën time akoma nuk kam kontaktuar me një përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit për Rokon në formë zyrtare. Nëse Albani thotë që e kam pyetur Rudin si po shkon Roko? A po bën progres? Kjo është diçka tjetër sepse është një bisedë mes dy shokësh, por jo për të planifikuar diçka në lidhje me këtë situatë. Gazetarët nëse janë të interesuar të dinë të vërtetën duhet të kërkojnë fakte.

–Nëse do të kishte një ftesë zyrtare për Rokon, a do të pranonte Roko të luante për Shqipërinë?

-Nëse do të kishte do të diskutonim dhe ju do e merrnit vesh e para. Por unë po ju them që ka klane që nuk e kanë në interesin e tyre që Rudi Vata apo djali i Rudi Vatës të afrohet në Kombëtare. Sepse balancat mund të prishen dhe këto balancat nuk i duan të prishura, por duan ti kenë siç janë. Nuk po them Duka sepse nuk kam asgjë kundër atij, por ka njerëz afër tij që e dinë sesi funksionoj unë. Prezenca ime afër ekipit përfaqësues destabilizon klanet e tyre dhe kjo nuk mund të ndodhë. Në këtë mënyrë nxjerrin zhurmues që thonë është kontaktuar Vata. Janë gënjeshtra, fjalë boshe. Nëse dikush nxjerr një fakt unë nuk flas më për këtë situatë. Mënyra sesi i paraqesin gjërat është tipike sesi funksionojnë gjërat në Shqipëri. Shqipëria është vendi i qokave dhe i gjobave. Ata që vendosin gjoba bëjnë qoka dhe e kundërta. Me mua nuk funksionon ky mentalitet. Këto mundohen ta zgjidhin më mënyrën “alla-shqiptarshe” në një kohë kur mentaliteti im dhe kultura ime ka 33 vite që është ndryshuar. Sepse kam ndërtuar një jetë në sisteme të rëndësishme. Mentaliteti im ka marrë një formë që unë nuk pajtohem me mentalitetin që kam pas sepse kam qenë gabim. Këta kanë jetuar në atë botë dhe vazhdojnë jetojnë. Ky është ndryshimi. Dikush beson te puna, dikush te djalli. Këta kujtojnë se me djallin ecim përpara ne./m.j

Next Post
1 Qershori, dita pa makina në Tiranë,  ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve

1 Qershori, dita pa makina në Tiranë, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia nuk e arrestoi edhe pse kishte dënimin për të shlyer, i riu vret brutalisht vajzën 2-vjeçare të partneres

Policia nuk e arrestoi edhe pse kishte dënimin për të shlyer, i riu vret brutalisht vajzën 2-vjeçare të partneres

August 2, 2026
Brenda kështjellës 2.6 mln euro të Ermal Beqirit në Francë, ja si duket rezidenca luksoze që SPAK do t’ia sekuestrojë

Brenda kështjellës 2.6 mln euro të Ermal Beqirit në Francë, ja si duket rezidenca luksoze që SPAK do t’ia sekuestrojë

August 2, 2026
Pse PD do ta shtyjë hyrjen në fuqi të marrëveshjes ushtarake me SHBA?

Pse PD do ta shtyjë hyrjen në fuqi të marrëveshjes ushtarake me SHBA?

August 2, 2026
Alarmi nga minat detare! Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

Alarmi nga minat detare! Turqia, Rumania dhe Bullgaria ndërhyjnë me plan të përbashkët

August 2, 2026
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, makina bëhet copash, një i lënduar

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, makina bëhet copash, një i lënduar

August 2, 2026
E vrau dhe e fshehu trupin në një valixhe/ Në pranga autori në Greqi, 26-vjeçari pranon krimin ndaj 38-vjeçares skoceze

E vrau dhe e fshehu trupin në një valixhe/ Në pranga autori në Greqi, 26-vjeçari pranon krimin ndaj 38-vjeçares skoceze

August 2, 2026
12-vjeçari kapet duke drejtuar një Jet Ski në Dhërmi, Policia gjobit me 10 mijë lekë pronarin dhe bllokon mjetin lundrues

12-vjeçari kapet duke drejtuar një Jet Ski në Dhërmi, Policia gjobit me 10 mijë lekë pronarin dhe bllokon mjetin lundrues

August 2, 2026
Bashkimi i Dimalit me Beratin, kryebashkiakja socialiste kundër partisë: Vendimi, jo transparent

Bashkimi i Dimalit me Beratin, kryebashkiakja socialiste kundër partisë: Vendimi, jo transparent

August 2, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë, por Serbia nderon Brigadën e 37-të

Akuzohet për krime lufte në Kosovë, por Serbia nderon Brigadën e 37-të

August 2, 2026
Përplasen 2 helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

Përplasen 2 helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur

August 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com