• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ish-presidenti Topi: Berisha arkitekti i shkatërrimit të PD! Basha lider pa karakter, të tradhton rrugës!

by Java News
14/07/2021 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita aktuale është në diktaturë dhe fajtor kryesor për këtë, një nga figurat historike të PD-së, Bamir Topi, thotë se është Lulzim Basha, një lider pa karakter, jo vetëm politik por edhe si njeri. Megjithatë, arkitekt të shkatërrimit të PD-së, për Topin është Sali Berisha, që e bën përgjegjës, mes të tjerave edhe për emërimin në krye të partisë, Lulzim Bashën. Këtë të fundit e quan lider të dështimin, për të cilin thotë se i ka gjetur të gjitha gjërat gati dhe mendon se në këtë mënyrë do bëhet edhe kryeministër

TIRANË– Opozita aktuale është në diktaturë dhe fajtor kryesor për këtë, një nga figurat historike të PD-së, Bamir Topi, thotë se është Lulzim Basha, një lider pa karakter, jo vetëm politik por edhe si njeri. Megjithatë, arkitekt të shkatërrimit të PD-së, për Topin është Sali Berisha, që e bën përgjegjës, mes të tjerave edhe për emërimin në krye të partisë, Lulzim Bashën. Këtë të fundit e quan lider të dështimin, për të cilin thotë se i ka gjetur të gjitha gjërat gati dhe mendon se në këtë mënyrë do bëhet edhe kryeministër. Ai shpreh keqardhje që njerëzit besojnë ende tek ai, teksa kthehet pas në kohë dhe tregon se sa përshtypje i ka bërë marrëdhënia e Bashës me Berishën, ku ai sapo kishte ardhur në PD. Një kofidencë që nuk di ta shpjegojë se nga i vinte, dhe nisur nga kjo, duke e përshkruar si tradhtar, raportin që ka me ish- kryeministrin, për Topin, është një detyrim.

“Berisha arkitekt i shkatërrimit të PD dhe duke ia besuar këtij njeriu është me përgjegjësi të mëdha, Verdiktin e mori nga dikush tjetër. Basha një njeri që i ka marrë të gjitha gati, është katapultuar, në 2005 e di dhe vendin kur kishim festuar për të festuar përjetoni e PD, në Durrës aty e kam parë për herë të parë, aty e pashë që ndryshe nga të tjerët kishte një komunikim shumë konfidencial me Berishën, më ka bërë shumë përshtypje, por në natyrën time nuk i bëja komente. Berisha dhe Basha e pandarë, Basha të tradhton gjatë rrugës, por ka qenë i detyruar me një simbiozë politike, ky i ka marrë të gjitha pozicionet në mënyrën më të lehtë të mundshme, por pjesa më e madhe e njerëzve që e ngritën atë parti nga hiri, i ke të larguar, ardhja, marrja e disa pozicioneve, ke një lider pa karakter, dhe nuk flas për karakter politik, nuk ka karakter njerëzor, me këtë mund të ecësh dhe rrugës e sheh veten me stërkëmbësha.”, tha Topi.

Ai ka folur për herë të parë edhe për atë se çfarë ndodhi në selinë e blu, episodin ku Lulzim Basha u bë bashkëfajtorë me Sali Shehun dhe nënshkruan një marrëveshje fiktive, sikur FRD, partia e themeluar prej tij,  pranonte koalicionin me PD, për t’u futur bashkë në zgjedhjet e 25 prillit. Mes vendimeve absurde të Bashës, cilëson edhe largimin e shumë figurave historike nga PD-ja, mes tyre edhe Jozefina Topallin.

“Basha ka dalë dhe ka thënë që ka nënshkruar marrëveshjen me Topin, ku ishte firma ime. Të nesërmen kjo gjë është marrë vesh vetëm pas dorëheqjes sime, Basha u bë bashkëfajtor i një akti zyrtar ku unë nuk isha prezent, kur je në opozitë ti duhet të demonstrosh akte të larta të karakterit dhe sinqeritet, por kur del lakuriq në opozitë çfarë pret nga njerëzit. Berisha ishte lider i ashpër, ka problemet e veta, ka pasur edhe kontribute, ky është lider pa karakter, nuk mund të fshihet asgjë mbi maskën e buzëqeshjes. Ai mund të largosh njerëzit e kontributeve të mëdha, unë kam pasur probleme me Topallin, por si mund ta largosh Topallin, di mjaft raste që ka qenë duke lënë kokën, mbi ç’bazë se do ta kesh”, tha Topalli

Të ardhmen për opozitën e sheh të zymtë. Njëjtë, edhe atë se çfarë do të ndodh të shtunën me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

“Po ça Kuvendi. Nuk shoh as tunel të projektuar e jo më të çpuar”, tha Topi. Mes kësaj të ardhshme të zymtë, ku e sheh veten Topi?  “Unë do jem vetëm në qetësinë time, do të shkruaj, kur të më ftosh në studio do vij të flas dhe të falënderoj që je një mendje e hapur në një studio të hapur se shumë studio të tjera kanë vendosur mure se kur bëhet fjalë për pisllëkun e madh janë përfshirë të gjithë. Nuk pres një ftesë nga kryeministri Edi Rama”, përfundoi ai përballë gazetarit Denis Minga. Shqiptarja.com

Next Post
Korrigjim kufijsh?! Por Lugina e Preshevës po braktiset nga shqiptarët…

Largimi i shqiptarëve/ Zv.ministri Tare: Shifrat janë shqetësuese. Motivi kryesor, sistemi arsimor në vend

Comments 1

  1. shkurt2014 says:
    5 years ago

    E vertete eshte Z Topi fjala juaj,plaku dhe basha shkatrruan te te quajturen pd,e shkatrruian dhe plackiten pd e shqiptaret

    Reply

Leave a Reply to shkurt2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In