• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-presidenti thirrje për rrëzimin e qeverisë: Dilni në protestë!

by A R
24/01/2018 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Bujar Nishani duket se ka nisur angazhimin “me kohë të plotë” në politikë. Ai tregohet mjaft aktiv përmes rrjeteve sociale ku poston reagime të ndryshme për çështjet politike.

Së fundi ai shkruan për protestën e opozitës ku rendit disa arsye sipas tij se pse qytetarët duhet të bashkohen.

Sipas Nishanit jeta jonë është vështirësuar, që kur në pushtet ka ardhur Edi Rama.

Statusi i Nishanit

Protesta sot nuk është partiake!

Prej disa vitesh jeta jonë ka marrë jo thjesht një kahje të gabuar por një të tatëpjetë.

E në këtë të tatëpjetë jemi duke u përplasur të gjithë, burra e gra, të rinj e të moshuar, të kamur e të varfër, të përgjegjëshëm e të pa përgjegjëshëm, votues dhe abstenues, të djathtë e të majtë, dashurues dhe kundërshtues të pushtetit.

Sot është prioritet emergjent shembja e status quo-së, social politike që ka ngërthyer të gjithë vendin.

Që nga shtatori i vitit 2013 në Shqipëri u dizenjua dhe implementua një platformë sa fatkeqe aq dhe e papërgjegjëshme.

Çuarja e Shqipërisë drejt një KAOSI total social ku qytetari humbet cdo orientim dhe dimension normal. Ai kthehet në një qënie e varfër, e pasigurtë, e frikësuar, amorfe dhe pa nerv. Ky KAOS menaxhohet nga grupet kriminale dhe “të fortët”.

Mjerimi i madh nis nga rrethina e Tiranës e cek çdo skaj të vendit, veri e jug, lindje e perëndim, tej e ndanë një hapësire e matshme kjo gjeografikisht jo më shumë se sa e një kryeqyteti evropian.

Kjo meriton reagim dhe protestë!

Institucionet e shtetit janë sulmuar, degraduar dhe nuk ofrojnë as garanci dhe as shërbim.

Për këtë duhet protestuar !

Shteti ynë po humbet çdo ditë nga pak arsyen pse duhet një shtet.

Këtë duhet ta ndalojmë !

Shqiptarët nisën të lëvizin si njerëz të lirë dhe në normalitet që nga viti 2010. Sot trajtimi i tyre në sportelet e kontrollit të vendeve të Shengenit është kthyer siç ai i viteve ‘90. E ky nuk është faji i të tjerëve. Nëse ne u dërgojmë drogë, krim dhe pasiguri kufitare, fajtorin e kemi mes nesh.

Ne duhet ta ndëshkojmë atë dhe rikthejmë normalitetin për të gjithë ne !

Për herë të parë në këto 25 vitet e fundit mediat prestigjoze botërore si BBC, Newsweek, Financial Times, Le Figaro, Süddeutsche Zeitung, La Repubblica etj., po na tregojnë si faqe të zezë e narkotrafikut për shkak të disa faqezinjëve në mes nesh që duhen ndalur.

Edhe protesta është një mënyrë për ta nisur ndaljen e tyre !

Zëri, modeli dhe fytyra e qytetarisë është zëvendësuar me injorancën dhe harbutërinë që tenton të na përfaqësoj të gjithëve.

Për këtë duhet protestuar !

Korrupsioni ka kalçifikuar statusin e të privilegjuarit dhe pandëshkueshmërisë.

Protesta të paktën e denoncon atë !

Urrejtja klasore ka rilindur në formën e vet më revanshiste. Ish të përndjekurve politik ju mohohet e drejta e parashikuar me ligj në procesin e rehabilitimit të tyre. Pronarëve të shpronësuar nga regjimi stalinist ju është bllokuar e drejta e rikthimit të pronës familjare.

Protesta denoncon këto akte burracakërie !

Kërkesa e shqiptarëve për reformën në drejtësi u shëndërrua në një platformë për kontrollin politik të pushtetit të drejtësisë. Gërma dhe fryma e Kushtetutës miratuar me konsensus u minua harbutërisht në mënyrë të parikuperueshme në këtë status quo. Grupi që dominon të gjithë pushtetin operacional ushtron vullnetin e vet njëanëshmërisht në kontrollin me anë të policisë dhe joshjes të gjithë piramidës së sistemit të drejtësisë.

Për një reformë të vërtetë në drejtësi duhet protestuar !

Përpjekja për arsimim dhe punësim u zëvendësua nga rradhët e gjata për formularët e emigrimit. 300 mijë shqiptarë aplikuan veç të ikin në 2016. Dyfishimi tyre është shënuar në 2017. Një tmerr kombëtar pa fund ky.

Protesta më së paku e denoncon këtë poshtërim ku zullumqari e zhyti qytetarin !

Në këtë ambjent arrogance e tehposhtje

reagimi parlamentar dhe ekstra parlamentar ka rëndësi fondamentale.

Ato parlamentare janë të shumëllojshme dhe do jepnin rezultate të rëndësishme.

Ato ekstraparlamentare janë domozdoshmëri e këtij realiteti që degradon pa ndalim cdo ditë.

Në Shqipëri është atrofizuar demokracia dhe vendi po shkon fatalisht drejt përplasjes së fortë.

Pluralizmi politik po nis të konsiderohet i panevojshëm. Media kur nuk blihet gjobitet. “Shoqëri Civile”, mbahet si distinktiv ndër rreshtarët militarë.

Ndaj qytetaria duhet të kundërshtoj !

Opozita ka të drejtën por dhe detyrën të kërkoj fjalën, zemrën dhe nervin e shqiptarëve në Protestë !

Shqiptarët më tej, meritojnë të shohin rrugëtimin e qartë të ndryshimit.

Sot, protesta nuk është “Për” partinë por “Kundër” status quo-së.

Sot, na vyen jo ruajtja e status quo-së por rrëzimi i saj pasi nuk jemi në begati dhe normalitet por anarshi, varfëri dhe kaos.

Next Post
Këshilla për ata që punojnë në kompjuter: Ja vitamina që ju duhet

Këshilla për ata që punojnë në kompjuter: Ja vitamina që ju duhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In