• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Ish-Presidenti i Francës: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE deri në 2030

by E B
25/06/2026 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me ftesë të studentëve nga Kolegji i Europës, ish-presidenti i Francës, François Hollande vizitoi Tiranën. Në cilësinë e anëtarit të Komisionit për Punët e Jashtme në Asamblenë Kombëtare të Francës, ish-presidenti Hollande u takua me kryeministrin Edi Rama dhe drejtues të institucioneve shqiptare nga ku fokusi i diskutimeve ishte procesi ku ndodhet Shqipëria drejt anëtarësimit të plotë të BE.Pak përpara largimit nga vendimi ynë ish presidenti François Hollande dha një intervistë ekskluzive për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, nga ku ai i përgjigjet disa pyetje të lidhura me aspiratën e Shqiptarëve për t’u bashkuar familjes europiane. Po ashtu flet edhe për rolin mbështetës të Francës në këtë proces, për të cilin kërkon të jetë anëtarësimi i bazuar në meritë.

Gjatë mandatit tuaj presidencial (2012-2017), Shqipëria mori statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Në këtë fazë Shqipëria ka hapur të gjitha kapitujt e anëtarësimit. Duke pasur parasysh se kriteri kryesor i Francës është anëtarësimi i bazuar në meritë, a e konsideroni realist parashikimin e propozuar deri në 2030 për një anëtarësim të Shqipërisë në Unionin Europian?

Po, siç e thatë edhe ju, unë kam qenë President i Republikës kur Franca konsideroi se Shqipëria ishte kandidat për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Prej asokohe kanë kaluar vite, janë bërë shumë përpjekje, etapat janë kapërcyer, kapitujt janë hapur njëri pas tjetrit, pra dhe parashikimi i vitit 2030 është i duhuri. Ka akoma disa elemente që duhen rregulluar dhe e di se Bashkimi Evropian dhe qeveria shqiptare po punojnë për këtë. Pastaj duhen bërë ratifikimet e nevojshme. Kjo mund të duket tepër e gjatë për shumë shqiptarë, që do kishin dashur që gjërat të ecnin më shpejt, por këto janë kërkesa të procedurave evropiane. Fakti që janë procedura shtrënguese do ta ndihmojë Shqipërinë të ketë sukses, jo vetëm për të hyrë në BE, por edhe për të qenë një faktor i rëndësishëm për BE-në.

Në Samitin e fundit BE-Ballkan në Mal të Zi, kancelari gjerman dhe presidenti francez propozuan një plan për integrim gradual dhe të strukturuar për të përshpejtuar zgjerimin e BE-së, posaçërisht për Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainën, duke e përshtatur procesin me realitetet aktuale gjeopolitike. Synimi është të rigjallërohen negociatat e anëtarësimit, të cilat shpesh perceptohen si shumë të ngadalta dhe burokratike, duke ruajtur njëkohësisht kushtëzimet e rrepta bazuar në reformat dhe meritat e vendeve kandidate. Cili është mendimi juaj për këtë iniciativë franko-gjermane?

E mbështes iniciativën franko-gjermane, sepse ajo do t’u mundësojë vendeve kandidate, që janë gati të aderojnë, por që nuk janë akoma anëtarë të BE-së, të marrin pjesë në mbledhje në të cilat flitet pikërisht për fusha ku janë vendosur kushtet për të hyrë në BE. Pra kjo mënyrë progresive të vepruari na mundëson që të mos presim afatet që duken të largëta, siç po flisnim për 2030-n, dhe të integrohen në proces tashmë vendet kandidate, për shembull ata të Ballkanit perëndimor. Por nuk duhet që kjo të shikohet nga vendet kandidate si një shtyrje tjetër e aderimit. Duhet të jetë një proces ku nuk ka dyshime në lidhje me arritjen e aderimit. Kjo qëndron për Shqipërinë dhe për Malin e Zi, ndërsa për Ukrainën do pritet që të gjitha kushtet të jenë plotësuar që të hyjë në BE. Por nuk janë të njëjtat afate kohore si për Shqipërinë dhe Malin e Zi, ashtu dhe për Ukrainën dhe Moldavinë.

Lufta e agresionit e Rusisë kundër Ukrainës ka përshpejtuar dhe thelluar dëshirën e Komisionit Evropian për të parë Ukrainën dhe Moldavinë të jenë gati për t’u bashkuar me BE-në. Ky ndikim ka qenë pozitiv, duke i dhënë gjithashtu një shtysë vendeve të Ballkanit, dhe në veçanti dy më të përparuarve, përkatësisht Malit të Zi dhe Shqipërisë. Por a mendoni se ky ndikim mbetet edhe sot pozitiv për rajonin?

Po, mendoj se fatkeqësisht, ngjarjet gjeopolitike e kanë shpejtuar, apo më mirë të themi, i kanë bindur vendet anëtare të BE-së që të presin mes tyre Shqipërinë dhe Malin e Zi, para Ukrainës dhe Moldavisë. Por edhe pa këto ngjarje, procesi do të kishte ecur mirë përpara, d.m.th. që ne kemi nevojë të kemi në Evropë edhe Ballkanin perëndimor, dhe jo vetëm për shkak të luftës në Ukrainë, apo për shkak se Moldavia është e kërcënuar. Jo. Ne kemi nevojë që Ballkani Perëndimor të zënë vendin e tyre në BE, si për shkak të arsyeve që lidhen me situatën në Ballkan, për të shmangur interferencat e huaja dhe për të forcuar sigurinë në Evropë përmes kontrollit të kufijve të saj.

Franca ka treguar një interes të qartë politik për Shqipërinë gjatë tre viteve të fundit, i nxitur nga një marrëdhënie miqësore dhe besimi midis Kryeministrit dhe Presidentit Macron, i cili e ka vizituar Tiranën dy herë në një kontekst dypalësh brenda një viti e gjysmë. Si e vlerësoni këtë zhvillim?

Kjo gjë më gëzon shumë, fakti që presidenti Macron mundi ta bënte vizitën që unë nuk munda ta bëja kur isha president. Kisha parashikuar të vija në Shqipëri, por kushtet në Francë në momentin e parashikuar për vizitën nuk ishin siç duhet dhe kisha një detyrim maksimal qëndrimi në Francë. Pra gëzohem shumë që Presidenti Macron, edhe pse është në fund të mandatit, ka ardhur dy herë këtu, në Tiranë. Është shumë e rëndësishme sepse lidhjet mes Shqipërisë dhe Francës janë kulturore, njerëzore, por janë gjithashtu dy vende të cilat duan që të mbrohet pluralizmi në gjirin e Evropës. E dimë mirë se sot ka një gjallërim të të djathtave ekstreme populiste që kërcënojnë të dobësojnë Bashkimin Evropian. Pra dua të besoj se prania e Shqipërisë në BE do të forcojë rrymën e demokracisë./ Top Channel

Next Post
Kreu i Veteranëve të UÇK: Ngatërrohet emri i Tahir Sinanit, po keqpërdoret për arsye politike

Kreu i Veteranëve të UÇK: Ngatërrohet emri i Tahir Sinanit, po keqpërdoret për arsye politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme -

Qindra të arrestuar për zjarret në Francë, 70% e tyre akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme –

August 15, 2026
Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

Zjarret “pushtojnë” Shqipërinë/ 31 vatra të regjistruara, 11 ende aktive, në terren qindra forca

August 15, 2026
Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

Erdogan zgjeron aleancën ushtarake, kërkon Egjiptin në Paktin e Mekës: Marrëveshja është e hapur për vende të tjera

August 15, 2026
Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

Rikthehen mashtrimet me SMS dhe WhatsApp, Policia paralajmëron: Mos klikoni linqet, rrezikohen llogaritë bankare

August 15, 2026
Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

Masakër në Libanin e Jugut/ 11 të vrarë nga sulmet izraelite, mes viktimave 3 fëmijë dhe 2 gra

August 15, 2026
Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

Evropa përfshihet nga zjarret masive, mijëra të evakuuar dhe dhjetëra mijëra hektarë pyje të djegura

August 15, 2026
Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë -

Tërheqje masive e vezëve në SHBA për shkak të shpërthimit të salmonelës, rreth 100 persona të sëmurë –

August 15, 2026
Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com