• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-partnerja abortoi fëmijën, babai-djalit: Më kriminel je ti që e mbulove!

by Java News
30/04/2023 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një fakt tronditës zbulohet nga Besniku për djalin e tij, Taulantin në “Shihemi në Gjyq”. Deri më tani Taulanti është shprehur se ka vetëm një fëmijë, por ish-partnerja e tij ka mbetur shtatzënë dhe më pas ka abortuar.

Taulanti sqaron për rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se ai këmbënguli që ish-partnerja, Kozeta mos të abortonte. Ndërkohë Besniku e pyet pse nuk e denoncoi që shtatzënia është ndërprerë pa miratimin e dy palëve. Për këtë, i biri i përgjigjet se nuk mund të ndërmerrte një veprim të tillë mbi nënën e fëmijës së tij.

Taulant: Kam vajzën, Stelinën dhe gjatë kohës që ishte Stelina, kishte shtatzëni të dytë dhe për këtë gjë kur ishin gjërat të acaruara dhe i thamë mos t’i bëjmë gjërat se kemi dhe fëmijë në mes, t’i gjejmë gjërat me gjuhën e përbashkët, edhe në qoftë se ti nuk do pranosh që të jetojmë bashkë, i them shiko jetën tënde, ç’do bëjmë me fëmijët?

Eni Çobani: E lëshove ti, iku ajo?

Taulant: Nuk iku se ishte në bisedë e sipër dhe kur vjen puna më tha “po, unë do largohem”. E çova nga Saranda se jetoj në Sarandë, kam 22 vjet që jetoj atje, e prura nga Saranda, e kam prurë vetë dhe e kam dërguar në shtëpinë e prindërve të vet.

Eni Çobani: Bashkëshorten, gjithmonë bashkëshorten.

Taulant: Po. Me gjithë vajzën që ishte 7-muajshe. Ndërkohë ishte shtatzëni e dytë. Para se të ikte kemi bërë një mirëkuptim ndaj Kozeta Dervishaj që kisha unë, bashkëjetuesen time.

Besnik: Me kë e bëtë mirëkuptimin?

Taulant: Me Kozeta Dervishaj, bashkëjetuesen time!

Eni Çobani: Çfarë të tha Kozeta ty?

Taulant: Ajo më tha që donte ta prishte këtë shtatzëni. Unë nuk isha dakord.

Eni Çobani: Donte të abortonte.

Taulant: Po, donte të abortonte.

Eni Çobani: Ti nuk doje.

Taulant: Unë nuk isha dakord, i thashë se ç’kemi ne të dy, i zgjidhim ne të dy. Fëmijët mos t’i prishim, edhe këtë që ke që je shtatzënë mos e hiq, gjithë shpenzimet i kam unë edhe pavarësisht se ti do shikosh jetën tënde personale, nuk kemi gjë bashkë.

Besnik: Ia faktove gjykatës ore apo po e fakton këtu?

Taulant: Po e faktoj dhe e kam me fakte.

Besnik: E denoncove Kozeta Dervishaj pse e prishi fëmijën?

Taulant: Edhe njëherë, unë nuk e denoncova për një arsye…

Besnik: Pse?

Taulant: Po nuk e denoncova se kishim fëmijën e vogël, atëherë do shkatërrohej çdo gjë.

Besnik: Kriminel edhe ti!

Taulant: Si qenkam unë kriminel ore?

Besnik: Kriminel je!

Taulant: Për çfarë qenkam kriminel unë?

Besnik: Më kriminel je ti nga ajo që e ka vrarë! Pse e mbulove?

Taulant: Pse nuk e mbulova? Mbrojta vajzën tjetër që ishte 7-muajshe./tvklan.al

Next Post
Ish-shefja e diplomacisë kroate: Mali i Zi po përdoret si shkëmbim ndaj Serbisë për humbjen e Kosovës

Ish-shefja e diplomacisë kroate: Mali i Zi po përdoret si shkëmbim ndaj Serbisë për humbjen e Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Postribë! Flakët shkrumbojnë banesën, gjendet i pajetë një fëmijë, nëna dhe i mituri tjetër ende në kërkim

Tragjedi në Postribë! Flakët shkrumbojnë banesën, gjendet i pajetë një fëmijë, nëna dhe i mituri tjetër ende në kërkim

July 29, 2026
Eksperti moldav: Shqipëria në shënjestër të luftës hibride ruse dhe iraniane

Eksperti moldav: Shqipëria në shënjestër të luftës hibride ruse dhe iraniane

July 29, 2026
Mesazhet me Ramën, Kryemadhi: E kam zemër, do të vijë dëshmitar në gjyqin tim

Mesazhet me Ramën, Kryemadhi: E kam zemër, do të vijë dëshmitar në gjyqin tim

July 29, 2026
Kritikat për Zvërnecin, Rama: Flisni me fakte, projekti do të respektojë standardet e BE-së!

Kritikat për Zvërnecin, Rama: Flisni me fakte, projekti do të respektojë standardet e BE-së!

July 29, 2026
Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Ky është gjyq politik! Çfarë s’të vret, të bën më të fortë

Kryemadhi pas seancës në GJKKO: Ky është gjyq politik! Çfarë s’të vret, të bën më të fortë

July 29, 2026
Hyri me Jet Car mes pushuesve në Shëngjin, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti lundrues

Hyri me Jet Car mes pushuesve në Shëngjin, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti lundrues

July 29, 2026
“Travel of Path” rekomandon Shqipërinë: Destinacion i sigurt, ofron përvojë unike për turistët

“Travel of Path” rekomandon Shqipërinë: Destinacion i sigurt, ofron përvojë unike për turistët

July 29, 2026
Përpjekjet për paqe në Ukrainë, Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

Përpjekjet për paqe në Ukrainë, Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

July 29, 2026
Bankat drejt digjitalizimit të plotë/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

Bankat drejt digjitalizimit të plotë/ Studimi i BSH: Sfida kryesore është siguria kibernetike

July 29, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Sondazh: 73 % e amerikanëve mendojnë se Trumpi nuk po u kushton vëmendjen e duhur problemeve më të rëndësishme të Amerikës

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com