• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-negociatori i paqes në 2001: Në Shkup po luhet me zjarrin, dashtë Zoti nuk ndodh luftë civile

by Java News
30/04/2017 12:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nacionalistët në Maqedoni janë duke “luajtur me zjarrin” teksa refuzojnë të lëshojnë pushtetin, ndërsa Bashkimi Europian duhet të konsiderojë ndalimin e procesit të aderimit në mënyrë që të gjejë zgjidhje për ngërçin e rrezikshëm në të cilin është futur Shkupi zyrtar. Këto janë vlerësimet e ish-të dërguarit që ndihmoi në shmangien e një lufte civile në vendin ballkanik në vitin 2001.

Kriza politike afatgjatë në ish-republikën jugosllave devijoi në përplasje të dhunshme të enjten mbrëma, kur mbështetësit e partisë VMRO-DPMNE, disa prej të cilëve me maska, mësynë Parlamentin pasi shumica e re parlamentare zgjodhi kryeparlamentarin shqiptar Talat Xhaferi, hapi i parë ky për të zëvendësuar qeverisjen e udhëhequr nga nacionalistët.

Ngjarjet, në të cilat kreu i opozitës Zaev dhe deputeti i LR-PDSH-së Ziadin Sela u gjakosën, sikurse edhe disa deputetë të tjerë, shtuan frikën se kriza politike po del jashtë kontrollit dhe mund ta kthejnë vendin mbrapa në konfliktin ndëretnik, 16 vite pasi diplomacia perëndimore shmangu një luftë civile të përgjakshme.

Nacionalistët e ish-kryeministrit Nikola Gruevski kanë bllokuar formimin e qeverisë së re të udhëhequr nga socialdemokratët opozitarë, duke i akuzuar këta se kanë bërë një marrëveshje me përfaqësuesit shqiptarë që rrezikon të përçajë vendin, duke lejuar përdorimin më të gjerë të gjuhës shqipe.

Pieter Feith, i cili në rolin e zgjidhësit të problemeve të Ballkanit nga NATO, ndihmoi në vitin 2001 të negocionte marrëveshjen e paqes që i dha fund muajve të tërë përplasjesh mes forcave maqedonase të sigurisë dhe guerrilëve shqiptarë, për të shmangur kështu përshkallëzimin e mëtejshëm.

“Nacionalistët, – thotë ai, – po luajnë me zjarrin. Hapi i radhës që mund të imagjinoj unë, dashtë Zoti nuk ndodh, – nëse do të bëhet armatimi i popullsisë si në vitin 2001, atëherë do të jemi në prag të një lufte civile”, tha Feith për “Reuters”. AI ka shërbyer gjithashtu edhe si i dërguar i BE-së për rajonin, ndërsa aktualisht është këshilltar i lartë diplomatik në Institutin Europian të Paqes, që mbështet ndërmjetësimin e BE-së dhe përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve.

Diplomati holandez sugjeroi se Bashkimi Europian, e cila duket se ka humbur disi levat diplomatike në Ballkan për shkak të hezimit gjithnjë e më të dukshëm për t’u zgjeruar me vendet e tjera të rajonit, po i konsideron tashmë edhe sanksionet.

“Ekzistojnë mundësitë për sanksione, disa të formës së ndalimit të udhëtimeve apo të aspektit financiar, të drejtuara specifikisht kundër udhëheqësisë së VMRO-së”, tha Feith. I pyetur nëse është në favor të sanksioneve, apo nëse po konsiderohen nga BE-ja, Feith miratoi këtë të dytën.

c.a

Next Post
FOTO/ ‘Princesha e formave’ zbret nga froni Kim Kardashian

FOTO/ 'Princesha e formave' zbret nga froni Kim Kardashian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk duhet të shqetësohen gazetarët, por profesionistët e shpifjes”/ Manja: Duhet të kemi kod të ri penal

“Nuk duhet të shqetësohen gazetarët, por profesionistët e shpifjes”/ Manja: Duhet të kemi kod të ri penal

January 27, 2026
Tabaku: Vendin nuk e nxin opozita, por qeveria

‘Ligjin penal e keni përdorur si mjet presioni, të shfuqizohen nenet..’, Tabaku: Shpifja dhe fyerja nuk mund të jenë vepra penale

January 27, 2026
Apartamente, makinë, cash dhe 16 llogari bankare, zbardhet pasuria e deputetes së “Shqipëria Bëhet”

Apartamente, makinë, cash dhe 16 llogari bankare, zbardhet pasuria e deputetes së “Shqipëria Bëhet”

January 27, 2026
“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

Flamur Noka thirrje Ramës: Hap krahun, do kesh fundin e keq, më beso! E ke mbushur kupën

January 27, 2026
Kreu i NATO-s: Na duhen garanci të forta sigurie, që Rusia kurrë më mos të guxojë të prekë asnjë kilometër

Rutte: Serbia të dënojë autorët e Banjskës dhe sulmin ndaj KFOR, Vuçiç duhet të mbajë premtimet

January 27, 2026
Pas telefonatës me Trump, Carney mohon të jetë tërhequr nga fjalimi i tij në Davos: E kisha me të vërtet atë që thashë

Pas telefonatës me Trump, Carney mohon të jetë tërhequr nga fjalimi i tij në Davos: E kisha me të vërtet atë që thashë

January 27, 2026
Ish-ambasadori zbulon ‘të fshehtën’ e takimit emergjent Rama-Kurti: I ka përcjellë mesazhin e…

Ish-ambasadori Arben Çejku: Vizita e Ramës në Izrael ishte e guximshme dhe pragmatike

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i ‘shpifjes’ për gazetarët, mbrojtje e lirisë së shprehjes! Parkimi dysh, vepër penale..

Ndryshimet në Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i ‘shpifjes’ për gazetarët, mbrojtje e lirisë së shprehjes! Parkimi dysh, vepër penale..

January 27, 2026
Tragjedia në diskon në Zvicër, kryebashkiaku i Crans-Montanas: Po më kërcënojnë me vdekje, kam nisur terapinë

Tragjedia në diskon në Zvicër, kryebashkiaku i Crans-Montanas: Po më kërcënojnë me vdekje, kam nisur terapinë

January 27, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vizita në Izrael/ Çupi: Kryeministri Rama ‘eksportoi’ modelin shqiptar të harmonisë fetare

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In