• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-ministri sulmon Ramën për reformën arsimore: “Hiqja Lenës e vërja Prenës”

by Java News
16/10/2017 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në ditën e parë të vitit të ri akademik ka kritikuar edhe një herë reformën arsimore.

Manjani ka sulmuar qeverinë duke thënë se ato janë të interesuara vetëm për vota dhe jo për edukim dhe shkollim.

Po ashtu ish-ministri nuk lë pa përmendur edhe largimin e 300 drejtuesve të anonçuar nga kryeministri Rama duke thënë se shkolla ka filluar bashkë me ta dhe mësuesit që sipas Ramës duheshin zëvendësuar duke ngritur kështu pikëpyetje për reformën arsimore.

“Reformat që bën njëra parti përkundër partisë tjetër në qeverisje janë si të thuash “hiqja e Lenës e vërja Prenës”. Askush në politikë nuk ka këllqe të bëjë reforma afatgjata që lejojnë sistemin arsimor të funksionojë për kohë të gjatë. Burrat e pu-shtetit janë thjesht rob të votës,” shkruan Manjani.

Më tej shton se reformat duhen projektuar dhe duhen zbatuar ekskluzivisht nga akademikë, profesorë dhe përfaqësues të spikatur të menaxhimit dhe jo nga ministra apo qeveri.

Postimi i plotë:

Kush mund të bëjë një reformë arsimore të vërtet?

————-

Pa dyshim jo më qeveria! Qeveritë tona janë të interesuar për vota dhe jo për edukim dhe shkollim. Kështu erdhën punët në këtë vend që cdo gjë jo politike bëhet e tillë.

Mesuesi, drejtori, Pedagogu e madje edhe Rektori e Akademiku shfaqen si njerëz “kujdeset” partia për ta. E pa precedentë është kjo sjellje, me thënë të drejtën!

Mesuesi nuk ka asnjë lidhje me partitë. As partitë nuk kanë asnjë punë me shkollën dhe mësuesin. Por ja që kemi arritur aty ku ske më se nga ta kapësh.

Kryeministri anuncoi largimin e 300 drejtuesve të shkollave dhe një numëri të madh mësuesish gjithashtu. Po mirë, të gjitha i kuptoj, por si ka mundësi që ka filluar shkolla me këta mësues e drejtorë që u dashkan zëvendësuar?! Ku vajti gjithë ajo reformë?!

Mësuesi si profesion është investim afatgjatë i shoqërisë. Shteti kujdeset që Ai apo Ajo të përmirësohet e të përshtatet me nevojat e brezit të ri për dije. Por si mund të ndodhë kjo gjë kur sa fillon viti shkollor partia e heq nga puna?! Nuk ka system menaxhimi Publik apo privat, të suksesshëm që flak mësuesin në rrugë! Nuk ka!

Kthetrat politike në sistemin arsimor janë gjithandej e në cdo gjë. Librat, Kurrikulat, metodat e mësimit, politika e personelit e deri edhe pastrimi e mirembajtja janë politike.

Ndaj mund të themi plotësisht se: autori i vërtetë i shkatërrimit të arsimit është POLITIZIMI.

Arsimi ka nevojë të de politizohet dhe të pavarësohet sa më shumë të jetë e mundur. Nuk janë vetëm Universitetet, që për mua duhet të jenë të pavarura (jo thjesht autonome), por i gjithë sistemi i shkollimit dhe i edukimit para universtitar.

Reformat që bën njëra parti përkundër partisë tjetër në qeverisje janë si të thuash “hiqja e Lenës e vërja Prenës”. Askush në politikë nuk ka këllqe të bëjë reforma afatgjata që lejojnë sistemin arsimor të funksionojë për kohë të gjatë. Burrat e pu-shtetit janë thjesht rob të votës!

Ndaj reformat duhen projektuar dhe duhen zbatuar ekskluzivisht nga akademike, profesore dhe përfaqësues të sipakur të menaxhimit. Jo nga ministra (megjithë respektin) e as nga qeveri. Qeveritë vetëm duhet të paguajnë kostot. Kaq.

Tekstet, metodat, kurrikulat e madje edhe përgatitja profesionale e mesueve të jenë në dorë e tyre jo të qeverisë.

Ajo qeveri që do të projektonte një skemë të tillë të reformës në arsim, do ta mbështesja pa asnjë rezervë!

Nejse, Gëzuar edhe këtë vit të ri (por me mendësi të vjetra) shkollor!

 

Next Post
‘Amanetin s’e tret as dheu’, Robert Elsie do prehet në Alpet tona me kostum popullor kombëtar

'Amanetin s'e tret as dheu', Robert Elsie do prehet në Alpet tona me kostum popullor kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

SHBA zhbllokon 600 milionë dollarë për vaksinat në vendet më të varfra

July 30, 2026
“Moment delikat, respektoni privatësinë”, Milan përgënjeshtron lajmin e vdekjes së kapitenit legjendar

“Moment delikat, respektoni privatësinë”, Milan përgënjeshtron lajmin e vdekjes së kapitenit legjendar

July 30, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

10 vjet Reforma e Drejtësisë: 8 pyetje nga një përvojë personale

July 30, 2026
“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

“Vija e Verdhë po lëviz çdo ditë”/ Izraeli po ndërton barriera të reja tokësore në Gaza dhe po zhvendos familje

July 30, 2026
Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Japoni, vijojnë operacionet e shpëtimit

July 30, 2026
Airbnb sjell fitime rekord: Deri në 200 euro nata për një apartament në Shqipëri

Airbnb sjell fitime rekord: Deri në 200 euro nata për një apartament në Shqipëri

July 30, 2026
Pas Adnan Xholit, edhe Rovena Zoto në garë për Kryeprokurore! Afati për kandidatët deri më 1 Gusht

Pas Adnan Xholit, edhe Rovena Zoto në garë për Kryeprokurore! Afati për kandidatët deri më 1 Gusht

July 30, 2026
Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

July 30, 2026
Rusia sulmon Ukrainën me raketa e dronë, të paktën 8 të vrarë dhe 45 të plagosur

Rusia sulmon Ukrainën me raketa e dronë, të paktën 8 të vrarë dhe 45 të plagosur

July 30, 2026
VIDEO / Sistemimi i plazhit të Vlorës, Rama: Hapësirë e lirë dhe çadrat falas

Plazhi dhe sëmundjet reumatizmale, kush përfiton dhe kush duhet të bëjë kujdes

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com