• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-ministri i PD: Kritikët e Bashës u thanë demokratëve mos dilni në zgjedhje

by Java News
01/07/2017 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jemin Gjana ndjehet i keqardhur për humbjen e thellë të PD-së. E priste humbjen, por jo në përmasat e 25 qershorit. Ai i di arsyet, sepse është pjesë e PD-së që në krijimin e saj. I njeh kritizerët, sepse janë kolegë të tij dhe bashkëjetesa e gjatë me ta ka bërë që t’i kuptojë qëllimet më qartë se të tjerët, pikërisht tani që kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së.

Ish-ministri i PD-së tregon për “Gazeta Shqiptare” se ata nuk kanë moral të akuzojnë, pasi Basha ndoqi të njëjtat praktika për zgjedhjen e kandidatëve, siç është bërë edhe vite me radhë në PD dhe siç kanë bërë vetë ata përmes pushtetit që kanë pasur për vite me radhë në PD.

“Por – thotë z.Gjana – atëherë ata nuk folën, sepse karriget i kishin të sigurta dhe tani që nuk i kanë më, duan të largojnë Lulzim Bashën.

Z.Gjana zbardh mënyrën se si merreshin vendimet në PD dhe peshën që kishin Topalli, Bode, Patozi, Bregu, Imami në hartimin e listave, ndërsa shprehet se ka fakte se ata u kanë kërkuar mbështetësve të tyre që më 25 qershor të mos dalin në votime…

Z.Gjana, pse kaq e thellë humbja e PD-së më 25 qershor?

Unë nuk kam besuar se ne do të fitojmë, ose do të kalonin numrin e 72 deputetëve. Arsyeja e parë është se u futën të papërgatitur në proces. PS-ja dhe LSI-ja kishin një vit që kishin përcaktuar emrat e kandidatëve. Aty ku e majta besonte se nuk do të fitonte vota, çoi njerëz me para si Sadri Abazi, Gjici etj. Të njëjtën gjë kishte bërë edhe LSI-ja. Kurse ne bëmë një fushatë trejavore. Së dyti janë blerë votat me paratë që kanë qarkulluar nga droga, krimi, nga koncesionet, abuzimet me tenderimet publike etj. Janë para të pafundme, me të cilat janë blerë vota me shumicë. Po i referohem Tiranës. PS-ja nuk ka mundur të shtojë vota në Tiranë. Ka mbajtur ato vota që kishte, çfarë do të thotë se nuk janë shitur shumë tek PS-ja. LSI ka shtuar 20 mijë vota. Për çfarë arsye? Skënder Gjinushi nuk futet vetë në parlament, por në parlament fut një pareli. Shpëtim Idrizi nuk futet vetë në parlament, por fut dy pareli të mëdhenj në Elbasan dhe në Dibër. Pra, është e qartë që vota është shitur masivisht. Natyrisht, me gjithë përpjekjet që u bënë, intimidimi, presioni mbi votuesit, kërcënimet me mjete të ndryshe në qendra të ndryshme votimi, ka bërë edhe ai pjesën e vet. Kështu që koha e mangët e PD-së për t’u futur thellë në fushatë, blerja e votës, presioni, grupet e krimit që kanë dalë nga burgjet dhe shumë faktorë të tjerë, janë rrjete shumë të errëta, janë rrjete që punojnë në prapaskenë, që nuk dalin në publik. Ata kërcënojnë, ata intimidojnë, ata bëjnë që njerëzit të votojnë kundër vullnetit të tyre. Të gjitha këto e kanë bërë këtë rezultat që doli më 26 qershor. Ka edhe një faktor tjetër, që e kanë pohuar të djathtët më shumë se të majtët. Të paktën në këto dy vite është thënë që nga Shqipëria kanë ikur 250 mijë veta. Kanë ikur kryesisht njerëz që janë në moshën e votimit. E sigurt është që 70 për qind e tyre kanë qenë dhe janë votues të së djathtës, sepse ata mbetën pa punë, ata u demotivuan, ata u futën në burgje për dritat, ata u bllokuan për patentën, për biznese etj. Pra, është një numër i madh votash të munguara. Kjo është pjesa që nuk ka qenë në dorën e PD-së.

…Dhe ajo që ishte në dorën e PD-së?

Janë disa faktorë të tjerë, njëri prej të cilëve është dilema e madhe, hyjmë apo nuk hyjmë në zgjedhje dhe të detyruar për shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm për të shkuar në zgjedhje pas një qëndrimi 3- mujor. Por, brenda pak ditësh nga presioni kryesisht amerikan, por edhe presioni brenda PD-së nga aktorë me peshë ndër vite në PD bënë që të hynin në zgjedhje. Mirëpo u futën në zgjedhje edhe ata që bënë presion që PD-ja të hynte në zgjedhje, ishin ata që nuk u panë asnjë ditë në fushatë dhe madje për fat të keq kërkuan tek mbështetësit e tyre që të rrinin në shtëpitë e tyre.

Ju po thoni që u kanë kërkuar mbështetësve të tyre që mos të votojnë PD-në?

Po, u kanë kërkuar mbështetësve të tyre që mos të votojnë PD-në. Harruan se kjo nuk është një hakmarrje ndaj Lulzim Bashës apo një intimidim. Ishte një hakmarrje ndaj demokratëve, sepse demokratët e pësuan, sepse ra rezultati i tyre zgjedhor.

Kjo është një akuzë e rëndë…

Janë absolutisht të vërteta, të deklaruara.

Kush konkretisht?

Nuk po zë emra, por janë shumica e këtyre që u lanë jashtë listës së deputetëve, të mos them që ka pasur prej tyre që kanë hyrë në intelekucion me individë që kandidonin jashtë PD-së në struktura të tjera dhe që çështja ka shkuar deri në pazare. Ata mendojnë se i kanë bërë në një mënyrë të fshehtë, por njerëzit flasin dhe unë kam fakte konkrete. Unë kam bërë për një muaj natën dhe ditën fushatë në Kamëz dhe Paskuqan. Kam bërë fushatë në Shkodër, kam bërë fushatë në Pogradec, kam lëvizur në Kukës dhe në Dibër dhe Mat, kështu që nuk jam njeri pa informacion, sepse jam shumë jetëgjatë në PD. Një tjetër faktor janë listat, që sipas mendimit tim, nuk patën listat më përfaqësuese siç e deklaroi z.Basha. Në atë listë u futën njerëz nga pjesa e hershme e PD-së, që nuk mund të them se ishin më të mirët e pjesës së hershme, por ishte në të drejtën e z.Basha që t’i nominonte. Ikën një pjesë shumë e madhe për të cilët mendoj se Basha mund të mbante një qëndrim tjetër.

Next Post
A do të shkojë edhe Jakup Krasniqi në Vetëvendosje?

A do të shkojë edhe Jakup Krasniqi në Vetëvendosje?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In