• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish ministri i Brendshëm: Nëse sulmohet Kosova, Shqipëria është automatikisht në luftë

by Java News
02/10/2023 22:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për zhvillimet dramatike në Kosovë.

Lleshaj deklaroi se në skenarin më ekstrem, atë të një sulmi të serbëve ndaj Kosovës, Shqipëria do t’i ishte automatikisht në luftë, pasi populli do të angazhohej në të, pavarësisht vendimeve të lidershipit shqiptar.

Lleshaj tha se Serbia ka një qasje agresive ndaj Kosovës dhe e ka detyrim Kushtetues aneksimin e veriut, ndaj veprimet e tyre nuk duhet të vijnë si surprizë, por konsideroi si jo të duhur veprimet e deritanishme të komunitetit ndërkombëtar që nuk e ka frenuar në kohë Serbinë në këtë fushatë agresive.

“Nëse, hipotetikisht, Serbia do të përfshihet në angazhim ushtarak, ne jemi të përfshirë automatikisht, pavarësisht nivelit tonë politik. Shqipëria do të përfshihet nga poshtë edhe po nuk u përfshi nga lart. Automatikisht Shqipëria është në luftë nëse sulmohet Kosova. Prandaj duhet që Shqipëria të mos e konsiderojë si opsion teorik, nevojën për të qenë të angazhuar. Serbia e ka në Kushtetutë këtë opsion. Vuçiç e tha në mënyrë brutale, na vrisni të gjithëve, ne këtu jemi. Nuk mund të kalojmë në regjimin e sigurisë absolute, sepse siguria e Shqipërisë dhe Kosovës janë dy enë që komunikojnë në të njëjtën linjë”, tha ndër të tjera ish ministri.

Ylli Rakipi: Zoti Lleshaj, ditët e fundit ka patur një përqëndrim të forcave ushtarake serbe në kufi me Kosovën. Cfarë qëllimi ka vendosja e ushtrisë në kufi? Ju si ish gjeneral, mund të na shpjegoni ç’do të thotë kur ushtria vendoset në kufi?

Sandër Lleshaj: Në njëfarë mënyrë bashkësia ndërkombëtare kanë ceduar të shohin shenjat. Në 2006 Serbia miratoi një Kushtetuetë agresive, ku e konsideron Kosovën pjesë të saj. Ka kërkuar rishikim të marrëveshjes së Kumanovës, e cila ndalonte afrimin e ushtrisë serbe në kufi. Zhvilloi program të ethshëm armatimi. SHBA dhe vende të tjera të BE u alarmuan, mjafton që edhe ne të jemi të alarmuar të paktën sa ata edhe pse duhet të jemi edhe më shumë të alarmuar. Nuk është vetëm përqëndrimi në kufi por një seri çështjesh, që kanë ceduar ti shohin me apo padashje ata që duhet ti kishin parë në kohën e duhur.

Ylli Rakipi: A kemi të bëjmë me një demonstrim force, apo ka patur seriozisht qëllim nga serbët për të hyrë në Kosovë për të pushtuar apo aneksuar veriun?

Sandër Lleshaj: Aneksimi i veriut është obligim kushtetues i Serbisë. E ka të shkruar në kushtetutë në preambul, që Kosova është pjesë integrale e Serbisë. Nuk duhet të çuditemi asnjëherë me Serbinë. Mosçudia jonë është problemi. Rrekemi të gjejmë zgjidhje të një ekuacioni të pazgjidhshëm. Të gjithë këto janë hapa logjikë, forcat e armatosura serbe janë të detyruara ta ndjekin këtë. Hyrja e fundit nuk ishte një testim, por shumë më tepër sesa një matje pulsi e institucioneve të Kosovës. Kemi të bëjmë me arsenal të konsiderueshëm. Aty plani ishte për të organizuar një mori sulmesh të koordinuara, që do të mundësonin lidhje operative tokësore, e forcave të infiltruara në Kosovë me forca të tjera në Serbi.

Ylli Rakipi: Keni deklaruar që edhe Shqipëria duhet të përgatitet. Çfarë keni parasysh me këtë?

Sandër Lleshaj: Serbia është teguar konseguente në ndjekjen e kursit të saj me Kosovën. E vuri në Kushtetutë dhe ndërmorri programin e madh të armatimit, që nuk ka asnjë shpjegim tjetër logjik, përveç përgatitjes për të zbatuar atë detyrim që i ka vënë vetes në Kushtetutë.

Në këtë kuptim, shpresa për të patur ndryshime në politikën e Serbisë mund të vijë vetëm kur Serbia të ketë përballë një forcë. I duhet bërë e qartë që çdo inkursion në Kosovë është i pamundur. Kjo bëhet ose me garanci sigurie nga NATO, por Kosova vetë duhet të zhvillojë kapacitete për t’u mbrojtur, për ti bërë të qartë një agresori potencial që orvatja ndaj saj është e paleverdisshme.

Interesat kombëtare të Shqipërisë, kanë një nivel shtrirje edhe në vendet rreth e qark, Kosova është pjesë e zonës jetike të interesave të sigurisë kombëtare të Shqipërisë, ndaj duhet të zhvillojmë kapacitete edhe për një opsion të tillë.

Ylli Rakipi: Nëse ndodh një pushtim i veriut të Kosovës, a duhet të shpallë Shqipëria gjendjen e luftës me Serbinë?

Sandër Lleshaj: Jemi përballë një skenari ekstrem, për arsye se Kosova ndodhet nën garancitë e KFOR, por nuk janë garanci të përjetshme ndërkohë Serbia është e përhershme dhe ambicia ndaj Kosovës është e përhershme. Kosova duhet të zhvillojë kapacitete serioze të vetat. Nëse, hipotetikisht, Serbia do të përfshihet në angazhim ushtarak, ne jemi të përfshirë automatikisht, pavarësisht nivelit tonë politik. Shqipëria do të përfshihet nga poshtë edhe po nuk u përfshi nga lart.

Automatikisht Shqipëria është në luftë nëse sulmohet Kosova. Prandaj duhet që Shqipëria të mos e konsiderojë si opsion teorik, nevojën për të qenë të angazhuar. Serbia e ka në Kushtetutë këtë opsion. Vuçiç e tha në mënyrë brutale, na vrisni të gjithëve, ne këtu jemi. Nuk mund të kalojmë në regjimin e sigurisë absolute, sepse siguria e Shqipërisë dhe Kosovës janë dy enë që komunikojnë në të njëjtën linjë./m.j

Next Post
“Vranë shokun e tyre”/ Gazetari: Ja biseda më “mizore” te aplikacioni i mafiozëve “SKY”, e ekzekutuan dhe i shkuan në varrim

“Vranë shokun e tyre”/ Gazetari: Ja biseda më “mizore” te aplikacioni i mafiozëve “SKY”, e ekzekutuan dhe i shkuan në varrim

Comments 2

  1. Armand Babi says:
    2 years ago

    Amerika ka pergjegjesi qe e carmatosi Shqiperine ne 2007 demontoi 1200 tanke Shqiptare 800 topa 500 raketa tok ajer dhe armet kimike.ky ishte 1 kurth Amerikan.Shqiperia eshte 30 vjet aleate me Ameriken dhe Shqiperia sot nuk ka asnje aeroplan asnje tank asnje raket asnje nendetese ky ishte nje kurth i dyte Amerikan.Amerika krijpi SPAK ne Shqiperi per te vendosur ne pushtet njerezit e saj duke hequr qafe ata qe si binden asaj ky eshte nje kurth i tret i Amerikes.por Amerika kujton se populli Shqiptare nuk i kupton keto hile qe ben Amerika.Populli Shqiptare i di te gjitha Amerik

    Reply
  2. @ ame rika says:
    2 years ago

    Po more “Zoti XHENERAL ku Perfundoi ajo TEKNIK LUFTARAKE :
    – KEMBESORIE , KIMIE ,XHENJERE ,
    ARTILERI TOKESORE, BREGDETARE ,
    K/ AJRORE , RAKETA , ANIJE LUFTARAKE e te gjitha KATEGORIVE ,
    MJETE LUFTARAKE te BLINDUARA A.V.L.
    TANKE ZBULIMI , LUFTARAK , TRASPOTUES te BLINDUAR , AMFIBE ,
    NENDETESE . MIJERA MAKINA e LOGJISTIKE etj. etj. PO SOT ??????

    Reply

Leave a Reply to Armand Babi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Gjuajnë me kambale te këmbët që të mos i kapi kamera”, Lapaj: Sjellja e policisë në protestë, jo proporcionale

“Gjuajnë me kambale te këmbët që të mos i kapi kamera”, Lapaj: Sjellja e policisë në protestë, jo proporcionale

January 7, 2026
Po ktheheshin në Gjermani pas festave/ Aksidentohet rëndë familja me pesë anëtarë nga Kosova

Po ktheheshin në Gjermani pas festave/ Aksidentohet rëndë familja me pesë anëtarë nga Kosova

January 7, 2026
Shqipëria prej dy ditësh nën ujë/ Vengu: Jemi në kushtet e menaxhimit, jo të emergjencës kombëtare

Shqipëria prej dy ditësh nën ujë/ Vengu: Jemi në kushtet e menaxhimit, jo të emergjencës kombëtare

January 7, 2026
“Ka njerëz që ëndërrojnë se…”/ Vuçiç akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ushtarake ‘sulmuese’

“Ka njerëz që ëndërrojnë se…”/ Vuçiç akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ushtarake ‘sulmuese’

January 7, 2026
Situata kritike në Durrës nga reshjet intensive, Vengu: Emergjencat civile e lokale të angazhuara

Situata kritike në Durrës nga reshjet intensive, Vengu: Emergjencat civile e lokale të angazhuara

January 7, 2026
Reshjet e dendura të shiut, lumi Vjosa del nga shtrati. Evakuohen dhjetëra banorë

Reshjet e dendura të shiut, lumi Vjosa del nga shtrati. Evakuohen dhjetëra banorë

January 7, 2026
Rrëzohet helikopteri në Rusi, humb jetën milioneri rus! Dalin pamjet nga momenti i aksidentit

Rrëzohet helikopteri në Rusi, humb jetën milioneri rus! Dalin pamjet nga momenti i aksidentit

January 7, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse opozita kërkon gjithmonë qeveri teknike?

January 7, 2026
Rritet më tej niveli i Vjosës, kryebashkiakja e Vlorës: Do evakuohen edhe 6 banesa

Rritet më tej niveli i Vjosës, kryebashkiakja e Vlorës: Do evakuohen edhe 6 banesa

January 7, 2026
Shembjet në aksin Qafë Plloçë-Qukës, mbyllet përkohësisht ky segment, mjetet orientohen drejt rrugës së vjetër

Shembjet në aksin Qafë Plloçë-Qukës, mbyllet përkohësisht ky segment, mjetet orientohen drejt rrugës së vjetër

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In