• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-ministri i Berishës: Zgjedhjet do të zhvillohen, opozita do të vuajë në vjeshtë

by Java News
11/05/2017 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publicisti Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në studion e lajmeve në News24, tha se e shihte opozitën në një situatë mjaft të vështirë post-zgjedhore.

“Do jetë në situatë të vështirë, për sa i përket funksionit të saj në një shtet demokratik si supozohet të jetë Shqipëria. Gjatë vjeshtës, do zgjedhë Prokuorin e Përgjithshëm, Avokatin e Popullit, Komisionet e Vetting-ut.

Në këto instanca, opozita do të vuajë. Ajo do të gjendet dhe në situatë të vështirë ekonomike. Se partitë financohen në bazë të votave që kanë marrë në zgjedhjet e fundit, dhe duke qenë se s’do marrin pjesë në zgjedhje, kjo do të jetë e vështirë. Por në situatë të vështirë do jetë dhe qeveria, se Edi Rama që ka marrë në përsipër të shpikë një opozitë të re, se një gjë e tillë nuk i lejohet kryeministrit të një vendi me shumë parti ta thotë. Do ketë një qeveri me kukulla, dhe vendi do kalojë pasoja të rënda ekonomike e depresioni. Shumë shqiptarë kanë ikur. Jemi në situatë depresioni. Edhe Bill Clinton ta sjellësh të qeverisësh një vend të depresionuar, do të dështojë,” tha Mustafaj.

Ndërkohë për zërat që i kanë dalë kundër kreut të opozitës, Lulzim Basha siç janë Eduart Selami, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli, ai thotë se nuk e kanë përçarë Partinë Demokratike, por përkundrazi kanë pasuruar debatin brenda partisë.

Mustafaj tha se një debat i tillë brenda PD-së duhet të kishte ndodhur me kohë, por tani është vonë për të ndërtuar një strategji të mirë.

“Këto zëra e pasurojnë debatin brenda PD, do doja të kishte më shumë zëra të tillë. Nuk ka çarje të Partisë Demokratike. Por tani është vonë të bëhet debat, duhet të ishte bërë më herët, për një strategji më të mirë,” tha Mustafaj.

Mustafaj gjithashtu dha disa ide se çfarë duhet të bëjë kryedemokrati Basha në këto ditë para zgjedhjeve.

“Basha ka deklaruar se nuk do ketë zgjedhje më 18 qershor por nuk ka treguar si do pengohen, por duke filluar nga protesta e të shtunës, Basha duhet të tregojë planin që do ndjekë PD për të penguar realizimin e zgjedhjeve. Por përderisa do jenë protesta paqësore, besohet se zgjedhjet do të ndodhin. Basha duhet të bëjë një analizë për impaktin në opinionin publik të kësaj proteste e strategjie. Duhet të përpiqet me të gjitha mjetet që strategjia e tij duhet të bëhet kauzë e opinionit publik,” u shpreh ai.

c.a

Next Post
Akuza nga Ukraina për politikanët kosovarë: Të paaftë për t’i plotësuar kushtet e vizave

Akuza nga Ukraina për politikanët kosovarë: Të paaftë për t'i plotësuar kushtet e vizave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com