Ish kryetari PD, Sali Berisha, në ditën e 8 dhjetorit, ditës së rinisë, ka nënvizuar se është i papërfytyrueshëm guximi i studentëve që shembën diktaturën. Si9pas tij, dita e rinisë shqiptare është dita e revolucionit demokratik më paqësorë e më madhështor në historinë shqiptare që quhet “Lëvizja e dhjetorit”.
“Të merresh shumë më historinë edhe nuk duhet, por sa herë kujton këtë ditë vetëm frymëzohesh. Studentët u ngritën mbi frikën dhe terrorin dhe u përbvallën me diktaturën më staliniste. E shndërruan Qytetin Studenti në lirinë shqiptare. Në vitet 90 nuk krahasoheshim as me Korenë e Veriut të sotëm.
Sot jemi si në diktaturë. Shqipëria vend droge, narko shtet. Zgjidhja është guximi juaj. Keni 1 mijë arsye të ngriheni fuqishëm dhe ju jeni dhjetra herë më shumë, për hedhur në Lanë këtë qeveri. Ju nuk e meritoni të shiheni si të rinjt e një vendi si kanabistani. Drejtësinë e bën kanabisi”, ka theksuar Berisha.
ma.me