• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ish-kryekomunari u vetëvra për miliona borxhe në bixhoz

by Java News
21/02/2017 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Zbardhen detaje nga ngjarja e djeshme, kur ish-kryekomunari i dha fund jetës me fostoksinë. Të paktën ky dyshohet të jetë motivi paraprak për vdekjen ditën e djeshme të Fatmir Kurtit, ish-kryetar i komunës Baz. Burime të Policisë bënë të ditur se dyshohet që 59- vjeçari mund t’i ketë dhënë fund jetës për shkak të problemeve financiare që kishte krijuar nga loja në bixhoz.

Por nuk përjashtohen as pista të tjera, përfshirë këtu edhe dyshimin se ai është vetëflijuar pasi kishte mësuar se vuante nga një sëmundje e rëndë. Sipas të dhënave të Policisë, dje rreth orës 13:30, një banor i zonës afër varrezave të dëshmorëve të Matit ka njoftuar sallën operative se ka dalluar një person mbi timonin e një makine që nuk jepte shenja jete.“Sapo morëm njoftimin, dërguam patrullën e policisë në vendin e ngjarjes, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Daçit’. Efektivët konstatuan se shtetasi Fatmir Kurti ndodhej në gjendje kritike për jetën. E kanë transportuar menjëherë drejt spitalit ‘Xhavit Mara’, Burrel.

Mjekët kanë konstatuar se 59-vjeçari ishte në gjendje të rëndë dhe kanë kërkuar dërgimin drejt Tiranës me helikopter për një kurim më të specializuar”, bënë me dije burime të Policisë Mat.Por pa mbërritur ende në Tiranë, Kurti ka ndërruar jetë. Nga hetimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dyshohet se 59- vjeçari është helmuar duke pirë fostoksinë. Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar një kuti cilindrike, ku brenda saj u gjetën dy tableta të këtij helmi.Burime pranë Policisë së Matit shprehen se kohët e fundit Kurti ndihej i shqetësuar. Nga hetimet e deritanishme rezulton se vetëvrasja e Fatmir Kurtit ka ndodhur për shkak të borxheve që ai kishte.
“Fatmiri luante bixhoz dhe kishte borxhe të mëdha. Ai me siguri nuk ka pasur mundësi t’i shlyente borxhet mbi 15 milionë lekë të vjetra”, thonë burime nga grupi i hetimit.Ndërkohë, Policia e Matit veç pistave të mësipërme, nuk përjashton as dyshimin se vetëvrasja ka ndodhur si pasojë e kërcënimeve apo presioneve nga persona të tjerë, të cilët e kanë sulmuar me armë dhe tritol për ta eliminuar fizikisht.“Këta persona i kishin vënë gjoba ish-kryetarit të komunës, ndaj e kanë qëlluar me armë dhe i kanë vënë në makinë lëndë eksplozive”, bëri të ditur Policia.Disa vite më parë, mbi makinën e tij është qëlluar me breshëri. Asokohe Kurti pësoi lëndime, por i shpëtoi atentatit. Ndërkohë, në nëntor të vitit 2015, poshtë mjetit të tij me targë AA 131 BI, Policia gjeti lëndë shpërthyese, tritol..
NGJARJA NE NENTOR 2015
Persona të paidentifikuar i kanë vendosur një sasi tritoli automjetit të ish-­kryetarit të Komunës Baz në Mat. Makina, në pronësi të Fatmir Kurtit ishte parkuar para një pallati, në lagjen “Drita” në Burrel.Ka qenë vet ish­kryekomunari ai që ka pikasur lëndën eksplozive, e cila ishte vendosur në krahun e shoferit. Burime policore bënë me dije se ky ishte rasti i dytë që i vendoset eksploziv mjetit të ish­funksionarit. panorama

ma.me

 

 

 

Next Post
LETRA/ Kreu i FRPD nxit shkeljen e ligjit: Alarme bombe nëpër shkolla, bojkot mësimit…(dhe një ftesë për LRI)

FRPD tenton të sabotojë mësimin nëpër shkolla për të mbështetur protestën e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com