• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-kreu i PD kundër Shehut: Dibra nuk pranon kandidat të emëruar nga qendra

by A R
16/08/2016 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike nis fushatën në Dibër e përçarë. Konfirmimi ka ardhur nga i deleguari i shtabit elektoral, deputeti Edi Paloka dhe është pranuar nga ish-kryetari i degës së PD-së Dibër, Rahim Kaleci. Pas deklaratës së Palokës, ku paralajmëroi se ata që nuk do mbështesin Shehun do të trajtohen si kundërshtarë, në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Kaleci shprehet se nuk ka ndërmend të angazhohet në fushatën e PD-së pasi sipas tij ai është larguar pa të drejtë nga drejtimi i partisë.

Partia Demokratike ka nisur fushatën e saj në Dibër. Ju në cilësinë e ish-kryetarit të PD-së do ta mbështesni kandidaturën e Sherefedin Shehut për bashkinë e Dibrës?

Se pari dua t’i përgjigjem një portali që ka bërë sot një përpjekje për të hedhur baltë mbi figurën time morale, duke shpifur se kam marrë 200 mijë euro nga kryetari i PS-së Bulqizë në këmbim të mbështetjes ndaj kandidatit të majtë në zgjedhjet për Bashkinë Dibër. Hedh poshtë me neveri çdo përpjekje për të baltosur figurën time morale. Unë kam qenë për 4 vite deputet i Dibrës dhe qytetarët dibranë e njohin mirë këtë virtyt timin. Bëj me dije opinionin publik se do të ndjek të gjitha rrugët ligjore duke depozituar kallëzim penal për shpifje në Prokurorinë e Tiranës dhe padi civile pranë Gjykatës së Tiranës. Shpifës me patentë ka por askush nuk mund të uli figurën time morale. Unë nuk do të angazhohem në fushatë. Nuk kam pse të jem pjesë e fushatës. Unë tashmë jam ish-kryetar i degës dhe nuk jam pjesë e ekipit të PD-së për zgjedhjet lokale në Dibër. Partia Demokratike ka zgjedhur një kandidat nga qendra pa u konsultuar me strukturat. Nuk shoh asnjë arsye pse të mbështesë një kandidat të emëruar.

Po thoni se do të sabotoni zgjedhjet dhe Partinë Demokratike?

Nuk e shoh të arsyeshme që të dal të kërkoj vota për një kandidat të emëruar dhe prandaj nuk kam pse të jem pjesë e kësaj fushate. Nuk do të përzihem për momentin. Do të qëndroj larg kësaj gare.

Zoti Paloka ka deklaruar se të gjithë ish-zyrtarët që nuk mbështesin Shehun do të rreshtohen si kundërshtarë. Indirekt e ka pasur fjalën për ju. Si e komentoni deklaratën e numrit dy të PD-së?

Unë nuk thashë që do të dal kundër kandidatit të PD-së. Do të abstenoj. Pra nuk është se do të punoj kundër tij. Kam gjykuar se për momentin nuk kam asnjë motiv që të kontribuoj për PD-në. Duhet të jemi të qartë. Nuk dua që të keqpërdoret reagimi im duke e tjetërsuar prononcimin. Qëndrimet personale të drejtuesve të PD-së nuk më interesojnë. Kandidati i partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 2015 ka humbur dhe përgjegjësia për humbjen ka qenë mbi mua si kryetar i degës së partisë megjithëse kandidati kandidonte për herë të katërt. Pa analizuar situatën konkrete të degës së PD-së, pa më dhënë asnjë lloj shpjegimi u shkarkova bashkë me strukturat e tjera të degës së Partisë Demokratike në Dibrës. Për momentin dega nuk ka as kryetar dhe as struktura. Për këtë situatë përgjegjësia është e lidershipit të PD-së. Unë duke qenë kryetari i shkarkuar nuk mund të marr pjesë në fushatën e PD-së.

Mosangazhimi juaj zoti Kaleci e dëmton PD-në. Ju duket normale që ish-kryetari të mos i mbështesë në zgjedhje?

Unë kam 25 vite në Partinë Demokratike. Që nga ’91 jam pjesë e strukturave të PD-së. Kam qenë deputet i kësaj partie, kam qenë dy herë kryetar partie, kam bërë gjithçka që kam mundur, por për fat të keq vendimmarrjet e qendrës nuk kanë qenë në përputhje me kërkesat e bazës, me votuesit pra. Kjo ka qenë dhe një nga arsyet që unë jam mënjanuar. Unë për momentin ndodhem në Tiranë. Kjo është dhe një nga arsyet pse kam zgjedhur të jem larg fushatës.

Pse vetëm një pjesë e degëve të PD-së janë shkarkuar. Ekziston ndonjë klan brenda që ka kërkuar largimin tuaj dhe të kryetarëve të tjerë?

Ajo që unë kam konstatuar është se ka një lloj largësie dhe mospërputhje të qendrës së PD-së me strukturat në bazë sepse nëse dërgohet një kandidat qoftë për kryetar bashkie, qoftë për deputet duhet të marrë më parë bekimin e strukturave në bazë që të mos jenë emra surprizë për bazën.

A ka vend që ju sërish të riktheheni në PD?

Nëse liderishipi i Partisë Demokratike do të ketë nevojë sërish për mua unë sigurisht që do të bëhem pjesë e saj dhe do të angazhohem.

Next Post

Vrasja e Marnikollajt, komshiu ndal ahengun e dasmës për respekt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In