• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit: E pabesueshme që prokurorja e SPAK ankimon urdhrin për hetimin e pasurisë Meta-Berisha!

by
07/02/2023 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- kreu i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri, Zef Brozi ka reaguar për veprimin e prokurores së SPAK, Manjola Kajana që apelon vendimin e GJKKO dhe detyron Prokurorinë e Posaçme të nisë çështje penale për hetimin e burimit të pasurive të Sali Berishës dhe Ilir Metës, nëse kanë përfituar nga vjedhja e thesarit të shtetit gjatë trazirave të ’97-ës.

Brozi thotë se tregon që kjo situatë në SPAK minon zbatimin e parimit “drejtësi e barabartë për të gjithë sipas ligjit” dhe ka pasoja për Shqipërinë. Në një reagim në Facebook, Brozi thotë se duhet të përgjigjen para ligjit të gjithë prokurorët që po abuzojnë me pushtetin duke mbrojtur korrupsionin dhe ish pushtetarët e lartë.

“E pabesueshme por e vertete: nje prokurore e SPAK apelon vendimin e Gjykates se Posacme Kunder Korrupsionit qe detyron SPAK te filloje nje ceshtje penale per verifikimin e pasurise se dy ish presidenteve e ish kryeministrave Berisha-Meta. A nuk eshte kjo nje deshmi tjeter se ne SPAK kane vasalet dhe mbrojtesit e tyre keta dy ish pushtetare te larte, prandaj krimet dhe korrupsioni i tyre vazhdon te jete i pandeshkueshem?

Kjo situate ne SPAK minon zbatimin e parimit Drejtesi e Barabarte per te Gjithe sipas Ligjit dhe ka pasoja tragjike per Shqiperine. Une besoj se duhet te pergjigjen para ligjit ata/ato prokurore te SPAK qe po abuzojne me pushtetin qe u eshte dhene duke mbrojtur korrupsionin dhe krimet e disa pushtetareve e ish pushtetareve te larte. Pra edhe vete prokuroret e SPAK nuk mund e as duhet te jene mbi ligjin”, shkruan Brozi.

Ky reagim i Brozit vjen pasi prokurorja e SPAK-ut Manjola Kajana ka ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë që urdhëron SPAK-un të hetojë pasurinë e Metës dhe  Berishës, nëse është deklaruar sipas ligjit dhe nëse ka apo jo lidhje me vjedhjen e 280 kg ar në tunelet e sigurisë së lartë në Krrabë.

Në shtator të vitit 2022, avokati Idajet Beqiri referoi në SPAK një kallëzim penal ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës si organizatorë dhe përfitues të vjedhjes së floririt të shtetit. Më 7 tetor 2022, prokuroja Manjola Kajana, vendosi të mos fillojë hetimet me argumentin vepra penale është parashkruar pasi kanë kaluar më shumë se 20 vite. Prokurorja Kajana thekson se për këtë ngjarje janë dënuar 5 persona në vitin 2001, me vendim të formës së prerë të Gjykatës Ushtarake.

Ky vendim i saj për të mos nisur hetimet u ankimua në gjykatë nga kallëzuesi, avokati Beqiri, dhe më tej në nëntor 2022, gjyqtarja Flojera Davidhi, rrëzoi vendimin e prokurores Kajana duke arsyetuar se prokuroria nuk mund të dalë në konkluzione se nuk ka vepër penale dhe se janë parashkruar veprat penale, pa kryer hetime shteruese pasi mund të jemi para vazhdimësisë së veprës penale. Gjyqtarja argumenton gjithashtu se i takon SPAK të provojë pretendimet e kallëzuesit  nëse Meta dhe Berisha i kanë krijuar pasuritë me floririn e vjedhur, pikërisht duke nisur me verifikimin e pasurive të politikanëve.

/e.d

Next Post
Një ditë pas tërmetit, në Turqi nisin arrestimet. Katër persona në pranga pasi ngjallnin frikë në rrjetet sociale

Një ditë pas tërmetit, në Turqi nisin arrestimet. Katër persona në pranga pasi ngjallnin frikë në rrjetet sociale

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    Sa te quajtur gjyqtare e prokurore ka lene pase dy monstrat,ai i vicidolit e liri cepanit,pore tani me edhe fundi i ktyre te quajtur gjyqtare e prokuror po ju vjen.Edhe kta ndytsira do te kene fatin e dy monstrave,do ju merren parate pasurite se fundi do shkojne atje ku i kane bere hysmetin,ne qelite e ftofta.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama takohet me Mitsotakis: Po punojmë të kapërcejmë çështjet e mbartura! Vitin e mbyllim me një marrëveshje të re

Rama takohet me Mitsotakis: Po punojmë të kapërcejmë çështjet e mbartura! Vitin e mbyllim me një marrëveshje të re

April 22, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 23 prill 2026

April 22, 2026
“Tre deri në pesë ditë”, zyrtarët zbulojnë afatin kohor për zgjatjen e armëpushimit të njoftuar nga Trump

“Tre deri në pesë ditë”, zyrtarët zbulojnë afatin kohor për zgjatjen e armëpushimit të njoftuar nga Trump

April 22, 2026
Me apo pa Sylvinhon? Kombëtarja konfirmon miqësore me Luksemburgun më 6 qershor në Tiranë

Me apo pa Sylvinhon? Kombëtarja konfirmon miqësore me Luksemburgun më 6 qershor në Tiranë

April 22, 2026
Veliaj, Beqaj e Meta në kafaz në GJKKO, Komiteti i Helsinkit: Shkelje e rëndë e ligjit dhe të drejtave të njeriut

Veliaj, Beqaj e Meta në kafaz në GJKKO, Komiteti i Helsinkit: Shkelje e rëndë e ligjit dhe të drejtave të njeriut

April 22, 2026
Foto-lajm/ Vizita zyrtare në Athinë, kryeministri Edi Rama pritet nga Mitsotakis

Foto-lajm/ Vizita zyrtare në Athinë, kryeministri Edi Rama pritet nga Mitsotakis

April 22, 2026
Teherani: SHBA-të duhet ta heqin bllokadën dhe ne do të negociojmë në Islamabad

Teherani: SHBA-të duhet ta heqin bllokadën dhe ne do të negociojmë në Islamabad

April 22, 2026
Morën ambient me qira në Shkodër për fshehjen e drogës, dy të arrestuar, një në kërkim

Morën ambient me qira në Shkodër për fshehjen e drogës, dy të arrestuar, një në kërkim

April 22, 2026
Do rriten çmimet e prezervativëve me 30%, shkak Lindja e Mesme

Do rriten çmimet e prezervativëve me 30%, shkak Lindja e Mesme

April 22, 2026
Vrasja në Memaliaj, disa të shoqëruar/ Nga konflikti, mbeti i plagosur dhe vëllai i autorit

Vrasja në Memaliaj, disa të shoqëruar/ Nga konflikti, mbeti i plagosur dhe vëllai i autorit

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In