• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-këshilltari i PD: As Enver Hoxha nuk u shpall non-grata nga SHBA! Do të votoj Veliajn sepse…

by A R
03/05/2023 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në DritareTv, Dritan Shano foli për damkën non-grata të Sali Berishës nga SHBA-ja. Shano u shpreh:

“SHBA ka shpallur non-grata për minim të demokracisë, Sali Berishën. Kjo është aq e rëndë sa per ta kuptuar, kujtojmë që SHBA-të nuk kanë shpallur non-grata, as Enver Hoxhën. Interesi i Shqipërisë është një marrëdhënie e mirë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe.

Prandaj të gjithë ata që mendojnë se do ketë një Shqipëri më të mirë me Berishën, Metën dhe ata që i mbështesin është në fakt duke punuar kundër vendit. Berisha dhe Meta nuk kanë ku të shkojne, nuk kanë alternativë.

Ata që kanë alternativë janë Këlliçi, Boçi, Spahia, që t’i braktisin. Nëse do të shërbesh në politikë, ne publik duhet të bësh sakrifica. Sakrifica që u kërkohet këtyre njerëzve që mbështesin Berishën dhe Metën është pikërisht mosmbështetja e tyre. Por ata nuk e imagjinojnë ekzistencën e tyre në politikë pa Berishën dhe Metën.

Ne nuk mund të punojmë dhe të mbështesim njerëz që SHBA-ja i ka nxjerrë si non-grata. Berisha dhe Meta sot nuk dalin dot vetë që të kërkojnë votën. Interesi im është i qartë dhe unë dua të jem mik me SHBA-së dhe komunitetin Euroatlantik. Zgjedhja e tyre më largon nga këto interesa.”

Shano tregoi se përse do të votojë Erion Veliajn për kryetar të Bashkisë së Tiranës. Shano renditi tre arsye se përse do ta votojë Veliajn:

“Unë do të votoj për Erion Veliajn. Ky është një qëndrimi im politik. Janë Berisha-Meta që po kandidojnë për Bashkinë e Tiranës, jo Belind Këlliçi. Janë duke bërë një veprim antikombëtar, sepse dyshja Meta-Berisha po punojnë kundër interesave të vendit dhe Këlliçi po u shkon nga pas. Unë mund ta dua Belind Këlliçin më shumë se Veliajn, por këtë herë unë do të bëj atë që më duhet mua. Zgjedhja që ka bërë Belindi nuk më duhet. Ka tre arsye se pwrse unw do ta votoj Erion Veliajn.

E para; e vetmja gjë e mirë që po ndodh në këtë vend është një aktivitet i vazhdueshëm i Erion Veliajt, për të avancuar dhe krijuar hapësira për digjitalizimin, për ekonominë digjitale, ekonominë e dijes dhe sidomos për mësimin e aftësive për kodimin për të rinjtë në Tiranë. E dyta, para pak kohësh isha në një konferencë të organizuar nga Bashkia e Tiranës me izraelitët. “Ta bëjmë Tiranën si Tel-Aviv!”, titullohej konferenca. 88 kompani nga Tel-Avivi kishin ardhur në Shqipëri për të parë çfarë po bënte Bashkia e Tiranës me zonën ekonomike dhe si mund të bashkëpunonin.

Tel-Aviv është një nga zemrat pulsante të botës. Janë 6000 kompani të inteligjencës artificiale, të botës digjitale, të internetit. Veliaj solli 88 kompani nga këto në Tiranë, krijoi mundësinë e bashkëbisedimit me disa nga këto kompani.

Arsyeja e tretë është Piramida e famshme. Qendra TUMO, e cila ka vite që operon në Shqipëri, e financuar nga Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni Amerikan i Zhvillimit sot ka kapacitetin për të trajnuar 2400 të rinj në muaj, për programe digjitale. Kjo qendër nga stadiumi “Air Albania” do të zhvendoset te Piramida, duke dyfishuar kapacitetin e trajnimit të të rinjve. Trajnimi i tyre është i financuar nga Bashkia e Tiranës dhe nga ADF-ja. Do të trajnohen rreth 5000 fëmijë në muaj për të mësuar aftësitë e kodimit, programimit, që nesër të bëhen data analist, data strategist, që të merren me atë pasuri të shekullit XXI. Nuk është nafta pasuria e shekullit XXI, janë të dhënat.

Dhe kjo do t’i japë një pushtet të pakufishëm individit shqiptar, i cili kur të bëhet në moshë pune, nuk do t’i interesojë kush është shefi i njërës apo tjetrës parti sepse ai mund të punojë nga malet e Pukës për Tel-Aviv dhe të krijojë mirëqenien e pasurinë e tij. Unë do të doja që në ketë fushatë të flitet për këto gjera sepse nuk po flitet. Puna që po ndodh sot në këto tre fusha do t’i japë mundësinë atij 3-vjecarit të sotëm që të ketë para në xhep në të ardhmen dhe ajo para të ketë vlerë. Unë për këto arsye e përshëndes dhe e mbështes Erion Veliajn”, u shpreh Shano.

/a.r

Next Post
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

Rama vlerëson Veliajn: Jemi në simbiozë të plotë! Lalit nuk i mungojnë kurrë idetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In