Besart Kadia, zv.ministër i Financave, e ka cilësuar programin ekonomik të PD që u prezantuar sot si të parealizueshëm si në ideologji dhe në praktikë. Në një intervistë për Report Tv, Kadia tha se nëse ky program vihej në realitet do të ishte fatkeqësia e tretë për vendin pas tërmetit dhe pandemisë. Ai tha se me premtimet që bëri kryedemokrati Basha sot jo që nuk janë të realizueshëm por krijojnë një defiçit të madh në buxhetin e shteti, në një kohë që po mendohet rimëkëmbja e ekonomisë pas tërmetit dhe pandemisë dhe nuk duhen bërë premtime jo racionale. Thënë ndryshe tha Kadia, ose do të mbushim thesin e shtetin apo ta mbajmë në nivelin që është ose do e shpojmë atë me programin që ofron Basha.
Lulzim Basha prezantoi ditën e sotme programin ekonomik me 16 pika, ku premtonte rritjen e pagës minimale në 36 mijë lekë, rritjen e pensioneve me 5 % në vit, ulja e tarifës së karburanteve, bonusin e bebeve 30 mijë lekë në muaj për 5 vite e shumë të tjera, që për ish sekretarin në sipërmarrjen e lirë në PD dhe ish këshilltarin e Bashës, Besart Kadia janë të parealizueshëm dhe se mund të marrin më qafë ekonominë.
Kadia foli edhe për strategjinë dhe programin që PS do të ndjek për 2021 që do të fokusohet tek rimëkëmbja dhe se angazhimet e saj do të jenë me këmbë në tokë dhe realiste me ekonominë që kemi.
“Viti 2021 është një vit që nuk do të ketë rritje të borxhit dhe do të ketë konsolidim fiskal. Gjithashtu strategjia e re për investimet dhe biznesin. Këto të dyja përfshirë edhe me platformat e tjera për heqjen e burokracive dhe lehtësimit të procedurave shkon në kahun e modernizimit dhe krijimit të infrastrukturës institucionale. Viti 2021 do të jetë vit i një rimëkëmbjeje, i shëndetshëm dhe do të rikthehemi edhe më të fortë se më parë. PS deri tani ka pasur fokus mirëmenaxhimin e krizave. Në realitetin e ri ekonomik të krijuar po punohet për të qenë me një ofertë ekonomike të adoptuar me situatën. Ekonomia nuk është statike. Për të qenë ne serioz në po vazhdojmë në këtë rrugë”, tha Kadia.
Zv/ministri i Financave, Besat Kadia tha se PS e ka treguar se është pranë shqiptarëve si me tërmetin dhe me pandeminë, ndërsa na PD flitet vetëm për kalkulime politike dhe jo për ide, sikur qytetarët të ishin një plaçkë lufte.
“Nuk jemi në kushtet e një rotacioni për hir të rotacionit. Sfida e pandemisë dhe tërmetit janë shembulli që njerëzit e panë se çfarë mirëmenaxhimi i shtetit. Në këtë këndvështrim patjetër që është e mundshme marrja e mandatit të tretë nga ana e Kryeministrit Rama. Po shihet që në Shqipëri kemi një krizë të mirëmenaxhuar. Sot nuk flitet fare për ide por vete për kalkulime politike si të flitej për plaçkën e luftës dhe qeverisjen e qytetarëve”, tha Kadia.
/a.r