• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-këshilltari i Bashës: Nëse zbatohet programi i PD, do të jetë fatkeqësia e tretë pas tërmetit e pandemisë

by A R
28/01/2021 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Besart Kadia, zv.ministër i Financave, e ka cilësuar programin ekonomik të PD që u prezantuar sot si të parealizueshëm si në ideologji dhe në praktikë. Në një intervistë për Report Tv, Kadia tha se nëse ky program vihej në realitet do të ishte fatkeqësia e tretë për vendin pas tërmetit dhe pandemisë. Ai tha se me premtimet që bëri kryedemokrati Basha sot jo që nuk janë të realizueshëm por krijojnë një defiçit të madh në buxhetin e shteti, në një kohë që po mendohet rimëkëmbja e ekonomisë pas tërmetit dhe pandemisë dhe nuk duhen bërë premtime jo racionale. Thënë ndryshe tha Kadia, ose do të mbushim thesin e shtetin apo ta mbajmë në nivelin që është ose do e shpojmë atë me programin që ofron Basha.

Lulzim Basha prezantoi ditën e sotme programin ekonomik me 16 pika, ku premtonte rritjen e pagës minimale në 36 mijë lekë, rritjen e pensioneve me 5 % në vit, ulja e tarifës së karburanteve, bonusin e  bebeve 30 mijë lekë në muaj për 5 vite e shumë të tjera, që për ish sekretarin në sipërmarrjen e lirë në PD dhe ish këshilltarin e Bashës, Besart Kadia janë të parealizueshëm dhe se mund të marrin më qafë ekonominë.

“Programi i PD me kujton shprehjen me ne fitojnë te gjithë premtime qe duhet te behet kujdes dhe te jemi racional. Ne kaluam një tërmet, pandeminë qe duam apo jo ka pasoja ekonomike dhe duhet te mendohet si te kalohet kjo vështirësi dhe më pas të rimëkëmbem. Kryesore është rimëkëmbja dhe në këtë rast ne jemi të shkëputur nga realitet dhe sfidat që ka ekonomia shqiptare. Ulja e sigurimeve shoqërore e çon deficitin me 186 mln euro. Kjo në vetvete do alarmonte dhe FMN dhe Bankën Botërore. Rritja e pensione me 5 % në vit është shumë e mirë de shpresoj dhe më shumë mirë, por duhet të thuash skemën e madhe të financimi të tyre. Dhe kjo është 48 mln euro më shumë. Ose do mendosh që do mbushësh thesin ose ta mbajnë sa është. Por jo ta shpojmë atë, pasi shpenzimet janë marramendëse dhe të parealizueshme. Do të ishte fatkeqësia e tretë pas tërmetit dhe pandemisë nëse realizohet ky program ekonomik. Ka kontradikta ideologjike dhe financiare. Vetëm me ushqimin e bebeve shkon në 88 mln euro në vit, e gjithë qasja është një politikë e një shteti shumë të pasur që sot mendon për politika sociale, në ideologji në praktikë është i parealizueshëm. Situata ekonomike është e vështirë, por këto pretendime të parealizueshëm është si ta marrësh më qafë ekonominë. Nga një ideologji për thjeshtimin e shtetit në një super shtet. Thonë që gjithçka është falas sepse fjalët janë falas. Është e pamundur, e pamenaxhueshme dhe është shkatërruese për të gjithë sjelljen ekonomike të vendit.”, tha Kadia.

 

Kadia foli edhe për strategjinë dhe programin që PS do të ndjek për 2021 që do të fokusohet tek rimëkëmbja dhe se angazhimet e saj do të jenë me këmbë në tokë dhe realiste me ekonominë që kemi.

“Viti 2021 është një vit që nuk do të ketë rritje të borxhit dhe do të ketë konsolidim fiskal. Gjithashtu strategjia e re për investimet dhe biznesin. Këto të dyja përfshirë edhe me platformat e tjera për heqjen e burokracive dhe lehtësimit të procedurave shkon në kahun e modernizimit dhe krijimit të infrastrukturës institucionale. Viti 2021 do të jetë vit i një rimëkëmbjeje, i shëndetshëm dhe do të rikthehemi edhe më të fortë se më parë. PS deri tani ka pasur fokus mirëmenaxhimin e krizave. Në realitetin e ri ekonomik të krijuar po punohet për të qenë me një ofertë ekonomike të adoptuar me situatën. Ekonomia nuk është statike. Për të qenë ne serioz në po vazhdojmë në këtë rrugë”, tha Kadia.

Zv/ministri i Financave, Besat Kadia tha se PS e ka treguar se është pranë shqiptarëve si me tërmetin dhe me pandeminë, ndërsa na PD flitet vetëm për kalkulime politike dhe jo për ide, sikur qytetarët të ishin një plaçkë lufte.

“Nuk jemi në kushtet e një rotacioni për hir të rotacionit. Sfida e pandemisë dhe tërmetit janë shembulli që njerëzit e panë se çfarë mirëmenaxhimi i shtetit. Në këtë këndvështrim patjetër që është e mundshme marrja e mandatit të tretë nga ana e Kryeministrit Rama.  Po shihet që në Shqipëri kemi një krizë të mirëmenaxhuar. Sot nuk flitet fare për ide por vete për kalkulime politike si të flitej për plaçkën e luftës dhe qeverisjen e qytetarëve”, tha Kadia.

/a.r

Next Post
“Kapaciteti ditor i testimit për Covid arrin në 15 milionë”

"Kapaciteti ditor i testimit për Covid arrin në 15 milionë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekzekutohet shqiptari në Itali, gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova

Ekzekutohet shqiptari në Itali, gjendet i lidhur brenda makinës së fundosur në Padova

September 9, 2026
KQZ urdhëron numërimin e dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor has pengesën e parë, nismëtarët kërkojnë më shumë kohë për 20 mijë firmat

September 9, 2026
VIDEO/ Elon Musk përshëndetje naziste në inaugurimin e Trump?

Rrëfimet tronditëse të ish-partnereve të Elon Musk: Ai është i çmendur dhe shumë i fuqishëm! Mund të jetë më i rrezikshmi në botë…

September 9, 2026
Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

Liderja e AfD kërcënon: Gjermania duhet të kufizojë pagesat ndaj BE-së, i duam paratë tona mbrapsht!

September 9, 2026
Shpërthim pranë hidrocentralit Ritom në Zvicër, raportohet për disa të lënduar, të panjohura shkaqet

Shpërthim pranë hidrocentralit Ritom në Zvicër, raportohet për disa të lënduar, të panjohura shkaqet

September 9, 2026
Zjarr i fuqishëm në Kavajë, flakët i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri!

Zjarr i fuqishëm në Kavajë, flakët i afrohen banesave, kërkohet ndërhyrja nga ajri!

September 9, 2026
“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

BE do rishikojë negociatat me Serbinë, shkak nderimi që iu bë “Kasapit të Bosnjës” Mlladiç! Brukseli paralajmëron Beogradin

September 9, 2026
Një tjetër pengesë në integrimin e Ukrainës drejt BE, Hungaria vendos një tjetër veto

Një tjetër pengesë në integrimin e Ukrainës drejt BE, Hungaria vendos një tjetër veto

September 9, 2026
“Kaloi përtej futbollit, u morën me flokët e mi”, Hysaj për gabimin që solli golin e Italisë: Instinkt sekondi

Hysaj drejt Rusisë, mediat italiane zbulojnë të ardhmen e anësorit kuqezi

September 9, 2026
Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet e reja, nevojiten vota shtesë për Presidentin!

Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet e reja, nevojiten vota shtesë për Presidentin!

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com