Ish-kandidati për kryetar Kadilli: Nuk më shqetësojnë parregullsitë e zgjedhjeve të PD, po ku iku 30% e anëtarësisë

Kadilli32

Ish-kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli nuk është i shqetësuar për parregullistë në procesin zgjedhor përballë Bashës.

I ftuar në emisionin ”Frontline” të Marsela Karapanços në Neës24, demokrati shprehet i irrituar për faktin se pse anëtarësia e PD u tkurr me 30%.

Ai thotë se firoja në anëtari ka ndodhur për shkak të burokratizimit të PD dhe ai kërkon ndryshim nga kjo linjë sepse e vdes partinë.

”S’ka interes sa e votuan apo jo, s’ka interes për parregullsitë brenda partisë, u nis e u mbyll e pabarartë. Basha fitoi sepse shumica dërrmuese që dolën ne votim, ishte me 73 mijë anëtarë, edhe ata që vouan edhe ata që e bojkotuan duhet të mbajnë përgjegjësi. Ata 43 mijë zgjodhën në shumicë Bashën.
Bashkarisht humbëm në zgjedhjet e 25 prillit, ata pranojnë fajin, nuk e ndajnë nga fajtori i madh.
Në momentin që është votuar, a do votonin 32 apo 42 mijë nuk përbën problem. Nuk më shqetëson fakti, më shqetëson pse na firoi 30% e anëtarësisë. Në tetor ishim 100 mijë, tani 75 mijë.
Diskutimi im është se si në tetor i mungon në iventar 30%, nuk është se mungojnë, por është burokratizimi i partisë. Thjesht se Nurellari ka ndërruar numrin e telefonit, hajde hiqe nga lista. Burokratizimi e vdes partinë, e ngordh nervin politik. A ishin 40 a 45 a 35. ”- tha Kadilli. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com