• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ish-i dashuri turk kërcënoi policen: Bashkëjeto me mua, ose të vras fëmijët

by
29/07/2015 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një efektive policie, i ka shpëtuar mrekullisht vdekjes, pasi i dashuri i saj turk në përleshje e sipër, i ka rrëmbyer pistoletën e shërbimit dhe me të ka qëlluar tre herë, por fatmirësisht arma nuk ka shtënë. Ngjarja ka ndodhur në 25 nëntor 2013 ku efektivja e policisë Nerejda Laze, nënë e dy fëmijëve, pasi ka përfunduar punën, po kthehej në banesë. Me vete kishte marrë dhe disa ushqime, për fëmijët e saj. Por rrugës për në shtëpi është ndeshur me shtetasin turk Mujdat Sayan, me të cilin kishte pasur një lidhje dashurie dhe më pas ishte ndarë.

Siç raporton Shqiptarja.com, turku me anën e një thike e ka kërcënuar duke e detyruar që të shkonte e të bashkëjetonte me të, por efektivja e policisë e ka refuzuar.

“Ose do të bashkëjetosh me mua, ose do të vras fëmijët.” mësohet t’i ketë thënë shtetasi turk, efektives së policisë në sy të fëmijëve të saj.

Pas kësaj ai ka ushruar forcë duke e kërcënuar dhe goditur me thikë ku si rezultat i kësaj i ka prerë gishtin. Për vetëmbrojtje, policja ka nxjerë armën e shërbimit ku në përleshje e sipër, ish-i dashuri i ka marrë armën dhe me të ka qëlluar tre herë, por arma nuk është aktivizuar. Pas kësaj policja ka kërkuar ndihmë, ndërsa autori është larguar me makinë. Ai mundi të arrestohej dhe gjatë ditës së djeshme prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 27 vite burg për dy akuza të rënda.

Next Post

Erion Veliaj do të ketë 3 nënkryetarë në Bashki, ja kush do të jenë ata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com