• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Erion Veliaj do të ketë 3 nënkryetarë në Bashki, ja kush do të jenë ata

by
29/07/2015 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e nesërme më 30 Korrik, ora 10:00 kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nis zyrtarisht detyrën e tij.

Mbledhja e konstituimit të Këshillit Bashkiak do të konfirmojë Veliajn në krye të kësaj bashkie, përmes betimit e më pas do të vijohet me zgjedhjet e drejtuesve të Këshillit Bashkiak.

Nëpër media kanë filluar të qarkullojnë edhe të dhënat e para se kush do të jetë stafi i kryebashkiakut më të ri të kryeqytetit. Kështu mësohet se ai do të ketë tre nënkryetarë, ku do të përfaqësohen tre nga partitë e koalicionit fitues në zgjedhjet e 21 qershorit.

Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë publik dje emrin e Brunilda Paskalit si një nga nënkryetaret e Bashkisë së Tiranës, aktualisht zv.ministre e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Fryma e Re Demokratike, aleati më i ri i PS­ në këto zgjedhje do të ketë Andi Seferin në postin e nënkryetarit të Bashkisë.

Sipas asaj që bën të ditur gazeta “Panorama”, Arbër Mazniku mbetet njeriu më potencial për të qenë në krah të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, si nënkryetar, ndërkohë që ai aktualisht vazhdon detyrën e zv.ministrit të Arsimit.

Mësohet se ka qenë një këmbëngulje e Kryeministrit Rama që Mazniku të qëndrojë në Ministrinë e Arsimit, si personi që është marrë gjatë me reformën në arsimin e lartë, por duket se Kryeministri ka rënë dakord me propozimin e Veliajt që Mazniku të emërohet në Bashki.

Next Post

"Shpërthen" Ndoka: Kam shumë tituj nderi, batutat në "Facebook" dashakeqe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com