• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-gjyqtari Fehmi Abdiu: Si më vunë tritol në banesë pasi kundërshtova Berishën për Kushtetutën

by A R
18/12/2019 08:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krimi në Shqipëri ka pasur shënjestër deri edhe në njeriun më të rëndësishëm të sistemit gjyqësor, kryetarin e Gjykatës Kushtetuese. Metoda e sulmit, ishte e ngjashme me ato që kishin ndodhur edhe më parë. Fehmi Abdiu dhe familjarët e tij, i shpëtuan mrekullisht një atentati me tritol në banesë pasditen e 11 nëntorit të vitit 1998. 21 vite pas ngjarjes, ai rrëfen për Top Story momentet e këtij atentati të frikshëm.

“Unë në banesë kisha një mikun tim me bashkëshorten e tij që kishin ardhur për vizitë. Për fatin e mirë tonin dhe fëmijëve të mi ishim vendosur në kuzhinën e banesës disa metër larg hyrjes kryesore. Papritur u dëgjua një zhurmë mjaft e madhe”, rrëfen Fehmi Abdiu, ish – gjyqtarë.

Një sasi e madhe tritoli shpërtheu në derën kryesore duke shkatërruar thuajse tërësisht banesën. Dëme të shumta pati edhe te fqinjët e familjes Abdiu, në një pallat pranë rrugës Myslym Shyri në kryeqytet.

“Që atë natë më kanë larguar nga banesa, kam banuar disa ditë te banesa e vëllait në periferi të Tiranës. Këshilli i Ministrave kishte vendoser të ruante banesën e kryetarit Gjykakatës Kushtetuese deri në vitin 2004”, rrëfen Fehmi Abdiu, ish – gjyqtar.

Ngjarja ndodhi nën sfondin e një klime politike të tensionuar. Vendi ishte në një fushatë të ashpër për Kushtetutën. Mazhoranca dhe opozita kishin ndasi të thella.

“Unë dyshoj më tepër se ishte një ngjarje politike për një arsye sepse në atë kohë isha shpalosur me idetë dhe mendimet e mija pro kushtetutës dhe së dyti, për referendumin e parë që kishte humbur për kushtetutën kisha shkruar kundër projektit që u paraqit nga Berisha në atë kohë, President i Republikës”, rrëfen Fehmi Abdiu, ish – gjyqtarë.

Shpërthimi në banesën e kreut të Gjykatës Kushtetuese ndodhte vetëm dy muaj pas ngjarjeve të 14 Shtatorit. Edhe institucioni që ai drejtonte, ishte pushtuar nga ata që udhëhoqën revoltën me armë.

“U plaçkitën zyrat, u dëmtuan një pjesë, kishin hedhur kishin lënë plaçkitësit edhe plumba, gëzhoja e materiale tjera në shenjë revolte”, rrëfen Fehmi Abdiu, ish – gjyqtarë.

Në deduksionin që bën shumë vite pas ngjarjes, Fehmi Abdiu hedh dyshime mbi disa dosje që ai kishte në dorë. Bëhej fjalë për çështje që lidheshin më konflikte pronësie.

“Në atë kohë, në atë javë, siç më vonë konstatova, vura re se ishin zhvilluar disa seanca për çështje delikate pronësie që lidheshin me vlera me shuma të mëdha, e me avokatë të ndryshëm që kishin ardhur”, rrëfen Fehmi Abdiu, ish – gjyqtarë.

Lidhur me ngjarjen, nuk është çuar para drejtësisë askush. Dosja do të pësonte fatin e shumë ngjarjeve të tjera që kishin paraprirë. Ishte goditur kreu i gjykatës më të rëndësishme në vend, por shteti ishte i paaftë të hidhte dritë.

“Unë vija re një farë plogështie, një farë mosbesimi të personave me të cilët bisedoja, deri te prokuroria e përgjithshme, deri te ish – prokurori i përgjithshëm që më kishte premtuar që do ta vështronte çështjen sipas kompetencave, por 2-3 muaj më vonë më informoi në mënyrë private se çështja ishte pezulluar e dikush në të ardhmen do merrej me të. Është bërë një punë formale, mbase edhe e pamjaftueshme profesionale për ti shkuar deri në fund asaj ngjarjeje”, rrëfen Fehmi Abdiu, ish – gjyqtarë.
Në rrethe të ndryshme kanë qarkulluar edhe emra autorësh, por kurrë nuk u formalizua një akuzë zyrtare. Identitetet e këtyre personazheve kanë shkuar madje deri në veshin e ish-gjyqtarit Abdiu. Provat nuk janë gjetur kurrë për fajësinë.

“Herë, herë nuk kanë munguar rastet kur të përmendeshin të dyshuar njerëz për të cilët nuk kam pas asnjë lloj dyshimi dhe as kam pretenduar të shkoj të flas për ti rënduar ose jo ata. Njerëz herë – herë përmendeshin me lidhje politike dhe herë – herë emra jurist që lidheshin me karrierën e punonjësve të Gjykatës Kushtetuese”, rrëfen Fehmi Abdiu, ish – gjyqtarë.

/a.r

Next Post
Si u ekzekutua shoferi i Theodhori Sollakut, flet bashkëshortja e Genci Sinës

Si u ekzekutua shoferi i Theodhori Sollakut, flet bashkëshortja e Genci Sinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Varshava pret, policia ruan, shqiptarët besojnë

Varshava pret, policia ruan, shqiptarët besojnë

March 26, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Hakerat iranianë sulm kibernetik mbi Postën Shqiptare, Demo: AKSHI dhe ekspertët po analizojnë situatën

March 26, 2026
Ambasada e SHBA-ve bën njoftimin e rëndësishëm për Lotarinë amerikane

Rihapet lotaria amerikane, konsulenti i vizave zbulon gabimet që bëhen në aplikim dhe risitë: Ja tarifa që do paguani

March 26, 2026
Nga Zuckerberg te Huang, Trump emëron liderët e teknologjisë në Këshillin për IA-në

Nga Zuckerberg te Huang, Trump emëron liderët e teknologjisë në Këshillin për IA-në

March 26, 2026
Katër shtetas të huaj kapen në kufirin shqiptar me drogë

DETAJE / Sekuestrohen 34 kg kanabis në pikën kufitare të Goricës në Korçë, arrestohen dy shtetas grekë

March 26, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu trembet se Trump mund t’i japë fund luftës, urdhër ushtrisë: Shkatërrojeni shpejt Iranin!

March 26, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Lezha po vajton ikjen e Ulësisë! Karakaçi dhe Nufi shihen në pasqyrë dhe…

March 26, 2026
Shantazhi amerikan për energjinë e shtyn BE-në drejt marrëveshjes për tarifat

Shantazhi amerikan për energjinë e shtyn BE-në drejt marrëveshjes për tarifat

March 26, 2026
“Jam droguar dhe përdhunuar”, rrëfimi tronditës i një të mbijetuare të Jeffrey Epstein

“Jam droguar dhe përdhunuar”, rrëfimi tronditës i një të mbijetuare të Jeffrey Epstein

March 26, 2026
Trump propozon paqe 1-mujore, por Izraeli dhe Irani veprojnë sipas rregullave të tyre

Trump propozon paqe 1-mujore, por Izraeli dhe Irani veprojnë sipas rregullave të tyre

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In