• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ish-drejtuesit e Policisë, pjesë e organizimit të protestës së opozitës (FOTO)

by A R
07/12/2015 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Selia blu nuk ka shpallur asnjë axhendë përfundimtare për  mitungun e nesërm, por në ambientet e saj është zhvilluar një mbledhje e pazakontë për të përgatitur protestën të cilën Lulzim Basha e ka shpallur si “pa kthim”.

Pjesëmarrës në të kanë qenë oficerë me grada të larta policie që kanë shërbyer gjatë qeverisjes 9-vjeçare të Sali Berishës.

Pas mbledhjes së kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, ish-zv.ministër i Brendshëm, kanë dalë me radhë ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj; ish-zv-drejtori Agron Kuliçaj; ish-numri dy i policisë së Tiranës, Erzen Breçani; ish-drejtori i Policisë Rrugore dhe asaj bashkiake, Vullnet Topalli dhe të tjerë.

Vendimet apo zhvillimet e kësaj mbledhjeje nuk janë ndarë për publikun. Por siç mësohet ata kanë diskutuar në lidhje me mbarëvajtjen e tubimit demokrat.

Por ç’duan ish-policët me planin e protestës?! Në fakt, një gjë të ngjashme e ka bërë edhe PS-ja kur ishte në opozitë.

Policia

Policia e Tiranës ka paralajmëruar incidente në protestën e opozitës që do të zhvillohet nesër.

Burime policore bëjnë të ditur se gjatë protestës së opozitës ditën e martë mund të qëllohet me gurë dhe vezë në drejtim të godinës së Kryeministrisë dhe forcave policore.

Nga ana e saj, policia ka marrë masat për protestën duke angazhuar një numër të madh forcash.

Kordoni i parë i ruajtjes së sigurisë do të jetë nga policet femra; një mënyrë e zgjedhur prej kohësh kjo nga Ministria e Brendshme për të zbutur sa më shumë përplasjet fizike midis protestuesve dhe policisë.

Ndërkohë, që në gatishmëri janë edhe të gjitha forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Disa dhjetëra efektivë të komisariateve të Tiranës do të jenë në segmentin sheshi “Skënderbej” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshin “Nënë Tereza.”

Burimet policore kanë deklaruar se pavarësisht informacioneve të marra, kanë çdo gjë nën kontroll për të siguruar marshimin-protestë të opozitës gjatë së martës në bulevardin kryesor, i cili është parashikuar të qëndrojë i mbyllur nga ora 11 deri në 6.00.

Në kuadër të këtyre masave, policia e Tiranës njoftoi kufizimin e pjesshëm të qarkullimit të automjeteve në bulevardin Zogu i Parë, në rrugën e Kavajës, atë të Elbasanit dhe bulevardin “Bajram Curri”.

Në njoftimin zyrtar thuhet gjithashtu se, ndalohet parkimi dhe qarkullimi i të gjitha kategorive të mjeteve, nga sheshi “Skenderbej”, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, deri në sheshin “Nënë Tereza”, nga ora 10.00 deri në16.00./tesheshi.com/

ish shefat e policise pd

*Në foto disa prej ish-drejtuesve të Policisë pas takimit në selinë e Partisë Demokratike

Next Post

Të shtëna me armë në Gorozhdec, Vuçiç: Sulm kundër serbëve në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg

Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg

December 29, 2025
Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

December 29, 2025
“Kam 72 orë që nuk jam larë për vete”, kreu i Ujësjellësit përplaset me vlonjatët: S’na lejon presion që ta riparojmë defektin

“Kam 72 orë që nuk jam larë për vete”, kreu i Ujësjellësit përplaset me vlonjatët: S’na lejon presion që ta riparojmë defektin

December 29, 2025
E trishtë! Ndahet nga jeta vëllai binjak i Ema Andreas, ish-sportist i Dinamos dhe gazetar

E trishtë! Ndahet nga jeta vëllai binjak i Ema Andreas, ish-sportist i Dinamos dhe gazetar

December 29, 2025
“Mjaftojnë dy javë”, PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet nesër

“Mjaftojnë dy javë”, PD kërkon që Këshilli për çështjen e Ballukut të mblidhet nesër

December 29, 2025
“Drejtësia nuk ndërtohet..”/ Sadushi: SPAK sukses, por puna e Prokurorisë së zakonshme s’duhet të mbetet në hije! 

Sadushi kritik me “Drejtësinë e re”: Nuk mund të shprehem pozitivisht për çdo gjë që po ndodh…

December 29, 2025
Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE: Nuk ka lidhje me kasetën e matësve të energjisë

Shpërthimi me një të vdekur në Shkodër, OSHEE: Nuk ka lidhje me kasetën e matësve të energjisë

December 29, 2025
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

December 29, 2025
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

“Fillim i ri, por pa stabilitet”, parashikimi i Horoskopit për 2026-ën: Viti i shenjave të guximshme!

December 29, 2025
President Begaj uron Kurtin: Kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

President Begaj uron Kurtin: Kjo votë të shndërrohet në përgjegjësi institucionale

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com