• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Të shtëna me armë në Gorozhdec, Vuçiç: Sulm kundër serbëve në Kosovë

by A R
07/12/2015 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

­ Policia e Kosovës tha se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri që kanë kaluar pa dëme në njerëz në një fshat të banuar me shumicë serbe në Kosovën perëndimore. Sipas policisë, të rreth orës 2: 50 të hënën në rrugën kryesore që përshkon fshatin Gorozhdec, të komunës së Pejës ka ndodhur një incident, ku nga të shtënat me armë zjarri është dëmtuar një shtëpi private dhe është dëmtuar me forcë edhe një përmendore në atë fshat, që ishte ngritur për të përkujtuar, siç thuhet, viktimat e sulmeve të NATO­s. Njësitë e policisë thanë se kanë gjetur një makinë të djegur, ndërsa një shtëpi banimi është qëlluar me katër plumba. Policia tha se po kryen hetime intensive dhe tash për tash nuk mund të thuhet asgjë për autorët apo motivet e mundshme të incidentit. Ndaj incidentit reaguan autoritetet në Beograd, duke akuzuar shqiptarët si autorë të tij.

****

Reagimi i OSBE

Shefi i Misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Jean-Claude Schlumberger, ka dënuar fuqishëm incidentet e fundit që kanë prekur komunitetin serb në fshatin Gorazhdec të Komunës së Pejës.

Mëngjesin e sotëm, pronat e familjeve Petroviq dhe Vuksanoviq, si dhe një makinë e familjes Kollashinac janë dëmtuar nga të shtënat.

Një monument që përkujton serbët e vrarë lokalë, përfshirë vrasjen e tre fëmijëve në lumin Bistricë më 2003, është dëmtuar po ashtu.

“I dënoj fuqishëm këto incidente. Intensiteti i këtyre të fundit dhe fakti se bëhet fjalë për një shqetësim të përsëritur i kontribuojnë ndjenjës së pasigurisë në mesin e komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë Schlumberger.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje agjencive të zbatimit të ligjit që të hetojnë rastet në mënyrë efikase dhe të sjellin përgjegjësit me urgjencë të madhe përpara drejtësisë.

NGJARJA

Sot me datë 07.12.2015 diku rreth orës 02:50, në rrugën kryesore që përshkon fshatin Gorozhdec, ka ndodhur një incident, shkrepje me armë zjarri dhe për pasojë kishte edhe dëmtim prone (një shtëpi private), dhe dëmtim me forcë te një përmendoreje në atë fshat.

Me të pranuar informatat nga Qendra Operative në kuadër të DRP Pejë, njësitet patrulluese në kuadër të nënstacionin policor të Gorozhdecit së bashku me njësitet tjera patrulluese të Stacionit Policor Pejë, kanë reaguar në vend ngjarje, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Nga vlerësimi i parë i bërë në vendngjarje, shihet se ka një veturë të djegur nga zjarri, dhe aty afër një shtëpi e banimit ishte goditur me 4 plumba nga arma e zjarrit, transmeton Koha.net.

Në ndërkohë njësitet policore janë njoftuar edhe për një dëmtim të pjesshëm të përmendores (më forcë apo mjet të fortë sipas dëshmive në vendngjarje), që gjendet diku 200-300 metra nga vendi ku ishte gjuajtja me arme zjarri dhe zjarrvënia e veturës se cekur më lartë.

Nga ky rast nuk ka persona të lënduar, theksohet në njoftimin e policisë.

Përpos njësiteve policore, që kanë reaguar, menjëherë janë njoftuar dhe kanë arritur në vend ngjarje njësiti i zjarrfikësve nga Peja, njësitë policore të hetimeve rajonale në kuadër të DRP Pejë, prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë dhe i tërë zinxhiri komandues i SP Pejë, por edhe i Drejtorisë Rajonale të Pejës.

Rasti është duke u hetuar intensivisht, duke mbledhur dëshmi, prova, deklarime të qytetarëve të atij fshati , edhe të fshatrave që kalojnë rrugës përmes fshatit Gorozhdec.

Bashkëpunim në mes njësiteve policore të Stacionit Policor dhe të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejës është i koordinuar mirë dhe në bashkëpunim të plotë me prokurorin e çështjes, në mënyrë të planifikuar është duke u punuar për zbardhje të rastit. Natyrisht që do rishikohen veprimet policore për një siguri të përgjithshme në tërë zonën e Pejës, përkatësisht në ketë fshat.

Rasti,sipas kompetencës lëndore, do të hetohet nga Njësiti i Hetimeve Rajonale Pejë

Lidhur me rastin është kontaktuar edhe përfaqësuesi i fshatit Gorozhdec me qëllim të informimit se ky rast konsiderohet si rast i izoluar dhe se gjendja në fshat është stabile dhe e qetë.

Menjëherë janë ndërmarrë masa shtesë në terren me njësi policore me qellim të ruajtjes se rendit dhe qetësisë publike dhe parandalimit të incidenteve eventuale të mundshme.

Vlen të ceket se më datë 4/12/2015 në zyrën e kryetarit të KK Pejë është mbajtur takim me ministrin për Kthim e Komunitete, Dalibor Jevtiq, përfaqësuesin e fshatit Gorozhdec Milosh Dimitrijeviq, asambleist në Kuvendin Komunal Pejë, dhe Slobodan Petroviq, zyrtar komunal në Zyrën për Komunitete dhe Kthim. Njëzërit në ketë takim situata mbi gjendjen e sigurisë ishte vlerësuar e qetë dhe stabile në ketë mes ku jeton me shumicë komuniteti serb.

Nga Policia e Kosovës në ketë takim ka prezantuar stafi më i lartë i PK-së nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kosovës Pejë dhe Stacioni Policor Pejë.

Në lidhje me incidentin janë duke u zhvilluar hetime intensive nga njësiti rajonal i hetimeve në lokacionin e incidentit dhe përreth në atë zonë.

Next Post

I mbijetoi kancerit, Jacobs bën mrekulli në ring (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

October 28, 2026
Njohja e Palestinës, reagon ashpër Netanyahu: Rrezik për ekzistencën e Izraelit

Netanyahu akuza të forta partive arabe: Vodhën zgjedhjet! Duhen hetime urgjente!

October 28, 2026
Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

Droguan dhe përdhunuan dhjetëra gra, tre vëllezërit Alexander dënohen me nga 30 vjet burg

October 28, 2026
Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

Të tjera detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali, zbulohet emri dhe foto

October 28, 2026
Vuçiç riemëron Ana Brnabiç si kryeministre të Serbisë: Nuk do ta ketë mandatin të plotë

“Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit” / Brnabiç ngre alarmin pas fitores së studentëve: Ka nisur terrori revolucionar

October 28, 2026
“M’u lutën që të bëhesha zëvendëskryeministër”- Braçe: Nuk e shikoj Bashkinë e Tiranës si ofiq, por si vend pune! S’dua të bëhem Kryeministër

VIDEO / Braçe paralajmëron tregtarët për uljen e taksave: Përfitimi t’u shkojë qytetarëve, jo në xhepat tuaj!

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In