• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-drejtori i Arkivës: Nexhmija gënjen për krimet, ja letra e Enverit me urdhër-ekzekutime

by Aalison Pearse Stevens
10/02/2016 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-drejtori i Arkivës së Shtetit, Kastriot Dervishi, ka reaguar pas intervistës së Nexhmije Hoxhës.

Ai thotë se kjo e fundit gënjen kur thotë se nuk kanë bërë krime dhe Enveri nuk ka urdhëruar vrasje.

Dervishi ka publikuar një document, ku Enveri urdhëronte ekzekutimin e disa intelektualëve.

“Nexhmija hodhi në treg helmin e saj të fundit. I shfrytëzoi edhe këto minuta apo orë të fundit për të na thënë se ngelet e njëjta. As nuk jam çuditur se as kam shpresuar ndonjëherë se do ndodhë ndonjë kërkim ndjese dhe faljeje prej atyre që kam bërë krime. Këta janë të gatshëm edhe sot të bëjnë të njëjtën gjë. Si njerëz mosmirënjohës, të zinj sa s’ka ku të shkojë, luajnë edhe në prag të vdekjes agjitacionin helmsjellës me shpresën se ky do të ndikojë sadopak te brezi i ri.

Nexhmije Xhunglini kur ishte nxënëse është ndihmuar me bursë nga ish ministri Abdurrahman Dibra. Jo vetëm që nuk ia diti për nder por këtë e burgosi dhe djalin Qenan Dibra, ia pushkatoi. Babai i Nexhmijes, po me ndihmën e A.Dibrës u punësua në Kryqin e Kuq në Tiranë. Gjatë kohës së luftës nuk është internuar sikurse gënjen kjo por ka qenë ekonomat në shtëpinë e fëmijës.

Gënjen kur thotë që mezi “shtynin muajin” në familje, kur kjo familje i grabiti shqiptarëve plot 320 tonë flori. Asnjë pushtues nuk i ka shkaktuar qytetarit shqiptar këtë grabitje kaq masive dhe një rrënim kaq të madh ekonomik. Çifti Hoxha përfaqësoi një regjim mizerabël që me triska e nisi e me triska e bitisi. Në të gjitha raportet ndërkombëtare, Shqipëria e Hoxhës krahasohet me vendet e fundit afrikane. Sikur Shqipëria të kishte “ngrirë” në vitin 1944, do të ishte shumë më e lehtë ta vijonte qeverisjen sot, sesa me pasojën e 46 viteve komunizëm, eksperimentit më tragjik e të kotë të njohur deri sot.

Në lidhje me krimet, Nexhmija tha se E.H. ishte “burrë shteti” e nuk merrej me këto gjëra. E para: asnjëherë E.H. nuk u bë dot burrë shteti. Ai ishte shefi udhëheqës i krimit. Është provuar që vendimet për ekzekutimet me vdekje i merrte Byroja Politike e E.H. dhe i certifikonin gjykatat. Lexoni vetëm kujtimet e Enver Hoxhës. Ndër të tjera, në to ka shumë urrejtje, hakmarrje e zili. Dhe natyrisht të urryerit përmenden aty dhe janë persekutuar, vrarë apo dënuar me burgim.

Po bashkëlidh një urdhër ekzekutimi të E.H. për disa persona. Ndër ta ka profesorë shumë të shkolluar. Pasi miraton ekzekutimin, ky “njeriu që nuk di gjë”, kërkon të mësojë edhe fjalën e tyre të fundit. Se normalisht, çfarë pune tjetër kishte veç kësaj?”, shkruan ai.

Next Post

Majko e Hysi, kundër qeverisë për ligjin e shpronësimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës! Policia blindon tre qytete…

Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës! Policia blindon tre qytete…

August 21, 2026
Shkurt 1994: Kur deputeti Moikom Zeqo u arrestua nga UDB serbe, dhuna dhe heshtja e institucioneve shqiptare

Shkurt 1994: Kur deputeti Moikom Zeqo u arrestua nga UDB serbe, dhuna dhe heshtja e institucioneve shqiptare

August 21, 2026
147 çifte i dhanë fund martesës brenda një muaji, rriten divorcet në Kosovë

147 çifte i dhanë fund martesës brenda një muaji, rriten divorcet në Kosovë

August 21, 2026
Rrëzohet aeroplani çarter në Alaskë, humbin jetën 8 persona

Rrëzohet aeroplani çarter në Alaskë, humbin jetën 8 persona

August 21, 2026
Zjarri në Dukat ende aktiv, angazhohen në zonë dy avionë dhe 40 trupa të ushtrisë

Zjarri në Dukat ende aktiv, angazhohen në zonë dy avionë dhe 40 trupa të ushtrisë

August 21, 2026
“Ka një listë të gjatë me njerëz të politikës dhe medias që jo vetëm me këtë vajzë…”/ Vangjeli flet për skandale më të rënda se ai i Safet Gjicit

Kriza në Kosovë, egoizmi primitiv që plagos Republikën

August 21, 2026
Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Kanadaja kundër planit të Izraelit për 1,200 banesa në Bregun Perëndimor

Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Kanadaja kundër planit të Izraelit për 1,200 banesa në Bregun Perëndimor

August 21, 2026
Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, ja ku priten reshje shiu

Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, ja ku priten reshje shiu

August 21, 2026
Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com