• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Majko e Hysi, kundër qeverisë për ligjin e shpronësimeve

by Aalison Pearse Stevens
10/02/2016 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetet e Partisë Socialiste, Pandeli Majko dhe Vasilika Hysi, kanë dalë dje kundër projektligjit të qeverisë “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, shkruan Panorama.

Pandeli Majko e ka quajtur nismën e qeverisë si shqetësuese, dhe se me ketë propozim po hyjnë në një zonë “gri” të cenimit të së drejtës së pronës. Ndërkohë që Vasilika Hysi, një ndër juristet më të mira të Komisionit të Ligjeve, ka bërë një zbërthim më të qartë të nismës, por për mënyrën se si projektligji ishte propozuar, ajo tha se kishte mbetur pa fjalë.

Sipas Hysit, projektligji i qeverisë u jep të drejtë dhe investimeve që janë kryer më parë që të marrin statusin e veçantë të “investitorit strategjik”, duke u dhënë të drejtë investitorëve të marrin pronat e të tjerëve me çmime qesharake.

“Në ligjin që ju sillni, ju këtë e shtrini dhe për investimet që tashmë janë bërë nga njerëzit, para se të hynte në fuqi ligji. Pra ju i jepni një efekt që, edhe në qoftë se dikush ka bërë një hotel pa leje, apo një kazino dhe merr statusin e ‘investitorit strategjik të veçantë’, ka të drejtë të gllabërojë të gjitha pronat e njerëzve të tjerë. Po ku është siguria juridike e tyre? Kjo dispozitë do të zbatohet atëherë kur të dyja palët nuk janë marrë vesh, atëherë po”. Hysi e ka shpjeguar ligjin duke marrë një shembull konkret.

“Unë jam pronari i një hoteli, i një kazinoje dhe u them pronarëve të tjerë që kam përreth do ta marr tokën me këtë çmim, ma jep ta bëj garazh dhe parkim. Ai të thotë jo dhe pronari shkon te kërkesa për shpronësim. Të jeni të bindur se asnjëherë nuk do të merret vesh, asnjëri nuk do ta japë pronën me çmimin e tregut, do t’u vënë çmime qesharake”, tha deputetja e PS-së.

Por kreu i Komisionit të Ligjeve kërkoi që të mos paragjykohet nisma, ndërkohë që deputetja ka vijuar argumentin e saj duke thënë se me këtë ligj mund të ndodhë dhe ky skenar.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Frederik Seiti, tha se statusi do t’u jepet vetëm investitorëve me mbi 50 milionë euro investim, ndërkohë që shpronësimet do miratohen nga qeveria. Pas diskutimit, kreu i Komisioni të Ligjeve nuk e ka hedhur në votim draftin e qeverisë.

DEBATI NË KOMISION

Vasilika Hysi: Është një nismë që nuk di ça të them nga ana juridike. Ju thatë që e keni sjellë për të unifikuar ligjin “Për investimet strategjike dhe atë për shpronësimet”. Në ligj thuhet që nga sot e tutje, çdo investim strategjik që do të bëhet duhet të miratohet nga Kuvendi për të mos cenuar atë parim e sigurisë juridike. Ndërkohë që në ligjin që ju sillni, ju këtë e shtrini dhe për investimet që tashmë janë bërë nga njerëzit, para se të hynte në fuqi ligji. Pra ju i jepni një efekt që, edhe në qoftë se dikush ka bërë një hotel pa leje, apo një kazino dhe merr statusin e “investitorit strategjik të veçantë”, ka të drejtë të gllabërojë të gjitha pronat e njerëzve të tjerë. Po ku është siguria juridike e tyre? Kjo dispozitë do të zbatohet, atëherë kur të dyja palët nuk janë marrë vesh, atëherë po. Unë jam pronari i një hoteli, i një kazinoje dhe u them pronarëve të tjerë që kam përreth, do ta marr tokën me këtë çmim, ma jep ta bëj grazhd dhe parkim. Ai të thotë jo dhe pronari shkon te kërkesa për shpronësim. Të jeni të bindur se asnjëherë nuk do merret vesh, asnjëri nuk do ta japë pronën me çmimin e tregut, do t’i vënë çmime qesharake…

Fatmir Xhafaj: S’mund ta paragjykosh kaq lehtë.

Vasilika Hysi: Në parim mund të ndodhë kjo. Unë po marr një situatë hipotetike. I kanë thënë dhe për ato që janë ndërtuar tashmë…

Pandeli Majko: Është një diskutim që ne na ka shqetësuar që herën e parë që është bërë ky si diskutim. Se ne këtu po hyjmë në një zonë gri, e drejta e pronës është e drejtë prevaluese. Nuk është e drejta e biznesit. Në këtë këndvështrim, mirë është që t’i shikoni edhe pyetjet që kanë ngritur specialistët tanë, të cilët thonë që ekziston kjo që keni propozuar ju në ligj, nuk e dimë akoma pse e keni sjellë këtë dhe për çfarë arsyeje…

Frederik Seiti (sekretar i Përgjithshëm): Bëhet fjalë për investitorë strategjik që kanë fituar një status të veçantë, bëhet fjalë që kalojnë vlerat mbi 50 milionë euro. Jo çdo lloj investitori mund të përfitojë dhe të bëjë shpronësim. Nëse do të kemi një investitor që ka bërë investim në një kazino mbi 50 milionë euro, pa e marrë këtë status më parë të investitorit strategjik, kjo është një gjë tjetër…

Nard Ndoka: Ju po vidhni me ligj.

Zamir Stefani: Miratimi për shpronësim do të jepet nga qeveria. Që në momentin që biznesit i jepet statusi i veçantë, ai është filtruar me të gjitha marrëveshjet që ai ka arritur me pronarin privat. Në rast se s’ka plotësuar kushtet e marrëveshjes, nuk e merr statusin e veçantë.

Frederik Seiti (sekretari i Përgjithshëm): Lidhur me afatin që është në ligji, për 31 dhjetorin e vitit 2018, vitin tjetër janë zgjedhjet dhe ndoshta nuk do të jetë kjo maxhorancë, do të jetë një maxhorancë tjetër…

Nard Ndoka: Të lumtë goja!

Frederik Seiti (sekretari i Përgjithshëm): Që të ketë të drejtë që t’i realizojë investimet strategjike deri në fund të 2018-s…

Next Post

Fier, ndalohet arkëtari i postës së OSHEE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U shkel mirësjellja, mungoi himni jonë”, MEPJ reagon për aktivitetin ku mori pjesë Mickoski: Ishte edhe kryebashkiaku i Pustecit…

“U shkel mirësjellja, mungoi himni jonë”, MEPJ reagon për aktivitetin ku mori pjesë Mickoski: Ishte edhe kryebashkiaku i Pustecit…

August 21, 2026
Ndodh në aksin Shkozet-Shijak, makina përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe ‘zhduket’

Ndodh në aksin Shkozet-Shijak, makina përplas për vdekje 32-vjeçarin dhe ‘zhduket’

August 21, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

August 21, 2026
Kina kërkon më shumë koordinim me Indonezinë, çfarë po ndryshon në Azi?

Kina kërkon më shumë koordinim me Indonezinë, çfarë po ndryshon në Azi?

August 21, 2026
Aksident pranë “Vilës së Zogut” në Durrës, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Aksident pranë “Vilës së Zogut” në Durrës, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

August 21, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

BE “hap thesarin” për Shqipërinë, do të akordojë mbi 213 mln euro të tjera në dhjetor

August 21, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme në Serbi: Më 18 ose 25 tetor

Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme në Serbi: Më 18 ose 25 tetor

August 21, 2026
Donald Trump betohet si presidenti i 47-të i SHBA, ndiqni ceremoninë e inaugurimit “LIVE”

Pse po bien kambanat e alarmit në ekonominë amerikane?

August 21, 2026
Rama ndan videon: Muzeu Kombëtar i Lundrimit po merr formë në hyrje të Shkodrës

Rama ndan videon: Muzeu Kombëtar i Lundrimit po merr formë në hyrje të Shkodrës

August 21, 2026
Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës! Policia blindon tre qytete…

Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës! Policia blindon tre qytete…

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com