• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ish deputetja Lucy Flores akuzon Biden për ngacmim seksual

by Java News
30/03/2019 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish deputetja e asamblesë së shtetit të Nevadas në SHBA, ka akuzuar të premten ish zv.presidentin amerikan dhe kandidatit potencial për president të SHBA-së nga ana e demokratëve, Joe Biden se ai në vitin 2014 i është afruar, e ka puthur mbrapa kokës, raporton CNN.

Lucy Flores, i shkroi këto akuza për The Cut, një degë e revistës New York, e cila pretendoi se Biden e bëri të ndihet “e shqetësuar dhe e hutuar”, gjatë një eventi të fushatës në vitin 2014, ku ajo ishte kandidatja demokrate për zëvendës guvernatore e shtetit të Nevadës.

“E ndjeja tek afrohej afër nga mbrapa. Ai i fryu flokëve të mia. U shokova” shkroi Flores, duke shtuar që ajo gjatë tërë kohës mendonte se pse zv.presidenti iu afrua asaj. “Ai më dha një puthje të madhe e të ngadaltë në pjesën e pasme të kokës. Truri im nuk mund ta kuptonte çka po ndodhte. Isha e turpëruar. Isha e shokuar. Isha e hutuar.”

Flores vazhdoi: “Nuk mund të lëvizja dhe të thoja ndonjë gjë. Nuk doja gjë tjetër përveç që Biden të largohej nga unë.”

Këto akuza vijnë gjatë kohës që Biden po e konsideron kandidimin për president të SHBA-ve.

Në një njoftim për CNN, Billo Russo, këshilltarë i Biden, tha: “Zv.presidenti Biden, u mundua shumë që ta mbështesë Lucy Floresin në garën e saj për zv.guvernatore të shtetit të Nevadës në vitin 2014, dhe të flas në emër të saj para njerëzve dhe mbështetësve të tjerë. As atëherë, as në këto vite që kanë kaluar, Biden ose stafi I tij nuk kanë tentuar që ta vendosin Znj. Flores në pozitë të papërshtatshme”.

“Por zv.presidenti Buden beson se Znj.Flores ka çdo të drejtë që ta ndajë mendimin e saj me publikun dhe këto mendime na ndihmojnë që të ndërtojmë një shoqëri më të mirë që i jep mundësi çdokujt. Biden e respekton Znj.Flores si një zë i fuqishëm dhe i pavarur në politikë dhe i uron të gjitha të mirat.”

Në një përgjigje për CNN, Flores tha që gjatë asaj kohe ajo ishte një “Vajzë amerikano-latine e cila ishte e re në politike” dhe se ajo kurrë më parë “nuk ka përjetuar një situatë aq të papërshtatshme ndonjëherë”, duke shtuar se e ka bërë të ndihet “e shqetësuar, konfuze dhe e pafuqishme.”

“Edhe nëse sjellja e tij nuk ka qenë e dhunshme ose seksuale, ishte e pakuptimtë dhe jo e respektueshme” tha ajo.

“Unë nuk sugjeroj që Biden e theu ndonjë ligj, por edhe veprime të tilla të vogla, shpesh konsiderohen të papërshtatshme për personat që i përjetojnë” shtoi Flores.

Përndryshe Biden, ka shërbyer si zëvendësi i Obamës në dy mandate, duke dhënë sinjale se kësaj here do të kandidojë për garën e demokratëve për SHBA-në.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AKU ‘zbarkon’ në Fier, bllokon mbi 2 tonë mish dhe gjiro, gjobë 1 milion lekë

AKU ‘zbarkon’ në Fier, bllokon mbi 2 tonë mish dhe gjiro, gjobë 1 milion lekë

November 26, 2026
“Plas” grushti në burgun e sigurisë së lartë në Burrel! I dënuari dhunon policin

“Plas” grushti në burgun e sigurisë së lartë në Burrel! I dënuari dhunon policin

November 26, 2026
Dogana e Tiranës bëhet me drejtues të ri, e prezanton vetë kreu i institucionit, Fation Shehu!

Dogana e Tiranës bëhet me drejtues të ri, e prezanton vetë kreu i institucionit, Fation Shehu!

November 26, 2026
UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës -

Hije skandali mbi klubet shqiptare, dyshime për shitje ndeshjesh dhe sinjalizime nga UEFA! Ja çfarë rrezikojnë

November 26, 2026
Kuvend/ Berisha përplaset me Gonxhen: Ke vizatuar “Benz-in” e Enver Hoxhës! Ministri: Flet sekretari i partisë, një plak matuf!

Kuvend/ Berisha përplaset me Gonxhen: Ke vizatuar “Benz-in” e Enver Hoxhës! Ministri: Flet sekretari i partisë, një plak matuf!

November 26, 2026
“Ka prova për ndërhyrje nga jashtë”- Rama për FAZ: Moska dhe Teherani i kanë ushqyer protestat me gënjeshtra! S’kam ndërhyrë te SPAK, misioni im…

“Ka prova për ndërhyrje nga jashtë”- Rama për FAZ: Moska dhe Teherani i kanë ushqyer protestat me gënjeshtra! S’kam ndërhyrë te SPAK, misioni im…

November 26, 2026
Hidhet shorti i Europianit U21, Shqipëria në grupin e “ferrit”, mes dy gjigantëve dhe Finlandës!

Hidhet shorti i Europianit U21, Shqipëria në grupin e “ferrit”, mes dy gjigantëve dhe Finlandës!

November 26, 2026
Rekord sulmesh kibernetike në Shqipëri: 14.6 milionë tentativa në gjashtë muaj

Akte sabotazhi në Europë nga Moska, studimi: Godet infrastrukturën kritike dhe dobëson mbështetjen për Ukrainën!

November 26, 2026
DEBATET/ Tabaku: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, mos i votoni! Manja: Nuk është pezulluar i gjithë akti normativ! Retorikë për adrenalinë

DEBATET/ Tabaku: Zbatoni vendimin e Kushtetueses, mos i votoni! Manja: Nuk është pezulluar i gjithë akti normativ! Retorikë për adrenalinë

November 26, 2026
E pazakontë/ Shnajder nxjerr gjithçka në shitje, në ankand, edhe kujtimi i finales së Botërorit!

E pazakontë/ Shnajder nxjerr gjithçka në shitje, në ankand, edhe kujtimi i finales së Botërorit!

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In