• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ish-deputetja e PS nga SHBA për fitoren e Biden: Ndryshim pozitiv, me Trump u kthyem shumë vite mbrapa

by Ardit Rada
10/11/2020 18:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputetja e PS, sot biznesmene e suksesshme në SHBA, Rudina Seseri ka komentuar zgjedhjet presidenciale amerikane që çuan në fitoren e Joe Biden.

Seseri thotë se për rezultatin s’ka pikëpyetje se kush fitoi, teksa e konsideron fitoren e Biden si një ndryshim të mirëpritur dhe pozitiv për qytetarët.

Për të, me administratën e Trump SHBA u kthye shumë vite mbrapa teksa për Presidentin aktual në detyrë thotë se po e çon në Gjykatë çështjen e zgjedhjeve pasi thjesht do një ikje të butë dhe do të bindë mbështetësit e tij se nuk humbi vërtet.

”Në pikëmpamjen time si qytetare dhe pjesëmarrëse në jetën amerikane është ndryshim pozitiv, i mirëpritur. 4 vitet e fundit ishin vite turbulente, me shumë kthesa në aspektin social, mjedisin dhe në përgjithësi SHBA u kthye shumë vite mbrapa për shkak të punëve negative të administratës Trump.
Në ditët e para të zgjedhjeve, çfarë ishte e pazakontë në Amerikë ishte elementi i COVID-19, pasi shumë njerëz preferuan mos votonin. Procesi i numërimit hëngri shumë më shumë kohë, jemi mësuar që në mesnatë ose në mëngjes ne e dimë cili është Presidenti i zgjedhur.
Mënyra se si u votua, u nda në vija politike. Votuesit e Trump u inkurajuan në mënyrë proaktive të votonin fizikisht, teksa ata që votuan me logjikë votuan me postë.

Votat e Trump u numëruan të parat, fizike, teksa në vijim ishin ato që u lexuan më vonë.

Nuk mendoj se ka pikëpyetje kush ka fituar. Diferenca është gati 5 milion vota. është mëse e qartë që Biden-Harris janë Presidenti dhe Zv.Presidentja e zgjedhur. është histori e mbyllur. Trump do një dalje të butë, të bindë njerëzit se nuk humbi vërtet.
Realiteti është që në 2 muajt e ardhshëm do ketë turbulencë, por në janar betohen Presidenti dhe Zv.Presidentja.
Më lejoni të them pse ka pasur një ndjekje shumë të fortë Trump, sepse është mjaft i ndjekur. Mori 70 milionë vota, më shumë se në zgjedhjet e para megjithësi humbi. Ka pasur një pjesëmarrje të madhe. Gjëja më pozitive që ka bërë Trump ishte ajo me Kinën. Ajo i dha një shtysë në atë pikë. Gjëja tjetër është që për masat që punojnë 2-3 punë, dhe s’janë më mirë ekonomikisht, i bëri apel nevojës së tyre.

 

Ndërkohë Trump ka qenë një demotivuez, ku diskriminimi ka qenë masiv, inkurajoi polemikat mes grupëve, e ndau shoqërinë në ekstreme. Gjithashtu si nëna e një fëmije dhe vajzë, me ardhjen e Biden është një marrje fryme, si dhe me Kamala Harris që është gruaja e parë zv.presidente, nga India dhe me ngjyrë.
Nuk do të rimëkëmbet ekonomia nëse nuk kontrollohet pandemia. Vendosja e maskave u politizua. Jetoj në Massachusetts, ishte shteti i tretë në fillim për nga numri i të infektuarve dhe viktimave. Ka shumë trafik ndërkombëtar.
Dje e lajmëruan se kush është grupi i këshilltarëve për pandeminë e COVID-19, jetët e njerëzve dhe ekonomia. Me ardhjen e Biden do ketë ndonjë stimulues të shëndetshëm për ekonominë. Mendoj se me ardhjen e Biden shtetet do do operojnë me pavarësi, por do ketë koordinim federal. ”- tha Seseri.

 

Next Post
Albin Kurti del nga izolimi, shoferi që takoi rezulton negativ ndaj koronavirusit

Albin Kurti shërohet nga infektimi me koronavirus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In