• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ish-deputeti i PS: Rama nuk do të qeverisë i vetëm, blerja e votës rol të rëndësishëm

by A R
08/07/2017 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Lëvizjes ‘Zgjidhja’ dhe ish aleati i Edi Ramës, Koco Kokëdhima ka folur për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 qershorit si dhe fitoren e PS.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ të gazetares Nisida Tufa në ‘News24’ Koço Kokëdhima ka thënë se këto ishin zgjedhjet më të këqija dhe që nuk prodhuan asnjë lloj progresi.

“25 qershori shënoi zgjedhje pa asnjë progres. Ishin zgjedhjet më të këqija se ato të kaluarat dhe me standardet më të ulëta. Kjo provoi se ne kishim të drejtë për të refuzuar këto zgjedhje. Duke qenë se ishin zgjedhje pa standarde dhe nuk do sillnin ndonjë gjë të re, ato nuk do prodhonin zgjidhje për popullin. “Zgjidhja” bojkotoi këto zgjedhje dhe ftoi edhe popullin për bojkot”- tha Kokëdhima.

Ai tha ndër të tjera se pjesëmarrja e ulët në votime dëshmoi se populli ka dëgjuar thirrjen e lëvizjes ‘Zgjidhja’ për bojkot.

“Të zbresësh pjesëmarrjen në 9% është një shifër shumë e lartë. Ne nuk bëmë fushatë për të bërë zë në fletën e votimit, por për të bojkotuar zgjedhjet. Sa më i thellë bojkoti i këtyre zgjedhjeve, aq më shpejt do vijë reformimi i sistemit elektoral. Bojkoti shënoi rekord në këto zgjedhje”- tha Koco Kokëdhima.

Ndërkohë sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, ku PS mori 74 mandate, Koco Kokëdhima u shpreh se pavarësisht kësaj PS nuk do qeverisë e vetme, pasi shumica e tillë duket sikur prodhon një stabilitet, por është një stabilitet i rremë.

“Sigurisht Rama mund të ndihet më komfort, por mund të ndihet edhe keq, pasi në këto zgjedhje luajtën rol blerjet e votave. Edhe pse me 74 mandate, PS nuk do qeverisë e vetme, pasi shumica e tillë duket sikur prodhon një stabilitet, por është një stabilitet i rremë. Këto zgjedhje nuk i kanë kuruar plagët e Shqipërisë, as plagët e zgjedhjeve, as plagët e ekonomisë, por vetëm sa i kanë mbuluar ato. Unë nuk pres që këto zgjedhje të prodhojnë stabilitet në qeveri. Këto janë zgjedhje të kontestuara dhe të anatemuara”- u shpreh Kokëdhima./Bw/

Next Post
FOTO/ Fshati nostalgjik për komunizmin në Elbasan

FOTO/ Fshati nostalgjik për komunizmin në Elbasan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In